Pasojat e mëkatit

Ado

FISEBILIL-LAH
Pasojat e mëkatit
Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: "Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë dhe në det shkatërrime (probleme, skamje, katastrofa etj) që njerëzit të përjetojnë një pjesë të asaj të keqeje që bënë, në mënyrë që të tërhiqen (nga të këqijat)". (Rum: 41).

E marte 10 Maj 2011 22:38
IBN KAJJIM EL XHEUZIJE
Mëkatet kanë shumë pasoja të qortueshme e të neveritshme, dëmet e të cilave nuk njihen tërësisht prej tjetërkujt përveç Allahut, qofshin këto në zemër apo në trup. Midis këtyre pasojave janë edhe:
PENGESE NE MARRJEN E DIJES.
Dija është një dritë e cila frymëzohet në zemër nga Allahu dhe mëkatet e shuajnë këtë dritë.
Njëherë Imam Shafiu u ul përpara Imam Malikut dhe lexoi para tij. Imam Maliku kaq shumë u mahnit pas mprehtësisë së tij, inteligjencës mendjehollë dhe të kuptuarit të thellë, sa tha: "Mendoj se Allahu ka frymëzuar një dritë në zemrën tënde. Mos e shuaj atë me errësirën e mëkatit!".
Imam Shafiu gjithashtu ka thënë: “Mësuesit iu përgjërova për kujtesën time të zbehtë, Ai më udhëhoqi në shmangie të mëkatit. Dija është dritë nga Allahu, Nuk mund t'i falet njeriut mëkatar”.
MEKATARI KA TJETثRSIM Nث ZEMRثN E TIJ, midis vetes dhe Allahut. Asnjë lloj kënaqësie nga mëkati nuk mund ta justifikojë këtë tjetërsim. Edhe sikur të shijojë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, gjithsesi ai nuk do të mundë ta neutralizojë atë. Kjo mund të ndjehet vetëm nga një njeri, zemra e të cilit është ende e gjallë, përderisa i vdekuri nuk e ndien dhimbjen e plagëve, sepse kushti i përjetimit të dhimbjes është, që zemra të jetë e gjallë.
Nëse shmangia e mëkateve është masë paraprake, duke u frikësuar nga një tjetërsim i tillë, kjo do të përbënte një arsye të mjaftueshme, për çdo njeri të mençur, që t'i evitonte mëkatet.
Njëherë dikush u ankua tek një dijetar për zemrën e tij "të përhumbur". Ai (dijetari) u përgjigj: "Nëse mëkatet janë ato që të bëjnë ty të ndjehesh i huaj me zemrën tënde, do të ishte më mirë për ty të mendoje për Allahun". Sa më të shpeshta të jenë mëkatet, aq më shumë i huaj ndjehet njeriu në shpirtin e tij.
MEKATARI DO TE NDJEJE TJETERSIM Nث ZEMثR EDHE KUNDREJT NJERثZVE E VEاANثRISHT NDAJ Tث DREJTثVE.
Sa më shumë i huaj të ndjehet një mëkatar, aq më i izoluar do të jetë ai, në një masë të atillë sa do të përjetojë të njëjtën ndjenjë kundrejt të afërmve dhe vetvetes. Tregohet se disa nga muslimanët e parë kanë thënë: "I kuptoj gabimet e mia në sjelljen e gruas sime dhe në kafshën që drejtoj".
MEKATARIT DO T`I VثSHTIRثSOHEN PUNET. Kështu, sa herë që ai synon të bëjë diçka, ajo do t'i bëhet e pamundur ose e vështirë për t'u çuar deri në fund. E kundërta është me atë, që i frikësohet Allahut, Allahu atij do t'ia lehtësojë punët, ndërsa kujtdo që i mungon devotshmëria, për të çdo vështirësi bëhet e pakapërcyeshme. Si ka mundësi që një njeri i gjen të bllokuara të gjitha rrugët e mirësisë apo kaq të vështira përpara tij dhe vazhdon të mbetet i pavetëdijshëm për shkakun?
ERRESIRA NE ZEMREN E MEKATARIT ESHTE SI AJO E NATES SE ERRET. Kështu errësira e mëkatit në zemrën e tij do të jetë si verbimi i vërtetë i syrit. Sa më e madhe është errësira, aq më i madh edhe pështjellimi i tij. Kjo ndodh në një masë të atillë, sa njeriu do të kridhet në risi, gabime, shkatërrim; njësoj si një njeri i verbër që çapitet vetëm në një natë të errët. Kjo errësirë do të rritet fuqishëm, derisa të bëhet krejtësisht e dallueshme në sy dhe në fytyrë.
MثKATET E DOBثSOJNE ZEMRثN. Dobësimi i zemrës do të vijë duke u rritur, derisa zemra të vdesë tërësisht. Besimtarit, edhe në rast se i shterojnë forcat e tij fizike, do t'i burojë forca e tij nga zemra. Por i shthururi edhe nëse ka një trup të fuqishëm, është krejtësisht i dobët në kohë nevoje.
