Love
βeℓℓe â๓e
Pasqyra e gjakut mund të bëhet si pjesë e kontrollit të rregullt mjekësor.
Shiko fotografinë 1730102
Pasqyra e gjakut mund të japë informata të vlefshme për gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
Po ashtu, ofron informata të rëndësishme për llojet dhe numrin e qelizave në gjak, posaçërisht të rruazave të kuqe të gjakut, rruazave të bardha të gjakut dhe trombociteve.
Mjeku mund të kërkojë marrjen e gjakut për këto arsye:
- simptomat siç është lodhja, të ndierit ligsht, ethet, mavijosja ose humbja e peshës,
- anemia,
- Për të zbuluar se sa gjak është humbur, nëse ka gjakderdhje,
- diagnostikimi i policitemisë,
- gjetja e infeksioneve,
- diagnostikimi i sëmundjeve të gjakut, si leukemiam
- kontrollimi për keqpërdorim të drogësm
- për të zbuluar se a ka shumë apo pak lloje të caktuara të rruazave.
Rruazat e bardha të gjakut
Rruazat e bardha të gjakut (leukocitet) mbrojnë trupin nga infeksionet. Nëse zhvillohet infeksioni, rruazat e bardha të gjakut sulmojnë edhe shkatërrojnë bakteret, viruset dhe organizmat tjerë që janë shkak i infeksioneve. Rruazat e bardha të gjakut janë më të mëdha se rruazat e kuqe të gjakut, por janë më pak në numër. Kur njeriu ka infeksion bakterial, numri i rruazave të bardha rritet shumë shpejt. Numri i rruazave të bardha të gjakut ndonjëherë përdoret për t’u gjetur infeksioni ose për t’u parë se si trupi përballet me mjekimin e kancerit.
Llojet e rruazave të bardha të gjakut janë neutrofilet, limfocitet, monocitet, eozinofilet dhe bazofilet. اdo lloj i rruazës ka rol të ndryshëm në mbrojtjen e trupit. Vlerat e secilës nga këto rruaza të bardha të gjakut japin informata të rëndësishme për sistemin e imunitetit. Më shumë apo më pak lloje të ndryshme të rruazave të bardha të gjakut mund të ndihmojnë në zbulimin e infeksioneve, reaksioneve alergjike dhe toksike në ilaçe, dhe shumë gjendje tjera, siç është leukemia.
Numri i madh i leukociteve
Gjendjet të cilat shkaktojnë numër të rritur të rruazave të bardha të gjakut përfshijnë infeksionet, dëmtimin e indit (siç është sulmi në zemër), stresin e rëndë fizik apo emocional (plagët ose operacionet), djegiet, dështimin e punës së veshkave, lupusin, tuberkulozin, artritin reumatoid, mosushqimin, leukeminë dhe sëmundjet si kanceri.
Përdorimi i kortikosteroideve, aktiviteti i zvogëluar i gjëndrave mbiveshkore, problemet me gjëndrat tiroide, ilaçe të caktuara ose heqja e shpretkës po ashtu mund të shkaktojnë vlera të larta.
Numri i ulët i leukociteve
Gjendjet të cilat mund të zvogëlojnë numrin e rruazave të bardha të gjakut përfshijnë kimioterapinë dhe reagimin ndaj ilaçeve, aneminë aplastike, infeksionet virusale, malarien, alkoolizmin, AIDS-in, lupusin, ose sindromën e Cushingut. Shpretka e rritur mund të zvogëlojë numrin e leukociteve.
Rruazat e kuqe të gjakut
Rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) e bartin oksigjenin në pjesën tjetër të trupit. Ato bartin edhe dyoksidin e karbonit prapa në mushkëri, ashtu që mund të nxjerrim frymën. Nëse numri i eritrociteve është i ulët (anemia) trupi ndoshta nuk merr oksigjen të mjaftueshëm sa ka nevojë. Nëse numri i eritrociteve është shumë i lartë (policitemia) ekziston mundësia që rruazat e kuqe të gjakut të ngjiten bashkë dhe të bllokojnë enët e vogla të gjakut (kapilarët). Kjo po ashtu mund të vështirësojë bartjen e oksigjenit për rruazat e kuqe të gjakut.
Në kuadër të pasqyrës komplete të gjakut bëhen edhe të ashtuquajturat konstante të eritrociteve të cilat japin informata për kualitetin e eritrociteve: volumenin e mesëm korpuskular (MCV), përmbajtjen mesatare të hemoglobinës në eritrocite (MCH) dhe koncentrimin mesatar qelizor të hemoglobinës (MCHC).
