PD, mos iu qas kësaj proteste!

Monique

With or Without u
PD, mos iu qas kësaj proteste!
Të gjithë jemi fajtorë që e shkatërruam këtë gjeneratë

Ky është brezi i ri, që nuk e ka përjetuar kapërcyellin e epokave në 1990. Por ky është brezi që ka provuar ti vënë mësuesit në rresht, që në klasë të pestë, për të shkuar në mitingjet e PD-së dhe PS-së. Ky është brezi që ka dëgjuar(me prova bindëse) se, që të fillosh punë duhet të jesh në FRESH, LRI dhe FRPD. Ky është brezi që prindërit po i nxisin të mësojnë gjermanisht, pasi e ardhmja e tyre nuk është më këtu. Ky është brezi që për pedagogë kanë edhe nga ata që doktoraturat i kanë marrë copy-paste apo i kanë blerë në universitetet-punishte. Ku është brezi i viteve 2000, por që mëson në standarte cilësore shumë më të dobëta se ato të 50 viteve më parë.
Ky është brezi, para të cilit të gjithëve ne duhet të na vijë turp që ia shkatërruam vendin ku ata lindën, ia shkatërruam shkollën, shpresën për të ardhmen dhe perspektivën e jetës.
Para tyre nga presidenti, kryeministri, ish-presidentë e ish-kryeministra, ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, gjykatës, e prokurorë, gazetarë e dreqi me të birin bashkë, që në këto 28 vjet kanë kontribuar në degjenerimin e këtij vendi dhe kësaj shoqërie, pra të gjithë ne, duhet ulim kokën, pa patur kurajë për ti parë në sy.
Nëse ndërgjegja e këtij brezi është zgjuar, atëherë udha e mbarë!
Shembni çfarë ju mendoni se ju ka zënë rrugën. Ne nuk mundëm të bëjmë më shumë e më mirë.
Ju të opozitës, që fërkoni duart ndërsa shikoni këtë energji që u derdh rrugëve të Tiranës sot, jeni po aq fajtorë para kësaj gjenerate. Mos i shikoni këta të rinj si shkallë ku do të vini këmbët tuaja të pista për të hipur në pushtet. Bëni tutje nga ajo rrugë ku të rinjtë kanë vendosur të ngrejnë zërin e tyre, për të patur një arsim më dinjitoz. Nuk është rruga juaj ajo.
Ani, edhe nëse e kanë gabim. ثshtë më mirë ti shikojmë të rinjtë të protestojnë, sepse mbetëm duke i parë vetëm duke ikur rrugëve të botës.

Shpërndajeni këtë thirrje. Le të jetë një himn për të rinjtë dhe një shuplakë për ne të tjerët.

47581139_1221005858037431_5993794159134113792_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pa merak, Lulushi eshte paterice e Edit keshtu qe nuk do e levize gishtin fare. :P
 
Pa merak, Lulushi eshte paterice e Edit keshtu qe nuk do e levize gishtin fare. :P

Po kjo eshte e keqja.....Edi ka marre pushtet absolut , sepse me ate opoziote qe eshte katranosur ashtu, e ka edhe gurin edhe arren

Ja keta te rinjte duhet te krijojne nje force te re....Thua te kete shprese , kur shikon sesi u ngriten?
 
47681872_2251684138249015_403666869296300032_n.jpg

Riniii , o dritee e shprese e ketij vendi
Studente ..
Oo Gjak qe vlon ne vena si i cmendur per ti treguar nje shteti se sa fuqi ka !
Jam studente dhe sot me shume se kurre me dridhej trupi se si dhe sa te bashkuar ishim .
Se si dhe sa kemi ne dore te bejme per kte vend ..
Se si mos te detyrohemi ti drejtohemi sa me shpejt te jete e mundur thirrjes “ te zhdukemi nga ky vend “
Te mos shohim nene e babe me sy , sepse do jemi rrugeve te Europes per nje jete me te mire per tu bere krah tyre dhe vetes !
Kembet te conin vete drejt te rinjve qe mbushen rruget sot .
Dhjetor 2018 ,
historia perseritet ,
mbase ,
eshte vetem data 6 .. na prisni , po vime !
Shqiperi jemi ne koka dhe trupi yt !