Kështu forca e tij e tradhton, kur ai është në nevojë të ngutshme për të. Për shembull, ndonëse romakët dhe persianët ishin të fortë në fuqi, ata u mashtruan nga fuqia e tyre. E besimtarët, të cilët ishin të fuqishëm fizikisht dhe shpirtërisht, i thyen ata.
MثKATARI DO Tث JETث I PAAFTث Tث VAZHDOJث ME VEPRA Tث MIRA DHE BAMIRثSI. Nëse pengimi i besimtarit nga të vepruarit vepra të mira do të ishte ndëshkimi i vetëm i mëkatit, kjo do të ishte një arsye e mjaftueshme për t'iu larguar atij (mëkatit), sepse mëkati do të qëndrojë në qosh të çdo rruge, që çon në mirësi për ta penguar besimtarin. ثshtë si rasti i njeriut, i cili hëngri një ushqim, që i shkaktoi atij një sëmundje të rëndë dhe për rrjedhojë e pengoi atë, të shijojë shumë ushqime të tjera të këndshme.
MثKATET DO TA SHKURTOJNث JETثGJATثSINE e njeriut dhe begatitë e tij do të asgjësohen. Drejtësia ia shton jetëgjatësinë njeriut, ndërkohë që shthurja e shkurton atë. Shkaku pas kësaj është, se meqë jetëgjatësia e dikujt janë vitet, të cilat ai i jeton, ai mund t'i gjallërojë ato, vetëm duke u përpjekur për t'u afruar më pranë Allahut dhe duke u kënaqur me dashurinë për Të, përkujtimin dhe mbajtjen e Tij ndër mend.
MثKATET NDJEKIN NJثRI -TJETRIN në një shtrirje të tillë saqë bëhet krejt e pamundur për robin, t'iu largohet atyre. Ashtu siç kanë thënë edhe disa nga muslimanët e parë: "Nga ndëshkimi i veprave të urryera është, se ato ndiqen nga një vepër tjetër dhe në shpërblimet për vepra të mira është, se ato pasohen nga një e mirë tjetër".
FUQIZOHEN SHTYSAT PثR MثKAT DHE DOBثSOHET DثSHIRA PثR PENDIM.
Më e rrezikshmja ndër pasojat e mëkateve është, se ato fuqizojnë nxitjet për mëkat dhe dobësojnë dëshirën për pendim brenda zemrës. Kjo ndodh ngadalë, derisa dëshira për pendim zhduket krejtësisht nga zemra. Kështu, nëse zemra e mëkatarit është gjysmë e vdekur, ai nuk do të jetë më në gjendje të pendohet. Pendimi i tij do të jetë i gënjeshtërt dhe zemra e tij do të ngujohet në mëkat, e vendosur ta kryejë atë, sa herë që është e mundur. Sigurisht kjo është sëmundja më e rrezikshme, e cila i hap rrugë shkatërrimit.
NDJENJA E NEVERISث (papajtueshmërisë) NDAJ MثKATEVE DO Tث HUMBث NGA ZEMRA e tij dhe kryerja e mëkateve do të kthehet në një shprehi për të.
Së këndejmi mëkatari nuk do të turpërohet as nga sytë e të tjerëve dhe as kur flitet për to. Për njerëzit e shthurur kjo numërohet si humor dhe kënaqësia më e përkryer, aq sa ata mburren me mëkatet e tyre dhe ia bëjnë të ditura atij që nuk di, duke thënë: "Unë kam bërë këtë e këtë". Këta njerëz nuk do të falen kurrë dhe të gjitha rrugët e pendimit do të bllokohen përpara tyre.
Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka treguar se: "Të gjithë njerëzit nga populli im do të fitojnë falje për mëkatet e tyre, përveç atyre njerëzve që i publikojnë. Kjo (do të thotë), se robi mund të kryejë një faj gjatë natës dhe t'ia bëjë të ditur njerëzve në mëngjes, se ai ka bërë këtë e këtë, ndërkohë që Allahu ia ka fshehur atij. Dhe ai mund të kryejë një vepër gjatë ditës dhe kur është natë ia bën të ditur njerëzve, ndërkohë që Allahu e ka fshehur atë".
اDO MثKAT ثSHTث NJث TRASHثGIMI NGA POPUJT E MثPARSHثM, që Allahu i ka shkatërruar.
Për shembull, homoseksualiteti është trashëguar nga populli i Lutit (a.s). Mashtrimi dhe nënvlerësimi është trashëguar nga populli i Shuajbit (a.s). Arroganca dhe korrupsioni në tokë janë trashëguar nga populli i Faraonit. Krenaria dhe kryelartësia janë trashëguar nga populli i Hudit (a.s). Kështu mëkatari mbështillet me petkun e tërë ligësive të këtyre kombeve, që kanë qenë armiq të Allahut.
