Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Patentat, tani vlerësimin e jep kompjuteri

patenta1.jpg

Pas Durrësit, projekti do të zbatohet edhe në Tiranë. Bozho: Fund abuzimeve



Vlerësimi i provimit të teorisë për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit nuk do të jepet më nga juria, e përbërë nga tre anëtarë, por nga vetë kompjuteri. Pyetjet e testit do të hidhen në programin e kompjuterit dhe të plotësohen nga kursanti, duke përdorur tastet dhe mausin. Edhe përgjigjet do të jenë brenda, në mënyrë që rezultati të jetë çështje sekondash, nga kompjuteri dhe jo nga anëtari i jurisë. Projekti ka nisur eksperimentin e parë në Durrës, që në shkurt të këtij viti, ndërsa u bë realitet pak ditë më parë. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Kreshnik Bozho, tha për "Shqip", se pas një muaji, testi përmes kompjuterit do të zbatohet edhe në Tiranë, rajoni me numrin më të madh të aplikimeve për leje drejtimi (patentë). "E rëndësishme, pas gjithë këtij projekti mbetet siguria dhe shmangia e rasteve abuzive. Pas kësaj, askush nuk ka të drejtë të ankohet për vlerësimin e dhënë", tha Bozho. Tregu i patentave në vend qarkullon rreth 3 milionë dollarë në vit, kurse si numër autoshkollash, rezultojnë të paktën 100.

Varianti i ri

Projekti ka nisur të diskutohet më herët, në kuadër të luftës antikorrupsion, dy vjet më parë. Në fillim u testua Drejtoria Rajonale në Shkozet të Durrësit, kurse provimet e para u bënë tani në muajin korrik. Drejtori Bozho thotë se i gjithë projekti do të mbyllet brenda këtij viti. "Aktualisht jemi duke siguruar bazën materiale me anë të tenderit. Kostoja e gjithë projektit vlerësohet në rreth 200 mijë euro", tha shefi i DPSHTRR-së. Pas Durrësit, testi i teorisë për patentën do të vihet në zbatim edhe në Tiranë. "Parashikojmë që pas një muaji, edhe Tirana do ta aplikojë programin e ri të vlerësimit të provimit nga kompjuteri. E rëndësishme, pas gjithë kësaj sfide është reduktimi i hapësirave për të abuzuar me testet, ndërsa si rezultat final pritet arritja e kursantëve më të fortë", tha në fund, Bozho. Përveç procedurës së re, projekti parashikon edhe rehabilitimin e sallave ku kandidatët për të marrë leje drejtimi do të kryejnë testin. Vetë qeveria ka shprehur gatishmërinë për rritur fondet, ndërsa Berisha ka kërkuar që testet përmes sistemit online të shtrihen në të gjitha shkollat publike.

Ndryshimet

Brenda harkut 1-vjeçar, procedura e marrjes së lejes së drejtimit për automjetet ka ndryshuar disa herë, dhe jo me pak probleme. Në fillim u mendua rritja e tarifës së shërbimit dhe kohëzgjatja e kursit. Më tej, Ministria e Transporteve forcoi testet deri në atë pikë sa solli kundërshtitë nga ana e Shoqatës së Autoshkollave. Tjetër debat lidhej me rritjen e pragut të numrit të gabimeve, nga 7 në 10, dhe me publikimin e një libri pyetësor, mbi bazën e të cilit, kursantët të përgatiteshin.


Sipas DPSHTRR-së, i gjithë projekti për realizimin e testeve online do të mbyllet brenda këtij viti




"Parashikojmë që pas një muaji, edhe Tirana do ta aplikojë programin e ri të vlerësimit të provimit nga kompjuteri. E rëndësishme, pas gjithë kësaj sfide është reduktimi i hapësirave për të abuzuar me testet, ndërsa si rezultat final pritet arritja e kursantëve më të fortë"


Aksionet

Korrupsioni

te patentat


Për vite me radhë, struktura të larta të policisë kanë kryer aksione të ndryshme për ndalimin e fenomenit të korrupsionit në ambientet e autoshkollave. Në shumë raste janë konstatuar shenja të abuzimit me kriteret vlerësuese, por edhe me falsifikimet e dokumentit. Rezultat i kësaj situate është edhe niveli jo i duhur i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë shkaktuar aksidente me fund tragjik. Formula e re e testit me anë të kompjuterit, jo vetëm që shmang abuzimin te kandidatët, por rrit cilësinë e përgatitjes së tyre.
*shqip*
 
me pc ekemi mire punen
dime te llafosemi
hhh
 
Hahahaaa!Komisioni neutral?Po kompjuterin kush e zoteron??
 
Shume mire ,s'do kete me korrupsione nqs aplikohet kjo menyre.
 
mos ki frike se do ia gjejne dhe mikun pc
shqiptari gjeti dreqin ne fund te erresires e jo me si mund te manipulosh pc per patentat
:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back