Kresha
A pretty face can never trick me
Varfëria e skajshme po i afrohet 20 %, kjo do të thotë se afro 400.000 kosovarë përballen me kafshatën e gojës.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë Prof. Dr. Ferid Agani dhe kryesuesi i Sektorit për اështje Sociale Baki Statovci mbajtën konferencë për media në lidhje me gjendjen e rëndë sociale në Kosovë. Në këtë konferencë u prezantuan të dhënë alarmuese për këtë çështje, u elaboruan shumë pika me rëndësi si dhe u epën alternativa se si mendon Partia e Drejtësisë të zgjidhet ky problem.
Gjendja e rëndë sociale në Kosovë është e njohur për opinionin Kosovar, aq ma tepër për organet kompetente.
Vetëm 3-4 indikatorë mjaftojnë për ta pasqyruar këtë gjendje:
· Papunësia afër 45 %
· Varfëria 42 % (1.5 euro në ditë)
· Varfëria e skajshme 15 % (më pak se 1 euro në ditë).
Këto përqindje në kohën e fundit si rezultat i krizës globale financiare, sipas të gjitha gjasave shënojnë rritje. Kështu varfëria e skajshme po i afrohet 20 %. Kjo do të thotë se afro çdo i 12 kosovarë zgjohet i uritur dhe bjerë në gjumë i uritur.
Në numra absolutë kjo do të thotë se afro 400.000 kosovarë përballen me kafshatën e gojës.
Duke u nisur nga këto fakte, PD konsideron se është e patolerueshme që Kosova ende nuk njeh strategji të qëndrueshme zhvillimore të politikave gjithëpërfshirëse sociale.
Republikës së Kosovës i mungon edhe strategjia e zhvillimit ekonomik. Këto dy strategji zhvillimore duhet të shkojnë së bashku dhe të balancuara në mënyrë që të jenë edhe të qëndrueshme.
PD e brengos fakti se politika sociale ka kohë që është në kompetencë të institucioneve të Republikës të Kosovës por fatkeqësisht asnjë qeveri gjerë më tani nuk ndërmori asgjë, bile në përcaktimin e një kornize zhvillimore të politikave gjithëpërfshirëse sociale.
Si pasoj e kësaj neglizhence në sferën e politikës sociale përveç atyre që u përmendën janë prezent edhe probleme të tjera mjaftë të rënda.:
1. Personat në asistencë: 33.716 familje më 146.513 anëtarë me ndihma 35 – 40 euro mesatarja 60 euro në muaj.
2. Ish pensionistët,
a. 137.792 të moshuar me 40 euro në muaj
b. Prej tyre 27.389 kontribut dhënës 40+35 euro, 30 – 40 punë aktive
c. Rritja 12.5 % ose 5 euro
Me këtë kategori qytetarësh (pa pensionistët) që 10 vite manipulohet me premtime boshe me arsyetim se nuk ka mjete ose derisa Serbia t'i kthej pronat. PD konsideron se ky është një degradim material dhe moral të kësaj pjese të qytetarëve.
Numri i pensionistëve me 1999
· Të pleqërisë 32.511
· Invalid të vjetërsisë 24.504
· Familjar 27.664
· Gjithsej 87.579
Këta qytetarë janë të zhgënjyer për arsye, se:
· Qe 10 vite gjendja nuk ndryshon,
· Janë dhënë premtime të shumta boshe.
Nga organet kompetente vazhdimisht përmendet mungesa e mjeteve materiale, kufizimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore etj. Por, fakti se Fondi Monetar Ndërkombëtar, që moti insiston në përpilimin e pakos gjithëpërfshirëse të politikave sociale, flet se mbi të gjitha mungojnë vullneti politik dhe kapacitetet e domosdoshme qeverisëse për ta realizuar këtë kërkesë.
Qeveritë e Kosovës po mësohen që problemet të zgjidhen në mënyrë paliative dhe në bazë të presionit (grevave të një pas njëshme).
Pensionistët nuk kanë fuqi politike (as fizike), prandaj edhe qeveritë e Kosovës në vazhdimësi janë ma të rehatshme në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Kosovës i nevojiten rrugët e asfaltuara dhe standardi dinjitoz i organeve të pushtetit, por kafshata e gojës së qytetarëve duhet të këtë prioritet.
· Presidenti, parlamentarët dhe krerët e tjerë të institucioneve të Kosovës kanë sigurua paga dhe beneficione që janë mbi mundësitë reale të Kosovës dhe në shpërputhje të plotë me gjendjen e mjerë ekonomike të qytetarëve të sipërpërmendur.
Jemi të vetëdijshëm se problemi nuk mund të zgjidhet por mund të zbutet, nëpërmjet përpilimit urgjent të pakos gjithëpërfshirëse të politikave sociale, mbi të cilën do të nxirren:
· Ligji mbi sigurimin pensional dhe invalidor;
· Ligji i Punës;
· Ligji mbi sigurimet shëndetësore;
· Ligji për organizimin sindikal
· Në bazë të akteve të sipër përmendura duhet bërë valorizimin e pensioneve dhe ndihmave sociale si dhe politikat për punësimin e rasteve sociale. Kosova nuk e ka asnjërin prej këtyre ligjeve!
drejtesia.org