Abdullah ibn Ahmed transmeton nga babai i tij se Malik ibn Dinar ka thënë: "Allahu i ka shpallur njërit prej profetëve të Izraelit: "Thuaji popullit tënd, se ata nuk duhet të hyjnë në vendet e armiqve të Mi, as të veshin rrobën e tyre, as të drejtojnë kafshët e tyre, as të hanë ushqimet e tyre. Përndryshe edhe ju do të jeni armiqtë e Mi".
MثKATET JANث SHKAKU I POSHTثRIMIT Tث ROBIT PثRPARA ALLAHUT.
Hasan Basriu ka thënë: "Përpara Allahut mëkatarët janë të ulët dhe të përbuzur". Nëse Allahu do t'i kishte përgëzuar, atëherë do t'i kishte mbrojtur ata kundër gjithë kësaj. Nëse robi ka qenë mosmirënjohës kundrejt Allahut, atëherë askush nuk mund ta nderojë më atë. Allahu thotë: "Dhe atë që e turpëron Allahu, askush nuk mund ta nderojë atë" (Haxh, 18).
Për këtë arsye, nëse njerëzit e tillë i nderojnë ata, e bëjnë vetëm për së jashtmi, për shkak të nevojave që kanë, apo sepse u frikësohen. Por këta në të vërtetë janë të ulët para njerëzve dhe të parëndësishëm brenda zemrave të tyre.
MثKATARI DO Tث VAZHDOJث Tث MثKATOJث, DERISA MثKATET E TIJ Tث BثHEN Tث PARثNDثSISHثM DHE Tث PAVLERث Nث SYTث E TIJ.
Ky është simboli i shkatërrimit. Sa më i vogël të duket mëkati në sytë e mëkatarit, aq më i madh do të jetë ai tek Allahu. Buhariu ka përmendur në sahihun e tij, sipas Ibn Mes'udit, se një besimtar i sheh mëkatet e tij si një mal, që është duke u rrëzuar mbi të, ndërkohë që një i lig i sheh ato si një mizë mbi hundën e tij, të cilën e largon tej me dorë.
EFEKTI I MثKATEVE DO Tث SHTRIHET NDثR NJERثZ Tث TJERث DHE KAFSHث. Kështu mëkatari do të shkatërrohet bashkë me njerëzit e tjerë dhe kafshët.
Ebu Hurejra ka thënë: "Thëllëza do të ngordhë në çerdhen e saj për shkak të padrejtësisë së vepërligëve". Muxhahidi thotë gjithashtu: "Nëse përhapet uria dhe ka thatësirë, kafshët hedhin mallkimet e tyre mbi mëkatuesit duke thënë: "Kjo është për shkak të mëkateve të birit të Ademit" .
Për më tepër Ikrimah ka thënë: "Kafshët e krimbat deri edhe buburrecat e akrepat thonë: "Na është mohuar shiu për shkak të mëkateve të birit të Ademit".
A nuk i mjafton mëkatarit vetëm ndëshkimi për mëkatin, por i duhet që të nxisë edhe mallkimin e krijesave të tjera të pafajshme?
MثKATET DO TA POSHTثROJNث ROBIN Nث MثNYRث Tث PAEVITUESHME. E vërteta është, se fuqia më e madhe arrihet vetëm me bindjen ndaj Allahut. I Plotfuqishmi, thotë në suren Fatir: "Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë) tërë krenaria i takon vetëm Allahut (pra le ta kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë e Ai i pranon…".
Kjo do të thotë, që ai ta kërkojë atë me anë të bindjes ndaj Allahut për njeriun. Kjo është rruga e vetme për ta gjetur atë. Disa nga muslimanët e parë i përgjëroheshin Allahut duke thënë: "O Zoti im, Më jep forcë me anë të bindjes sime ndaj Teje dhe mos më bëj të poshtërohem si shkak i mosbindjes sime ndaj Teje".
MEKATET E TOPITIN MENDJEN. Mendja ka një dritë dhe mëkati e shuan këtë dritë n mënyrë të paevitueshme. Për pasojë mendja rritet e dobët dhe e venitur. Disa nga muslimanët e parë kanë thënë: "Mendja e atij që kundërshton Allahun është e mangët. Sepse nëse mendja e tij do të kishte qenë e pranishme, ajo do ta kishte penguar atë nga kryerja e mëkateve, për sa kohë që ai do të kishte qenë nën mbrojtjen e Allahut, nën fuqinë dhe mbikëqyrjen e Tij. Engjëjt e shohin mëkatarin dhe dëshmojnë kundër tij dhe atij i bëhet thirrje nga shumë drejtime, që të heqë dorë nga mëkati. Në fakt ajo që ai humbet duke kryer mëkate qoftë në këtë botë qoftë në botën tjetër, është më e madhe sesa kënaqësia që ai përfiton prej tyre (mëkateve). A ka ndonjë njeri normal që do të mund t'i kthente shpinën gjithë kësaj?".
