Pazari i Ri, Rama: Ne hapim çadra pune, opozita merret me fjalë

Pazari i Ri, Rama: Ne hapim çadra pune, opozita merret me fjalë

rama-tahiri.jpg


Ashtu siç ishte premtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, sot u hap tregu i Pazarit të ri. Tashmë pazari është shndërruar në një hapësirë modern.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit është kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pazari do të shërbejë gjatë ditës si treg, ndërsa pasdite do të përdoret si shëtitore.

Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se Basha e kishte kthyer Bashkinë në institucion ku nuk punohej, ndërsa sot realiteti është ndryshe. Ai foli edhe për protestën e opozitës në çadër, duke theksuar se ata protestoj pasi nuk duan reformën në drejtësi.

“Vetëm dy vjet më parë këtu ishim 100 vjet më parë. Në një zonë ku secili përpiqej të mbijetonte në tezgën e vet, i rrethuar nga pluhuri duke ecur mbi puseta të hapura, duke përballuar baltën, mizat dhe brrylat e njëri-tjetrit. Dhe vetëm sot mund të shikojmë këtu se çfarë fuqie ka vota, çfarë fuqie ka pjesëmarrja e të gjithëve në procesin e qeverisjes së komunitetit duke bërë zgjedhjen e duhur, – vijoi kryeministri. – Parafytyroni si do ishte këtu sikur në 2015 Bashkia e Tiranës të mos ishte kthyer nga një konvikt me një dhomë të madhe gjumi ku gërhiste kryetari i bashkisë në një shtëpi të përbashkët të komunitetit ku mendohet ditë natë për komunitetin dhe bëhen ditë natë projektet për transformimin e madh që ka filluar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky projekt është i udhëhequr me vendosmëri dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm prej tij në radhë të parë. “Unë e di se çfarë do të thotë të prishësh gjëra të vjetra dhe të bësh të reja. Dua ta mbyll duke ju thënë shumë shkurt dhe qartësisht: Që të gjithë duhet ta kuptojnë sot se janë ata njerëzit e zakonshëm që thjesht dhe vetëm me pjesëmarrjen e tyre dhe me votën e tyre kanë vendosur që ky projekt të realizohet kështu siç u realizua. Nëse njerëzit do të kishin vendosur ndryshe, ne nuk do të ishim këtu sot dhe Ditën e Verës sot do ta festonin mizat mes njerëzve që do të kalonin mes gropave. Ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe atyre që qëndrojnë atje në mes të bulevardit dhe vazhdojnë të marrin rroga nga paratë taksave tuaja”, tha ai.

Rama bëri edhe një paralelizëm, mes ‘çadrës së punës” sië e cilësoi ai dhe ‘çadrës së protestës” së opozitës.

“Ju e dëgjoni shpesh dhe e thoni shpesh se sa e lodhshme, stresuese, e mërzitshme e pistë është politika dhe prireni shpesh të besoni se nuk ia vlen të përfshihesh. Thoni që janë të gjithë njësoj, po si mund të jetë njësoj kjo çadër këtu me atë në Bulevard, – deklaroi Rama. – Këtu është punuar dhe ka qenë kantier ndërtimi, ndërsa atje janë mbledhur disa njerëz që bëjnë si fallxhore, duke kërkuar të mbrojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe duke vonuar zbatimin e reformës në drejtësi”.

lali.jpg


g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top