Pasteta e pulës Argeta përmban mish derri

Kresha

A pretty face can never trick me
Instituti për kontroll të cilësisë në Gjermani ka konfirmuar ekzistimin e mishit dhe eshtrave të derrit në pastetën e pulës "Argeta.


Sektori për ushqim në Institutin e pavarur për kontroll të cilësisë në Gjermani, "Bayerisches Landesamt für Gesundheit und Lebensmittelsicherheit", ka konfirmuar ekzistimin e mishit dhe eshtrave të derrit në pastetën e pulës "Argeta" të cilën e prodhon Droga nga Kolinska, informuan mediat turke.

Mediat boshnjake informuan se myslimanët, në veçanti bashkësia e turqve në Gjermani kanë reaguar për shkak të mosrespektimit të hallall certifikatës për prodhimin e ushqimit, që nënkupton se ajo duhet të prodhohet sipas dispozitave të cilat vlejnë për ushqim në shtetet islame.

Prodhuesi i pashtetave "Argeta", "Droga Kolinska", publikisht kundërshtoi gjetjet e institutit Gjerman dhe siguroi se pashtetat "Argeta" prodhohen sipas kërkesave dhe standardeve të certifikatës "Hallall". /Gazeta Lajm
 
Reagim nga prodhuesit e "Argeta"-s

Kompania "Droga Kolinska" ka demantuar pohimet se në pastetat e pulës "Argeta" ka edhe mish derri.


Pas publikimit të lajmit se në pastetat e pulës "Argeta" është gjetur mish dhe eshtra derri, në redaksinë e portalit mesazhi.com ka ardhur një reagim i shkruar nga kompania "Droga Kolinska" me të cilën ata demantojnë dhe hedhin poshtë pohimet e lartcekura. Lajmi rreth pastetave "Argeta" fillimisht ishte publikuar në mediat turke e pastaj në ato boshnjake, kroate dhe kosovare.

Për hir të objektivitetit, portali mesazhi.com do ta publikojë në tërësi reagimin e dërguar nga kompania "Droga Kolinska"


Lublanë, 14 Gusht 2009


Si pasojë e raporteve të fundit rreth gjetjeve në hulumtimin e bërë nga Instituti Gjerman Bayerisches Landesamt für Gesundheit und Lebensmittelsicherheit, i cili thotë kinse patetë e pulës Argeta, të prodhuara në Sloveni, përmbajnë mish derri, ne dëshirojmë të iu informojmë dhe të konfirmojmë që asnjëra nga patetë Argeta duke përfshirë këtu edhe atë të pulës, nuk kanë përmbajtje të mishit të derrit apo çfarëdo përbajtje që ka origjinë të derrit. Deklaratën tonë e mbështesin edhe rezultatet e bëra me 7 Gusht 2009 nga ana e laboratorit të pavarur Gissel Institute në Hanover. Ata bënë testet duke përdorur metodologjinë e njejtë si Instituti Gjerman. Analizat i janë bëre produkteve të Argeta nga seria e njejtë e prodhimit nga të cilat i ka bërë analizat edhe Instituti Gjerman, poashtu analizat i janë bërë edhe seriave të mëparshme dhe atyre pasuese. Në bazat e hulumtimit, Instituti Gissel ka lëshuar një konfirmim zyrtar duke deklaruar se Produktet Argeta të analizuara nuk kanë përmbajtje të derrit. Krahas kësaj, kompania Rewe më 4 Gusht 2009, kanë bërë hulumtimin e vet mbi produktet e Argeta, ky hulumtim poashtu është bërë pavarur nga Droga Kolinska. Hulumtimi i cili është bërë nga Lebensmittel Untersuchung nga Vienna, konfirmon që produktet Argeta nuk kanë përmbajtje të derrit.

Faktet e lartpërmendura konfirmojnë që Droga Kolinska i respekton Qertifikatat Halal, të cilat janë lëshuar nga Bashkësia Islame në Sloveni dhe Bosne e Hercegovinë, duke konfirmuar që produktet Argeta të testuara, duke përfshirë këtu edhe patetë e pulës Argeta, të cilat janë te prodhuara në Sloveni, janë prodhuar në përputhshmëri me principet dhe kërkesat e standardave halal dhe nuk kanë përmbajtje derri. اertifikatat Halal vlejnë për linjën e prodhimit Argeta në Sloveni si dhe në Bosne e Hercegovinë.
Droga Kolinska rregulisht i mbikqyrë të gjitha materialet dhe përmbajtjet e shrytëzuara gjatë prodhimit të produkteve tona. Përveq kësaj, prodhimi ynë punon në përputhshmëri me standardet ISO dhe HACCP, të cilat na lejojnë të arrijmë kualitet të lartë në produktet tona.



 
aiiiiiiii ncncncn shkas po niim qeto koht e fundit

ej bre po pisa qe te kokan ata qe e prodhojn argeten
 
Lover e qysh pi bjen fundi tash :$. Se bash m'bone marak diqysh :L .
 
S'po di Ghost as per veti wallah mos me t'rrejt. Preferoj me ju ik seneve t'dyshimta. S'jem met n'to shkurt e shqip :D - Kem qka hajme :p - Dej sa t'mirret vesh mire kjo pune, ma mire me u largu prej seneve t'dyshimta.
 
S'po di Ghost as per veti wallah mos me t'rrejt. Preferoj me ju ik seneve t'dyshimta. S'jem met n'to shkurt e shqip :D - Kem qka hajme :p - Dej sa t'mirret vesh mire kjo pune, ma mire me u largu prej seneve t'dyshimta.

ثhë ëhë...po dufka me prit qka po thojn perfundimisht, nejse kem qka hajm shyqyr po diqysh edhe ato t'shijshme :L .. veq shnosh se dalin n'shesh krejta :$.
 
hahhah a:D:D ski faj fundi kurqysh veq sa met ba marak me lan barkun that mos me hanger buk

Hahhaha :L.. jook gjejm diqka qare so :p s'jesim bash pa to :p
 
mendoj qe duhet denohet kjo kompani sa ma keq edhe duhet ndaluar ose bojkotuar nga vendet Islame per shtetet si Kosova , Shqiperia e Bosnja po flas per ballkan shteti se ndalon ket se bojkoton me ligj qe mos te lejoj hyrjen sepse ka edhe te feve tjera por vet si persona duhet bojkotu nese eshte e vertet qe ka mish derri .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top