ZEMRA E MثKATARIT DO Tث VULOSET DHE AI DO Tث KTHEHET Nث NJث NGA NJERثZIT E PAKUJDESSHثM DHE Tث PAVثMENDSHثM.
Disa nga muslimanët e parë e kanë komentuar ajetin pasues: "Jo, nuk është ashtu, por të këqijat që punuan, zemrat e tyre ua mbuluan", (Mutaffifin: 14), duke thënë se kjo nuk është tjetër përveçse kryerja e vazhdueshme e mëkateve.
MEKATET NXISIN MALLKIMIN E PROFETIT MUHAMMED (paqja qoftë mbi të) MBI MثKATARIN.
"I Dërguari i Allahut i ka mallkuar (shënim i përkthyesit)”
MEKATET DO TA PRIVOJNE MEKATARIN NGA LUTJET E TE DERGUARIT TE ALLAHUT (paqja qoftë mbi të) DHE Tث ENGJثJVE.
Allahu, lëvduar qoftë emri i Tij, ka urdhëruar Profetin e Tij, të kërkojë falje për besimtarët, burra apo gra qofshin. Allahu i madhëruar, thotë: "Ndërsa ata (ëngjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falenderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, prandaj faljua atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehenemit! Zoti ynë, shtiji ata në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar atyre dhe kush ishte i mirë prej tyre dhe prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet Ti je Ngadhënjyesi, i Urti. Dhe mbroji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë dhe ai është shpëtimi i madh". (Gafir, 7-9).
MثKATET DO Tث KRIJOJNث SHUMث LLOJE PROBLEMESH në ujë, erë, bimë, fruta, mjedise.
Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: "Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë dhe në det shkatërrime (probleme, skamje, katastrofa etj) që njerëzit të përjetojnë një pjesë të asaj të keqeje që bënë, në mënyrë që të tërhiqen (nga të këqijat)". (Rum: 41).
MثKATET DO Tث SHUAJNث NDJENJثN E VETثRESPEKTIT Nث ZEMRثN E MثKATARIT.
Nga kjo kuptohet se sa më shumë mëkate të kryejë njeriu, aq më shumë do të zbehet respekti ndaj vetvetes, familjes së tij dhe njerëzve të zakonshëm.
Për më tepër respekti ndaj vetes mund të zbehet në një shkallë të atillë, sa mëkatari të mos shohë më gabim në kryerjen e mëkatit as nga vetja e tij dhe as nga të tjerët. Në këtë moment ai fillon të bjerë tatëpjetë rrugës së shkatërrimit.
Ka shumë njerëz, të cilët jo vetëm që nuk shohin ndonjë të keqe në kryerjen e mëkateve dhe të flliqësirave, por edhe përgëzojnë, thërrasin, inkurajojnë dhe ndihmojnë të tjerët t'i kryejnë ato.
Mëkatari është më i dobëti midis krijesave të Allahut dhe atij i ndalohet hyrja në Parajsë. E njëjta gjë vlen edhe për atë, që i bën të lejuara dhunën dhe veprat e ndyra për të tjerët. Kështu merret me mend se me çfarë mungese respekti ndaj vetes lidhet gjithë kjo.
E gjithë kjo do të thotë, se esenca e fesë është vetërespekti dhe ai që nuk ka vetërespekt, nuk ka si të ketë fe.
MثKATET DO TA PRIVOJNث MثKATARIN NGA MODESTIA, që ndërton jetën e zemrës.
Mund të thuhet se modestia është esenca e mirësisë dhe ai që është privuar nga modestia, është privuar nga mirësia. Transmetohet në të dy sahihët, se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Të gjitha aspektet e modestisë janë të mira". Po ashtu ai (a.s) ka thënë: "Vërtet ajo që kanë përfituar njerëzit nga profecitë e vjetra ka qenë se: kur nuk ke turp, bëj çfarë të duash".
Ajo që është dashur të tregohet këtu, është që mëkatet e ulin modestinë dhe turpin e njeriut në një shkallë të tillë, sa ai privohet tërësisht prej tyre. Për më tepër ai mund të mos përjetojë asgjë, kur njerëzit janë në dijeni të veprave të tij. Në fakt shumë njerëz mund ta informojnë atë mbi veprat e tij të pështira. Por ajo që e inkurajon atë në këtë pikë, është mungesa e turpit dhe e modestisë. Nëse mëkatari arrin këtë nivel, nuk ka pothuajse më asnjë shpresë për të, që të kthehet në rrugë të drejtë.
MثKATET DO TE ULIN Nث MثNYRث Tث PAEVITUESHME LARTثSIMIN DHE MADHثRIMIN E ALLAHUT Nث ZEMRثN E ROBIT.
Nëse lartësimi dhe madhërimi i Allahut do të ishin kaq të qëndrueshme në zemrën e robit, përse ai nuk iu bind Allahut? Për rrjedhojë Allahu e heq lartësimin e Tij nga zemra e robit mëkatar, kështu që Allahu bëhet më i fundit të Cilit robi i frikësohet.