Volumeni i mesëm korpuskular (MCV) tregon madhësinë e rruazave të kuqe të gjakut. Përmbajtja mesatare e hemoglobinës në eritrocite (MCH) është sasia mesatare e hemoglobinës në rruazat e kuqe të gjakut. Koncentrimi qendror qelizor i hemoglobinës (MCHC) mat koncentrimet e hemoglobinës në një rruazë të kuqe mesatare. Këto shifra ndihmojnë në diagnostikimin e llojeve të ndryshme të anemisë. Shpërndarja e eritrociteve sipas volumenit (RDW) tregon nëse janë të gjitha rruazat e njëjta apo janë të formave dhe madhësive të ndryshme.
Numri i lartë i eritrociteve
Gjendjet të cilat shkaktojnë rritjen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut përfshijnë pirjen e duhanit, ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit, sëmundjen afatgjate të mushkërive, sëmundjet e veshkave, disa lloje të kancerit, disa forma të sëmundjeve të zemrës, alkoolizimin, sëmundjet e mëlçisë, çrregullimin e rrallë të palcës kockore (policitemia vera) si dhe çrregullimin e rrallë të hemoglobinës e cila lidh oksigjenin tepër fortë.
Gjendjet të cilat ndikojnë në përmbajtjen e ujit në trup po ashtu mund të shkaktojnë rritjen e vlerave të rruazave të kuqe të gjakut. Këto gjendje përfshijnë dehidrimin, diarrenë ose vjelljen, djersitjen e tepërt, djegiet e rënda dhe përdorimi i diuretikëve. Mungesa e lëngjeve në trup bën që volumeni i eritrociteve të duket më i madh, dhe kjo ndonjëherë quhet policitemi e rreme.
Numri i ulët i eritrociteve
Tek anemia zvogëlohet numri i rruazave të kuqe të gjakut. Anemia mund të shkaktohet nga gjakderdhjet e rënda menstruale, i thati në stomak, zorrën e trashë, sëmundjet e inflamacionit të zorrëve, disa tumore, sëmundja e Addisonit, talasemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12, helmimi me plumb, sëmundjet e qelizave drapër ose reaksioni në ilaçe të caktuara. Po ashtu numri i zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut mund të shihet nëse hiqet shpretka.
Trombocitet
Trombocitet janë lloji më i vogël i rruazave të gjakut. Ato janë të rëndësishme në koagulimin e gjakut. Kur vjen deri të gjakderdhja, trombocitet ndihmojnë ndaljen e gjakderdhjes. Nëse ka shumë pak trombocite, gjakderdhja e pakontrolluar mund të jetë problem. Nëse ka shumë trombocite, ekziston mundësia e formimit të mpiksjeve të gjakut në enët e gjakut.
Volumeni mesatar i trombociteve (MPV) përdoret bashkë me numrin e trombociteve për t’u diagnostikuar disa sëmundje. Nëse numri i trombociteve është normal, volumeni i trombociteve mund të jetë akoma shumë i lartë apo shumë i ulët.
Numri i lartë i trombociteve
Vlerat e larta të trombociteve mund të shfaqen nëse vjen te gjakderdhja, mungesa e hekurit, te disa sëmundje si kanceri dhe problemet me palcën e eshtrave.
Numri i ulët i trombociteve
Numri i ulët i trombociteve mund të shfaqet në shtatzëni ose tek të sëmurët nga purpura idiopatike trombocitopenike. Shpretka e rritur, po ashtu mund të reduktojë numrin e trombociteve.
Hematokriti dhe hemoglobina
Hematokriti zbulon sasinë e hapësirës (volumenit) të cilën zënë rruazat e kuqe në gjak. Vlera shprehet si përqindje e rruazave të kuqe të gjakut në volumenin e gjakut. Për shembull, nëse hematokriti është 38 do të thotë që 38 për qind e volumenit të gjakut është e përbërë nga rruazat e kuqe të gjakut. Vlerat e hematokritit dhe hemoglobinës tregojnë nëse është e pranishme anemia ose policitemia.
Molekulat e hemoglobinës plotësojnë rruazat e kuqe të gjakut. Ato përmbajnë oksigjen dhe rruazave të gjakut u japin ngjyrën e kuqe. Kur merret gjaku matet sasia e hemoglobinës në gjak dhe aftësia e bartjes së oksigjenit në trup.
Burimi: këshilla.net