PD humb edhe Këshillin në Kavajë

eGo0sTyle

System Engineer
kavaje-elvis-roshi-300x264.jpg

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka hyrë dje për të parën herë në zyrën e tij i shoqëruar nga banda frymore e qytetit dhe nga dhjetëra qytetarë.Roshi është i pari socialit që ka mundur të thyejë përfundimisht “mitin” e drejtimit të kësaj bashkie nga demokratët, ndërkohë që në Kavajë flitet hapur se Roshi mundi të vihet kryetar i Bashkisë vetëm me votat e zgjedhësve të PD-së, pasi e majta në këtë qytet është shumë e vogël në anëtarësim e mbështetje. Ceremonia e vendosjes së shiritit të kryetarit është organizuar para godinës së Bashkisë me prani të të gjithë këshilltarëve dhe të shumë qytetarëve, ndërsa ra në sy mungesa e ish-kryetarit Refik Rugija, i cili të premten e kaluar, ditën e konstituimit të Këshillit të Bashkisë, është konfrontuar edhe fizikisht me disa nga këshilltarët.
Kavaja, në zgjedhjet e 8 majit ka afruar jo pak të veçanta, të cilat kanë të bëjnë me raportet politike të krijuara. Kështu, koalicioni “Aleanca për të ardhmen” mori 3189 vota, me 28.5 për qind; “Aleanca për qytetarin” 6813 vota, me 60.7 për qind; LZHK 1145 vota, me 10.2 për qind dhe PBDNJ vetëm 64 vota. Socialistët, këtë herë, në ndryshim nga çdo zgjedhje tjetër, kanë marrë 7 mandate përkundrejt 16 mandateve të PD-së me aleatë, si dhe 2 të tjera LZHK. Socialistët, për Këshillin e Bashkisë kanë marrë sa gjysma e votave të PD-së, ndërsa demokratët kanë votuar socialistin për kryetar duke refuzuar Refik Rugijën. Madje, strukturat e PD-së dhe qytetarë kanë dërguar qindra e-mail-e për të bindur qendrën se Rugija ishte kandidati më pa peshë për zgjedhjet e 8 majit, deklarime të cilat rezultuan shumë të sakta. Për kavajasit fitorja e Elvis Roshit nuk ka qenë e papritur. Dje, kryetari i porsaardhur në karrigen e tij, ka falënderuar së pari elektoratin e PD-së dhe më pas ata të PS-së për votëbesimin, duke deklaruar kështu hapur se vetëm me vota të të dyja subjekteve mundi të dilte në krye. Këshilli i Bashkisë do të drejtohet në këtë mandat nga Aqif Haveriku, i cili i përket LZHK-së, subjekt që në Kavajë ka dy mandate këshilltarësh. LZHK nuk ka qenë përfshirë në aleancë parazgjedhore me të djathtët, por në Kavajë Haveriku mundi të merrte 16 votat e bllokut “Aleanca për qytetarin”. Në aleancë PD ka 8 mandate, 2 Partia Republikane, 2 Lëvizja Socialiste për Integrim, 2 Aleanca Demokratike, 1 PBK dhe 1 Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Por PD nuk ka pasur asnjë ambicie këtë herë në Kavajë. Pasi ka lënë në mënyrë “të qëllimtë” kreun e Bashkisë në duart e socialistit Elvis Roshi, ka votuar për nënkryetaren Fatbardha Biturku, ndërsa LZHK-së i dha kreun e Këshillit.
Mandatet
Në Kavajë, Aleanca për të Ardhmen mori 3189 vota, 28.45%, me 7 mandate. Aleanca për Qytetarin mori 6813 vota, 60.77%, me 16 mandate këshilli. LZHK mori 1145 vota, 10.21%, me 2 mandate këshilli, ndërsa PBDNJ mori 64 vota, 0.57%, por nuk mori asnjë mandat.

Panorama.
 
Back
Top