Në fakt sa më shumë që robi e dashuron Allahun, aq më shumë njerëzit duan atë. Sa më shumë ai i frikësohet Allahut, aq më shumë njerëzit i frikësohen atij dhe sa më shumë e respekton ai Allahun dhe shenjtërinë e Tij, aq më shumë njerëzit respektojnë paprekshmërinë e tij.
Si mundet robi të dhunojë paprekshmërinë e Allahut dhe të shpresojë, që paprekshmëria e tij të mos dhunohet? Apo si mund ai të thyejë të drejtat e Allahut mbi të dhe të kërkojë, që Allahu ta lartësojë atë në sytë e njerëzve të tjerë?
MثKATET DO Tث BثJNث Qث ALLAHU TA BRAKTISث ROBIN E TIJ duke e lënë atë me shejtanin.
Ky është shkatërrimi, për të cilin nuk ka asnjë lloj shpëtimi. "O ju që besuat! Kini parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se ç`ka ka bërë për nesër dhe kini frikë Allahun e s'ka dyshim se Allahu është që e di në detaje atë që punoni. Dhe mos u bëni si ata që e harruan Zotin e tyre dhe Zoti i bëri ata të harrojnë vetveten. Të tillët janë ata, të prishurit!" (Hashr: 18-19). Në këtë ajet Allahu thotë, se Ai i ndëshkon ata që nuk janë të devotshëm, duke i bërë ata të harrojnë vetveten, për shembull: të harrojnë interesat e tyre dhe të harrojnë ato vepra, të cilat mund t'i çlirojnë ata nga ndëshkimi dhe t'u sigurojnë Jetën e Përhershme.
Vërtet, Allahu e kompenson robin e Tij për gjithçka që ai mund të humbasë, por Allahu Vetë nuk mund të kompensohet me asgjë. Allahu e mbron robin e Tij nga gjithçka, por asgjë nuk mund të jetë mbrojtje përpara Allahut. E si mundet kështu robi t'ia dalë pa bindjen ndaj Atij, që i ka tërë këto cilësi? Si mundet robi ta harrojë përkujtimin ndaj Atij dhe të shkelë të drejtat e Tij në atë masë, sa e detyron Allahun ta harrojë atë dhe robi t'i bëjë padrejtësi vetvetes? Nuk është Allahu pra, që i bën padrejtësi robit të Tij; është vetë robi që i bën padrejtësi vetvetes.
MثKATET DO TA DثBOJNث ROBIN NGA RRETHI I MIRثSISث (ihsani) dhe do ta privojnë atë nga shpërblimet e vepërmirëve.
Ajo që synohet të thuhet këtu, është se besimi është rrënja e të gjithë të mirave, qoftë në këtë botë qoftë në botën tjetër. E si mundet atëherë robi të mendojë mundësinë e kryerjes së një vepre, që mund ta dëbojë atë nga rrethi i besimit?
A është ai ende një musliman? Nëse ai insiston akoma në kryerjen e mëkatit, atëherë zemra e tij është e prirur për t'u vulosur dhe ai mund të dëbohet krejtësisht nga rrethi i Islamit.
Për këtë disa nga muslimanët e parë kanë thënë: "Ju keni frikë mëkatet, por ne kemi frikë mosbesimin".
MثKATET DO TA DOBثSOJNث FORCثN E ZEMRثS Nث PثRSIATJET E SAJ PثR ALLAHUN dhe Botën e Përtejme dhe do t'ia bllokojnë rrugët asaj, nëse nuk e privojnë plotësisht.
Mëkati ose e vdes zemrën, ose i shkakton asaj sëmundje të tmerrshme, ose e dobëson atë. Kjo lidhet përfundimisht me tetë gjëra nga të cilat Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) ka kërkuar mbrojtje nga Allahu, e këto janë: Shqetësimi, hidhërimi, paaftësia, kotësia, burracakëria, koprracia, pesha e borxhit dhe dominimi i njeriut.
Ajo që synohet të qartësohet këtu është se mëkatet bëhen shkak për këto ligësi dhe janë shkaqet rrënjësore pas "dhimbjes nga e keqja, mjerimit të thellë, fatkeqësive dhe keqdashësisë së armiqve".
Mëkatet janë gjithashtu arsyeja e tërheqjes së mirësive të Allahut nga robi i Tij dhe rënies nga shëndeti i mirë dhe janë po aq shkak për gjithë format e zemërimit të Allahut.
MثKATET JANث SHKAKU I KثPUTJES Sث LIDHJES Sث ALLAHUT ME ROBIN. Sikundër ka thënë edhe Ali ibn Ebi Talib (r.a): "Asnjë katastrofë nuk hidhet në tokë, përveçse për shkak të mëkateve dhe nga asnjë katastrofë nuk çlirohet përveçse me pendim".
Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: "Dhe çdo lloj fatkeqësie ju prek, ajo është për shkak të asaj që duart tuaja po fitonin dhe për shumë të tjera Ai do t'ju falë" (Shura:30).
ALLAHU DO Tث HEDHث Nث ZEMRثN E ROBIT FRIKث DHE TMERR. Kështu që ai gjithnjë do të gjendet i rrethuar nga tmerri. Në fakt kështjella e Allahut është bindja. Kështu, çdokush që hyn në të, do të jetë i siguruar në këtë jetë dhe në jetën tjetër, ndërsa çdokush që del jashtë saj, do të rrethohet nga gjithë fatkeqësitë.
MثKATET DO Tث DROBITIN ZEMRثN ME SثMUNDJE Tث VAZHDUESHME dhe do ta privojnë atë nga begatitë e ushqimit që i jep jetën asaj. Vërtet ndikimet e mëkatit në zemër janë si sëmundjet në trup.

MثKATET DO TA ERRثSOJNث ZEMRثN, DUKE IA SHUAR DRITثN, duke bllokuar rrugët e dijes përpara saj dhe duke e penguar nga udhëzimi.
Ashtu sikundër bindja e përmirëson, e forcon dhe e fuqizon njeriun, atëherë nga sa thamë më lart, del se mëkatet e zvogëlojnë, e ulin dhe e degradojnë atë. Allahu i madhëruar thotë: "Dhe ka shpëtuar ai që është pastruar, dhe ka dështuar ai që është poshtëruar". (Shems:9-10).
MثKATARI DO Tث JETث GJITHMONث I LIDHUR DHE I PRANGOSUR NGA DثSHIRAT DHE TEKAT E TIJ.
Dihet se burgu i dëshirave dhe nxitjeve është i errët e i frikshëm. Atëherë si mundet zemra e lidhur me zinxhirë, të ecë përpara drejt Allahut dhe Jetës së Përtejme? Në këtë gjendje, zemrën do ta sulmojnë sëmundje nga çdo lloj drejtimi. Në fakt është tepër reale ngjashmëria e zemrës me zogjtë, të cilët sa më lart të fluturojnë, aq më larg nga bishat do të jenë ata dhe e kundërta. Fakti është se sa më larg nga Allahu të jetë zemra, aq më shumë do të rritet edhe errësira e sëmundjes dhe e kundërta. Të larguarit nga Allahu klasifikohet në kategori, disa nga të cilat janë më të rrezikshme sesa të tjerat: çoroditja e mendjes, shthurja, risitë, syfaqësia dhe idhujtaria.
NJERIU MثKATAR DO Tث HUMBث EMRIN E MIRث, vlerësimin dhe dinjitetin e tij tek Allahu dhe krijesat.
MثKATET DO TA PRIVOJNث MثKATARIN NGA TITUJT E VLERثSIMIT DHE DINJITETIT, psh: besimtar, i drejtë, dashamirës, i bindur, korrigjues i vetvetes, adhurues i Allahut, i frikësuar ndaj Tij, gjithmonë i penduar, i mirë dhe i pëlqyeshëm. Për më tepër mëkatet do ta veshin mëkatarin me tituj të zhvlerësimit, inferioritetit dhe poshtërsisë si psh: i shthurur, mëkatar, i korruptuar, i dobët, tradhtar, hajdut, vrasës, gënjeshtar, i pandershëm, braktisës i të afërmve dhe të ngjashme. Këto janë titujt e imoralitetit. Allahu i Plotfuqishëm thotë: "I mjerë është emri, i dukshëm imoraliteti, kur lihet pas besimi", (Huxhuratë:11). Titujt e vlerësimit të lartë sjellin kënaqësinë e Allahut dhe i mundësojnë hyrjen në parajsë atij që i mban, duke e lartësuar atë mbi të gjithë krijesat e tjera. Titujt e një vlerësimi të ulët sjellin zemërimin e Allahut, duke e bërë atë që i mban të hyjë në zjarr dhe duke e kthyer jetën e tij në poshtërim dhe përbuzje.
MثKATET DO Tث NDIKOJNث VEاANثRISHT Nث MENDJEN E NJERIUT. Kështu nëse gjen dy njerëz të shëndetshëm mendërisht dhe njëri prej tyre është i bindur dhe tjetri mëkatar, do ta gjesh atë që është i bindur, të gëzojë mendje pa mangësi, mendim të shëndetshëm dhe opinione të drejta. Për këtë arsye edhe Kurani i Lartësuar i drejtohet njerëzve me mendje dhe mendim. Allahu, më i Larti, thotë: "Kështu që Mua të më frikësoheni o ju që jeni të urtë".
MثKATARثT DO Tث JENث MIDIS Mث Tث ULTثVE DHE Mث Tث POSHTثRUAREVE, ndërkohë që do të duhej të ishin midis më të shkëlqyerve dhe më të mirënjohurve.
