Lauri
Anunnak
Të krijosh një avatar, për momentin vetëm të kompjuterizuar, tek i cili mund të krijosh një lloj dosjeje ku të ruhen të gjitha të dhënat e kujtesës tënde, duke bërë që me anë të tij të jetosh edhe pasi të vdesësh
Disa projekte të ndryshme bëjnë garë me njëri-tjetrin për të ofruar një alter-ego sa më të mirë dixhital. Hapi i parë është të krijosh një kopje të trurit. Më pas vijnë me radhë shprehjet e fytyrës, aftësitë racionale dhe komunikimi. Po sikur në të ardhmen të bëhej e mundur bashkimi i "mind file" me "bio file"?
Nëse dikur njohja e paraardhësve tanë bëhej me anë të portreteve të tyre apo fotove të pluhurosura bardhë e zi, sot ekzistojnë shkencëtarë, që po punojnë për ta bërë këtë marrëdhënie sa më të drejtpërdrejtë që të jetë e mundur. Që nga Kina e deri në Shtetet e Bashkuara, ëndrra e pavdekshmërisë, të paktën në këndvështrimin dixhital, nuk duket më aq e pamundur dhe jo racionale. Në fakt, sa vijnë e shtohen projektet e ndryshme që do të mundësojnë krijimin e një binjaku të dixhitalizuar, i aftë për tja transmetuar mësimet e një jete stërnipave të nipave të tij. Ideja konsiston në krijimin e një avatari, për momentin vetëm të kompjuterizuar, në të ardhmen nuk i dihet, tek i cili mund të krijosh një lloj dosjeje, ku të ruhen të gjitha të dhënat e kujtesës tënde, duke bërë që me anë të tij të jetosh edhe pasi të vdesësh.
Nëse kaloni në faqen e internetit të revistës "New Scientist", do të vëreni se në rrjet që tani ekzistojnë kompani të ndryshme që ofrojnë këtë lloj shërbimi, të njohura si "krijimi i Mind File". Të përfitosh nga kjo shpikje revolucionare është tejmase e thjeshtë: mjafton të kesh kohë të lirë dhe durim të fortë për të kthyer në "byte" të gjitha momentet e paharrueshme të jetës tuaj. Rezultati, jo gjithnjë i kënaqshëm, është një alter-ego, i cili edhe pse jeton në botën virtuale të kompjuterit, mëson të flasë, të lëvizë dhe të sillet njësoj si ti. Megjithatë, nuk mungojnë as agjensitë që kanë shkuar edhe më tej, duke parapërfytyruar skenarë gjatë të cilëve alter-egoja dhe ti mund të takoheni për të gjeneruar kështu diçka shumë të ngjashme me një klon biologjik.
Dosja e kujtesës
Krijimi (falas) i "mind file", pra, dosjes së kujtesës është tashmë një praktikë e zakonshme nëpër faqe interneti si "Lifenaut" apo "CyBeRev". Bëhet fjalë për kompani amerikane, misioni i të cilave është të eksplorojnë mundësitë e "magazinimit" të jetës në një paraqitje reale të kompjuterizuar, ose më thjesht "avatar". Lifenaut, për shembull, të lejon të ngarkosh foto, video dhe dokumenta personale në një arkivë dixhitale që do të ruhet për gjenerata të tëra. Duke u nisur nga një foto mundësisht jo ekspresive, softëare-i arrin ta animojë, duke e bërë që të flasë, të shkelë syrin dhe qeshë. Përdoruesve i ngarkohet detyra për të përshkruar veten nëpërmjet testeve psikologjike, vetpërshkrimeve, raporteve të ndryshme, duke etiketuar në të gjitha rastet vende, data e persona që kanë lidhje me evenimente të ndryshme ashtu siç bëhet edhe në Facebook.
"Në këtë mënyrë", shpjegojnë ideatorët - "mund të ndihmosh avatarin që të organizojë kujtimet e tij, ose më saktë kujtimet tuaja". ثshtë parashikuar gjithashtu edhe futja e pjesëzave të ndryshme të letër-këmbimeve, faqeve të ditarit apo dedikime të miqve dhe të afërmve për të bërë të mundur që alter-egoja dixhitale të mos të jetë thjesht një reflektim i personit që do të donit të ishit. Nga ana tjetër, CyBeRev i nënshtron klientët e tij në miliona pyetje të frymëzuara nga vepra e sociologut amerikan William Sims Bainbridge. Qëllimi është që të kapen shpresat, vlerat dhe qëndrimet e ndryshme, duke i kërkuar njerëzve që të imagjinojnë botën pas 100 vitesh. "Bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe të lodhshëm", paralajmëron Lori Rhodes, themeluesja e CyBeRev. "Nëse i dedikohesh një orë çdo ditë, të duhen pesë vjet për tju përgjigjur të gjitha pyetjeve. Por, lodhja nuk është asgjë kur mendon që sa më shumë t'i hysh në thellësi përgjigjeve, aq më shumë do të jetë ky avatar kopja juaj më besnike".
