Password-i, prova e dashurisë në kohët e internetit...

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P

Shkëmbimi i fjalëkalimeve po shihet gjithnjë e më shumë si një shenjë besimi në çift. Por psikologët dhe prindërit nuk e këshillojnë absolutisht. Në rast ndarjeje, sekretet mund të përdoren për të dëmtuar

article-0-0f87f5d900000578-813_468x633.jpg


Sot, të rinjtë, përdorin shumë mënyra për të treguar përkushtim ndaj partnerëve dhe mbi të gjitha besnikëri. Një byzylyk apo një unazë me emrat e njëri-tjetrit, varëse apo tatuazhe ku gdhenden emrat. Por epoka dixhitale ka bërë që të lindë një traditë edhe më intime. Tani çiftet ndajnë me njëri-tjetrin edhe fjalëkalimet. ثshtë bërë tendencë mes të rinjve të shprehin dashurinë reciproke duke ndarë password-in e postës elektronike, të “Facebook”-ut, apo llogarive të tjera në internet. Të fejuarit apo të dashuruarit e rinj, ndonjëherë zgjedhin të njëjtin password dhe pranojnë njëkohësisht që secili të lexojë e-mail-et dhe mesazhet e njëri-tjetrit. Ata thonë se janë të përgjegjshëm që këto gërshetime dixhitale janë të rrezikshme, sepse kur një lidhje mund të përfundojë, mund të ndodhë që ndonjëri t’i përdorë sekretet online kundër tjetrit. ثshtë pikërisht kjo që e bën simbolikën e dhënies së password-it kaq të fuqishme. “ثshtë një shenjë besimi”, thotë Tiffany Carandag, një vajzë kolegji nga San Francisko, për vendimin e marrë nga vetë ajo dhe i dashuri për të ndarë postën elektronike dhe atë të “Facebook”-ut. “Nuk kam asgjë për t’i fshehur dhe ai s’ka asgjë për të më fshehur mua. Jam e sigurt se nuk do të bënte kurrë asgjë për të prishur reputacionin tim”.

Sigurisht që jo gjithmonë mund të përfundojë mirë. Të ndryshosh një password është një gjë shumë e thjeshtë, por psikologët dhe prindërit thonë se shpesh dëmi ndodh para se fjalëkalimi të ndërrohet dhe se vetë ndarja në çift e jetës së tyre online, mund të jetë shkaku i dështimit të një raporti. Kur historitë përfundojnë keq, ish i dashuri shpesh nga i inati vendos të prishë imazhin e ish së dashurës duke hedhur në rrjet të gjitha sekretet e e-mail-eve të saj. Psikologët thonë se duhen përmendur edhe tensionet mes të dashurve që përgjojnë mesazhet e njëri-tjetrit, duke kërkuar prova për mungesën e besnikërisë. Pastaj ka edhe nga ata që marrin fshehurazi celularin e dikujt tjetër dhe me passworde të vjedhur fshehin identitetin, duke u dërguar mesazhe kërcënuese të tjerëve, përfshi këtu edhe ish të dashurin. Rosalind Wiseman, e cila studion mënyrat se si adoleshentët përdorin teknologjinë, thotë se dhënia e fjalëkalimit është në njëfarë mënyre e njëjtë me seksin. Të ndash password-et, bën me dije ajo, ka shijen e diçkaje të ndaluar, sepse nuk këshillohet nga të rriturit dhe sjell një lloj brishtësie. Në shumë raporte, sidomos mes adoleshentëve, ka një shtysë për t’i dhënë password-in njëri-tjetrit, ashtu si raportet seksuale. Në një vëzhgim të vitit 2011, “Pew internet and american life” ka treguar se 30 për qind e adoleshentëve që përdorin internetin kanë treguar se e kanë shkëmbyer password-in me një mik, të dashurën apo të fejuarën. “Njoh shumë çifte që i njohin password-et e njëri-tjetrit, thotë një ekspert i teknologjive të reja dhe nuk ka asnjë që të mos jetë penduar. Por studentët thonë se ka motive të tjera përveç besimit, për të shkëmbyer fjalëkalimet e llogarive online. Për shembull shumë studentë universitarë thonë se kanë ndarë rregullisht password-et me njëri-tjetrin, jo për të futur hundët tek punët e të tjerëve, por për t’i detyruar që të studiojnë për provimet e sezonit.

Fjalëkalimi si trashëgimi

Nga posta elektronike te të dhënat bankare, një mori gjithmonë e më e madhe informacionesh dhe aktivitetesh administrohet nga këto fjalë sekrete. Por lind pyetja se çfarë bën një grua që pasi i vdes bashkëshorti aksidentalisht, merr me vete edhe fjalën sekrete përmes së cilës do t’i duheshin të merrte informacione për gjëra që i përkasin edhe asaj. Nuk bëhet fjalë për t’u futur në sajte, e-mail-e personale, forume apo rrjete sociale, por në llogaritë bankare online, në profilet e sajteve të veprimeve aksionere, apo në sajtet e ankandit, ku në mes janë paratë dhe të mirat fizike. Për këtë arsye, në Amerikë ka nga ata që duke menduar për të ardhmen, u besojnë fjalët sekrete shoqërive të specializuara për testamentet e burimeve online. Një shembull i tillë është edhe “Legacy Locker” e ngritur në San Francisko, që u ofron klientëve mundësinë për të bërë një testament të burimeve online, duke zgjedhur t’ua shpërndajë edhe më shumë personave aksesin e të dhënave personale dhe rregullin e kalimit të tyre trashëgimtarëve të ligjshëm në rast të ndonjë surprize të pakëndshme.
(Gazeta Shqip)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top