Allahu i ka krijuar krijesat në dy grupe: krijesa të larta dhe të ulëta. Kështu që Ai i bëri njerëzit, të cilët i binden Atij, të nderuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe mëkatarët i bëri më të ultit në këtë botë dhe në botën tjetër.
MثKATARI DO Tث HUMBث VLERثN PثRPARA Tث GJITHA KRIJESAVE Tث ALLAHUT (njerëz dhe xhindë) përfshirë familjen e tij, shërbyesit e tij, fëmijët e tij, fqinjët dhe deri edhe kafshët e mëdha.
MثKATET DO Tث BثJNE Qث ORGANET E MثKATARIT TA TRADHثTOJNث ATث Nث KOHث NEVOJE. D.m.th se kur robi të preket nga ndonjë fatkeqësi, zemra e tij, gjuha dhe organet nuk do t'i binden atij. Për shembull ai nuk do të mund të mbështetet tek Allahu, as t'i pendohet Atij, as nuk do të nxitet, as nuk do të kërkojë prej Allahut, as nuk do të nënshtrohet përpara Allahut. Gjuha e tij nuk do t'i bindet për përkujtimin e Allahut. Nëse ai e kujton Atë, kjo do të jetë vetëm me gjuhë dhe në mungesë të zemrës. Kështu zemra nuk do të ndikojë mbi gjuhën dhe të dyja së bashku nuk do të ndikojnë mbi njeriun. Kur Ai të përgjërohet me një zemër të padrejtuar dhe të dojë që organet e tij ta ndihmojnë atë në veprime të caktuara, ato nuk do t'i binden atij. Ky është ndikimi i mëkateve dhe imoralitetit.
Ngjashmëria e mëkatarit është me njeriun, që mblodhi ushtarë për t'u mbrojtur nga armiqtë, por ai i neglizhoi çështjet e tyre, i dobësoi ata dhe u bë shkak që ata të mos jetonin më. Pastaj, ai i urdhëroi ata të bënin maksimumin e tyre për ta mbrojtur atë, por ata nuk kishim më fuqi.
Gjëja më e rrezikshme dhe më e hidhur është, që gjuha e tij do ta harrojë atë në kohën e vdekjes dhe në kthimin e tij tek Allahu. Do të jetë tepër e vështirë për gjuhën, që të deklarojë dëshminë e besimit. Transmetohet se disa nga këta njerëz në shtratin e tyre të vdekjes nuk munden të shqiptojnë "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut". Më tej fryma e tyre ka mbaruar.
MثKATET DO Tث BثHEN MBESHTETJA DHE FORCA E ARMIQVE Tث NJERIUT. MثKATET DO Tث BثJNث Qث NJERIU Tث HARROJث VETVETEN dhe nëse ai harron vetveten, ai do ta neglizhojë, ulë dhe shkatërrojë atë. A mundet njeriu të harrojë vetveten? Nëse ai e harron vetveten, çfarë tjetër do të mund të kujtojë ai? ا`kuptim ka një njeri që harron vetveten? Përgjigja është "Po". Një njeri mund ta harrojë vetveten, sikundër edhe Allahu, më i Larti, thotë: "Dhe mos u bëni si ata që harruan Allahun dhe Allahu i bëri të harrojnë vetveten! Ata janë Fasikunët (të pabindurit, të panënshtruarit ndaj Allahut, e që kalojnë çdo kufi në mosbesim)", (Hashr:19).
Kështu që ata harrojnë Zotin e tyre dhe Zoti i tyre i harron ata, sikundër thotë Allahu i Lartësuar: "Ata e harruan Allahun dhe Allahu i harroi ata" (Teube:67).
Kështu Allahu e ndëshkon atë me dy dënime: Së pari, Ai e harron atë dhe së dyti, Ai bën që ai të harrojë vetveten. Kur Allahu e harron robin e Tij, Ai e lë pas dore, e braktis dhe kjo e shkatërron robin. Shkatërrimi është më afër tij sesa dora nga goja e tij. Kur Allahu bën që robi të harrojë vetveten, kjo do të thotë se Allahu ka bërë, që njeriu të harrojë interesat e vetvetes dhe shkaqet për lumturinë e tij, suksesin, përparimin, drejtësinë.
Kjo as që do t'i shkojë atij në mendje dhe përfundimi tij do të drejtohet nga të tjera gjëra. Për më tepër Allahu do të bëjë që të harrojë defektet dhe gabimet e tij, kështu që atij as që do t'i bjerë ndër mend për to dhe as që do t'i korrigjojë ato.
MثKATET DO TA LARGOJNث ROBIN NGA ENGJثLLI Qث KUJDESET PثR Tث dhe që është bamirësi dhe këshilluesi i tij më i mirë.
