Pazaret për drogën/Ekzekutohen më pas digjen 2 persona në Durrës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
110828_1.jpg

116561.jpg


116562.jpg


116563.jpg




DURRثS - Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ‘Kënetës’ në Durrës, 2 persona janë gjetur të shkrumbuar brenda një automjeti. Viktimat janë vrarë me plumba ne nje banese dhe më pas trupat e tyre janë djegur në një makinë. Policia ben me dije se shkak ka qenë një mosmarrëveshjë e mundshme mbi pazaret e trafikut të drogës.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se një automjet tip ‘Benz’ me targë AA930BJ u gjet i shkrumbuar në zonën informale të ‘Kënetës’ në Durrës. Brenda automjetit ndodheshin trupat e pajetë të 2 personave.
Trupat e viktimave janë djegur tërësisht. Nga hetimet rezultoi se viktimat janë nga fshati Kamberas të Fushë-Krujës, Shaban Babasi dhe Albert Kasalla. Mësohet se Babasi ishte banakier i një lokali në qendër të fshatit Kamberas kurse Kasalli punonte në një gurore në Fushë Krujë. Personat e vrarë dyshohet se janë me precedente penale.

Nga ekspertiza në vendin e gjarjes dyshohet se vdekja është shkaktuar pasi janë qëlluar me plumb.

Sipas policisë, dy viktimat u ekzekutuan pas ores 22:00 dhe më pas i është vënë zjarri automjetit.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore. Po hetohet në disa pista. Gjithashtu policia bën me dije se ka identifikuar autorët e ngjarjes.

Vrasja monstruoze
Krim i planifikuar deri në detaj. Ky konkluzion arrihet nga mënyra sesi janë gjetur të vrarë dy viktimat të ekzekutuara. Dy personat dyshohet se janë vrarë diku tjetër me plumb pistolete. Krimi u krye në banesën në lagjen 14 në Durrës ku janë gjetur gëzhoja plumbash dhe njolla gjaku. Më pas trupat janë futur njëri në sedijen e pasme, tjetri në bagazh të automjetit tip Benz dhe janë sjellë nga autorët Zonën e Ish-Kënetës ku makinës i është hedhur benzinë dhe vënë flaka.
Të dy të rinjtë janë qëlluar me nga një plumb në kokë, gjë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Automjeti në të cilin ka ndodhur krimi rezulton i vjedhur.

Personat me precedentë penalë
Nga të dhënat e para nga hetimet e kryera mësohet se personat janë të skeduar për vepra penale të mëparshme. Kështu, Babasi rezulton ish-i dënuar për trafik droge në Itali ku dhe ka kryer dënim me 3 vjet burg. Kurse Kasalla rezulton i skeduar për transport narkotikësh.

Shkaku
Nisur nga fakti se personat kane precedente penale te meparshem kryesisht per droge si dhe te dhena te tjera, policia dyshon se shkak ka qenë një mosmarrëveshjë në pazaret e trafikut të drogës.

Autoret
Policia bën të ditur se kanë qenë 4 persona që kanë marrë pjesë në krim, ku 2 prej tyre janë shoqëruar kurse 2 janë ende në kërkim. Për zbulimin e autorëve janë shoqëruar gjithsej 40 persona që mund të kishin dijeni rreth ngjarjes.

Familjarët
Famijarët e viktimave në një intervistë për News24 shprehen se djemtë e tyre nuk kanë pasur konflikte me njeri dhe nuk dinë se çfarë ka çuar në këtë ngjarje. Familjarët e Shabanit tregojnë se ai sapo ishte fejuar dhe punonte në një lokal që kishte në fshat. Ndërsa të afërm të Albert Kasallës, babai i një fëmijë të mitur shprehen se djali i tyre punonte në një firmë ndërtimi dhe nuk kishte përplasje me njeri. Ata kërkojën zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë së autorëve. //BalkanWeb
 
Titulli: Pazaret për drogën/Ekzekutohen më pas digjen 2 persona në Durrës

ja paskanqit mi kapuq ketij tipit marreveshja eshte marreveshje ,pokur njerezit e pabese futen ne biznes te rrezikshem atehere duhet me i bo sheembull si keta dy pellumbat
 
Back
Top