Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pasojat e fjetjes në shpinë, në krah dhe në bark?

Pasojat e fjetjes në shpinë, në krah dhe në bark?



Dr. Janet Kennedy ka zbuluar pasojat e pozitave në të cilat flenë njerëzit – në shpinë, në krah dhe në bark. Ajo thotë që pikërisht fjetja në bark është varianti më i keq, sepse krijon shtypje të pakëndshme në qafë dhe shpinë.


Fjetja në bark bën presion shtesë në nyja dhe muskujt, gjë që mund të shkaktojë dhimbje, ndjesi therje gjilpërash dhe mpirje të gjymtyrëve.
Mund ndihmojë vënia e jastëkut nën kokë, mirëpo kjo nuk është poza e dëshirueshme për të fjetur.


Kennedy shton se për boshtin kurrizor më së miri është fjetja në shpinë, mirëpo kjo pozë shton shanset për gërhitje dhe, nëse keni probleme me të, – mos flini në shpinë. Fjetja në shpinë nxit qarkullimin e gjakut në tru. Shpina, qafa dhe supet janë në një pozicion neutral, dhe në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e shfaqjes së dhimbjes së shpinës.


Përfundimisht pozën më të mirë kjo mjeke e ka veçuar – fjetja në krah. Në këtë pozë kanalet e frymëmarrjes janë të hapura, andaj kjo pozitë është zgjedhja më e mirë për njerëzit të cilët kanë apne (pengesa në frymëmarrje në gjumë) dhe ata të cilët gërhasin. Kjo pozë mund të jetë problem edhe për boshtin kurrizor, mirëpo kjo mund të zgjidhet me vënien e jastëkut midis gjunjëve, në mënyrë që boshti kurrizor të qëndrojë drejt.

Personat të cilët flenë në krah nuk kanë arsye të shqetësohen.

Mënyra më e mirë është që të përpiqeni të flini në një pozitë të caktuar, sepse do ta mësoni ngadalë trupin me pozitën e re të gjumit, dhe pas një kohe ajo do të bëhet një pozitë në të cilën do ta kaloni pjesën më të madhe të natës. Për fat të keq, ne nuk mund ta kontrollojmë pozitën në të cilën flemë, por mund ta fusim gradualisht në rutinën tonë të gjumit një pozitë të caktuar.




/Te/
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back