Sa më afër t'i qëndrojë engjëlli atij, aq më i lumtur do të jetë robi. Mëkati do ta çojë atë më pranë shejtanit, i cili është më mashtruesi dhe më i dëmshmi për të. Mund të themi se sa më shumë mëkatar të jetë një njeri, aq më larg do të jetë engjëlli prej tij. Në disa transmetime thuhet: "Nëse robi gënjen, engjëlli do të largohet prej tij për shkak të erës së kalbësirës". Nëse këtu flitet vetëm për një gënjeshtër, atëherë ç`mund të themi për mëkatet e tjera dhe imoralitetin? Sa më afër të jetë engjëlli ndaj robit, aq më shumë kontroll, bindje dhe dominim do të ketë mbi të, kjo në atë masë sa engjëjt do të angazhohen më çështjet e tij të kësaj bote, të vdekjes dhe të ringjalljes. Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: "E s'ka dyshim se ata që thanë: "Allahu është Zoti ynë!" dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes) "Të mos frikësoheni dhe pikëlloheni, ju përgëzoheni me lajm të mirë për xhenetin që u premtohej".(U thonë) "Ne kujdesemi për ju si në jetën e kësaj bote po ashtu edhe në botën tjetër ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka që kërkoni", (Fussilet:30-31).
Rrjedhimisht nëse rritet prania e engjëllit, ky do të flasë në përkrahje të tij dhe do ta frymëzojë atë me gjykime të shëndosha, por nëse rritet prania e shejtanit, ai do të flasë me fëlliqësi dhe të pavërteta në një shkallë të tillë, saqë njeriu mund të flasë në përkrahje të shejtanit.
Mëkatari do të çojë një jetë të mjerë dhe fatkeqe. Për më tepër, në varr do të marrë ndëshkim të ashpër dhe ne Botën e përtejme tortura të ashpra. Allahu, më i Larti thotë: "Për atë që i kthen shpinën udhëzimit tim, sigurisht që do të ketë një jetë fatkeqe dhe Ditën e Gjykimit Ne do ta ringjallim atë të verbër". (Ta Ha:124).
Jeta fatkeqe vazhdon edhe në torturat e jetës varrit dhe nuk ka dyshim, se kjo jetë është pjesë e jetës fatkeqe. Ajeti kuranor flet mbi gjëra më të përgjithshme, ndonëse është një mohim në kontekstin e vërtetimit, por kuptimi provon, se ai flet në përgjithësi. Allahu i Lartësuar e bëri jetën fatkeqe si rezultat i kthimit të shpinës ndaj mesazhit të Tij. Kështu që njeriu do të jetojë një jetë fatkeqe në varësi të braktisjes që i ka bërë ai mesazhit të Allahut, edhe nëse mëkatari gëzon lloje të ndryshme përfitimesh në këtë botë.
Por do të ketë humbje, poshtërim dhe dhimbje brenda zemrës së tij, gjë që do ta privojë atë nga shijimi i këtyre përfitimeve. Për më tepër shijimi i këtyre përfitimeve do të shkrihet në helmimin e robit nga dëshirat, dashurinë e kësaj bote dhe etja për dominim, të cilat janë më të rrezikshme sesa dehja dhe alkooli.
Kjo ndodh për arsyen se robi do të mund ta kthjellojë mendjen nga ndikimi i këtyre të fundit, por nga ndikimi i të mëparshmeve, ai do të jetë i aftë ta kthjellojë vetveten vetëm me vdekje. Kështu jeta fatkeqe vjen si rezultat i kthimit të shpinës ndaj mesazhit të Allahut, të cilin Ai e dërgoi me anë të Profetit të Tij (paqja qoftë mbi të), si në këtë botë, në varr dhe në Ditën e Ringjalljes.
Vërtet sytë, zemra dhe vetja do të jenë në paqe dhe kënaqësi vetëm me Zotin e tyre, kur ato i binden ligjit të Tij hyjnor. Kështu ai sy, i cili kënaqet me Allahun, do të jetë i pëlqyer nga çdo sy dhe ai sy, që nuk kënaqet me Allahun, do të ketë dhimbje të jashtëzakonshme në këtë botë. Në fund të fjalës së tij mbi pasojat e mëkatit Ibn Kajjim thotë:
"Shiheni Botën e Përtejme si një të vërtetë të jetuar dhe hulumtoni e meditoni mbi Urtësinë e Allahut në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Si rrjedhim, ju pa dyshim do të mësoni, se kjo botë është vendmbjellja dhe personifikimi i botës tjetër. Kështu vendi i njerëzve në Botën e Përtejme, lidhur me lumturinë apo fatkeqësinë, bazohet në vendin e tyre në këtë botë, sipas shkallës së besimit dhe veprave të drejta. Me Allahun është suksesi".
Abdullah Ibn Abbas ka thënë: "Vepra e mirë është shkëlqim në fytyrë, dritë në zemër, bollëk në jetë, forcë në trup, dashuri në zemrat e njerëzve. Dhe vepra e urryer është zi në fytyrë, errësirë në varr dhe zemër, dobësi në trup, varfëri në jetë dhe urrejtje në zemrat e njerëzve".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top