Nga nje studente
 
Me ne fund shprese per kete vend. Bravo STUDENTET ju e cmontuat rregjimin komunist atehere do cmontoni edhe kete rregjim halabakesh qe ka prodhur kjo politike keto 20 e kusur vjet. Largojini hijenat si te djathta e te majta qe ja moren frymen ketij vendi dhe ju vdiqen shpresat shume shqiptareve qe sot enden neper bote.
Sillni nje fryme te re frymen per te gjithe shprese, dinjitet dhe te ardhme per te gjithe.
Jam me ju me gjithe qelizat e trupit tim.
PERPARA
 
Redaktimi i fundit:
Me ne fund shprese per kete vend. Bravo STUDENTET ju e cmontuat rregjimin komunist atehere do cmontoni edhe kete rregjim halabakesh qe ka prodhur kjo politike keto 20 e kusur vjen. Largohini hijenat si te djathta e te majta qe ja moren frymen ketij vendi dhe ju vdiqen shpresat shume shiqptareve qe sot enden neper bote. Sillni nje fryme te re frymen per te gjithe shprese dinjitet dhe te ardhme.
Me ju me gjithe qelizat e trupit tim. PERPARA

Dhjetori eshte muaji i ndryshimeve te medha....Ishalla per mire :)
 
Epo i shalla te vij noj reagim kunder ketyre plehrave politikan.
Kurre nuk eshte vone.
 
ثshtë mbyllur protesta para Ministrisë së Arsimit.

Kjo pas vendimit të ministrisë për të anuluar VKM-në mbi tarifën për provimet e mbartura.

Studentët pritet të vazhdojnë sërish protestën nesër në orën 10, teksa është plotësuar vetëm njëra nga 4 kërkesat e tyre.

Por me mbylljen e protestës, studentët kanë bërë një veprim për t’u marrë shembull.

Ata kanë pastruar rrugën nga sendet e hedhura gjatë protestës.

Gjatë një interviste për News 24, një protestuese lidhur me këtë tha:
Ne jemi shembullorë, ata mund të thonë se jemi katranjozë. Nuk ka mundësi 5 mijë studentë të jenë katranjozë. Protestën e bëjmë paqësisht."

1-13.png

Dhe pas protestes pastruan ate cka bene pis......Bravo student!!!!!!!!!!!!!
 
Studentet ne tere boten jane zeri i arsyes dhe promotori i ndryshimeve. Kete vit ne Kosove, si plak qe jam, mora pjese ne dy protesta te thirrura nga studet, madje njera ishte per ngacmime seksuale te studenteve nga profesoret dhe fatkeqesisht morem pjese vetem 13 persona.

Me kishte humbur shpresa se munde te bente rinia kthesa. Megjithate kjo e sotmja e Shqiperise me jep pak shprese se Rinia studentore ka grusht te fuqishem.

Respekt,
 
Dhe jane ende edhe 3 pika....nuk ka mbaruar ende
Lindita tha dorezohem me te dy duart....:)
 
Dhe jane ende edhe 3 pika....nuk ka mbaruar ende
Lindita tha dorezohem me te dy duart....:)

Eshte frike se e dine se ku mund te vene… Mendoj se studentet duhet te shtojne dozen e presionit me kerkesat e tyre. Fundja o te behet ky vend o hic.
 
Dhe jane ende edhe 3 pika....nuk ka mbaruar ende
Lindita tha dorezohem me te dy duart....:)

Une nuk besoje pa e pa Linditen duke u dorezuar me dy kembet larte ??
 
Back
Top