Pato, fenomeni i fundit

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Pato, fenomeni i fundit


8779.jpg


Alexandre Pato po ia shpaguan klubit të tij Milan besimin e dhënë dhe milionat e derdhur për të duket se klubit Rossoner nuk po i shkojnë huq.

Në fakt, sulmuesi i ri brazilian e ka mbyllur vitin e tij të parë në Itali në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky është vetëm fillimi. Gjatë vitit 2008 ai ka realizuar gjithsej 17 gola, prej tyre 15 në Serie A: 9 sezonin e kaluar, ndërsa 6 këtë sezon. Këtë rekord golash në moshën e tij 19 vjeç nuk e kishte arritur askush që 60 vjet.

Në moshën 19 vjeçare, vetëm ish futbollisti i Interit, Meazza kishte realizuar më shumë: 33 gola në 37 ndeshje. Ish sulmuesi i Internacional u transferua në Milan janarin e vitit të kaluar për shumën prej rresh 20 milionë eurosh. Në fillim ai luante si sulmues i dytë, por tash po studion të luajë si sulmues i parë dhe rezultati po vërehet.

"Jam i lumtur që mund ta ndihmoj Milanin të arrijë deri te fitorja. ثshtë e lehtë të luash në këtë skuadër, ku luajnë shumë kampionë", ka thënë Pato i cili realizoi dygolësh në ndeshjen e fundit të Rossonerëve kundër Udineses. Shumë shpejt braziliani Pato mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë. Lojën e tij e kanë lavdëruar trajnerë të mëdhenj italianë si Arrigo Sacchi dhe Marcello Lippi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top