"Mind file" drejtpërsëdrejti
Duke ndjekur hapat e LifeLogger (sistem multimedial blogesh dhe rrjet shoqëror i krijuar nga Orientations Network S.B. në vitin 2004) disa programe janë shprehur të interesuar që të xhirojnë drejtpërsëdrejti këtë shkëmbim eksperiencash dhe kujtimesh. Një shëmbull i tillë është MyLifeBits 3, një projekt me anë të së cilit Gordon Bell, studiues tek Microsoft, po tenton të ndalojë kohën dhe çdo gjë që ka lidhje me jetën e tij, që nga telefonatat e punës deri tek imazhet, të cilat xhirohen nga një telekamer që qëndron në hije dhe e shoqëron gjatë gjithë ditës. Një grup studiuesish nga Universiteti i Southampton, në Mbretërinë e Bashkuar, po tenton ta perfeksionojë edhe më shumë këtë princip, duke e bërë që të korrespondojë me informacionet e çastit të përftuara nga ditari personal, nga rrjetet shoqërore dhe nga koordinatat GPS në momentin e lëvizjes së subjektit. Në një perspektivë jo shumë të largët, këto studiues pretendojnë t'i pasurojnë të dhënat me përmasa fiziologjike si për shëmbull ritmin e rrahjeve të zemrës, duke arritur kështu që ti shoqërojnë faktet me emocione.
Puna e vështirë e fytyrës
Një nga pengesat më të mëdha për të krijuar një avatar "të besueshëm" është çështja e fytyrës. Si mund të krijohet një model i aftë vetëm për të dhënë idenë e tipareve dhe shprehjeve të fytyrës që krijojnë një buzëqeshje? Kjo çështje ndërlikohet edhe më tej nga një fenomen i njohur si "uncanny valley" (lugina e misterit), term ky i përdorur nga një pioner japonez i robotikës, Masahiro Mori, për të përshkruar ndjesitë e neverisë apo ankthit që gjenerohet nga truri, të cilat janë të ngjashme, por jo të njëjta tek të gjitha qeniet njerëzore.
Me sa kujton, "New Scientist", në këtë sektor janë arritur rezultatet më të larta nga mage Metrics 4, një kompani kaliforniane e specializuar për realizimin e fytyrave dixhitale për filma dhe videolojëra. Duke u nisur nga një sërë fotografish me rezolucion të lartë të fytyrës së një personi (secila e karakterizuar nga sfumatura të ndryshme emotive), inxhinierët kanë arritur të perceptojnë diferencën numerike ndërmjet një shprehje nga tjetra, për ti riprodhuar më pas në formatin dixhital. Ja kanë arritur qëllimit, për shembull, me krijimin e avatarit të aktores amerikane Emily O'Brien. Në vitin 2008, alter-egoja e saj është prezantuar në mbledhjen e ACM Siggraph në Los Angeles, duke marrë lavdërime të njëpasnjëshme jo vetëm nga të apasionuarit e filmave të animuar.
Jeta në shoqëri
Për sa i përket ndërveprimeve sociale, studimi pilot është Project Lifelike 5, fryti i bashkëpunimit të Universitetit të Floridës Qëndrore (Orlando) dhe Universitetit të Illinoisit (Chicago). Që nga vitit 2007, një grup kërkuesish po punon për të krijuar një avatar realist të Alexander Schëarzkopf, ish -drejtor i US National Science Foundation. Nga të dhënat e mbledhura ka rezultuar se, kur bëhet fjalë për të vlerësuar një avatar, qeniet njerëzore nuk kushtojnë aq shumë vëmendje detajeve fizike, sa çmund t'i kushtojnë në mënyrë të veçantë lëvizjeve ideosinkretike që e bëjnë unik çdo person. Në këtë mënyrë është zbuluar se si kthehen në prioritet edhe xhestet më të vogla, si për shembull ngritja e njërës vetull, ulja e kokës nga njëra anë në shenjë turpi apo edhe thjesht tendosja e paperceptueshme e muskujve në anët e hundës.
Një avatar perfekt pra, duhet edhe të dijë të flasë, duke qenë i mirëinformuar dhe me këtë çështje merret software-t e "chatbot", programe të afta për të simuluar bisedat bazë midis qenieve njerëzore duke analizuar kontekstin. Lifenaut, për shembull, përdor Jabberwacky, një lloj chatbot-i veçanërisht i zhvilluar, i cili e përshtat programin sipas çdo përdoruesi. I lindur nga studimi i bisedave ndërmjet miliona njerëzve që nga viti 1997 e deri më sot, ky software ka fituar dy herë çmimin Loebner falë realizmit të dialogëve që krijon.
Avatari biologjik
Kapërcimi nga një un dixhital i aftë të kujtojë, flasë dhe tregojë tek një avatar fizik me mish e kocka është një ide që i përket edhe fantashkencës, por ka dhe nga ata që kanë filluar ta vrasin mendjen. Të gjenerosh një qenie njerëzore, duke bashkuar një "bio file" me një "mind file": është pikërisht ky objektivi afatgjatë i programeve si Lifenaut. Bëhet fjalë që të futet "dosja e trurit" tonë në një klon të gjeneruar nga qelizat tona gjithashtu. Ata që ndihen më të motivuar për këtë projekt mund ta fillojnë procesin që tani. I gjithë procesi fillon me mbushjen e një formulari dhe më pas kompania i dërgon klientit në shtëpi një shishe me lëng për të pastruar gojën. Ky i fundit, pasi e ka përdorur, ja ridërgon atë kompanisë me një kampion të pështymës së tij, qelizat e së cilës ruhen me azot të lëngshëm në temperaturën -197 °C., duke e ditur që bëhet fjalë për një biznes me sukses të dyshueshëm (ndoshta ligjet dhe etika do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen) kompania krijon një lloj garancie, duke kërkuar një kontribut modest të përditshme (1 dollar në ditë) ose një parapagim prej 9.000 dollarësh. Këto janë shuma parash qesharake për dikë që është i aftë të bëjë çmenduri nga më të ndryshmet vetëm për t'i shpëtuar vdekjes.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI