fcbesia
Anëtar i Respektuar
Ky është një libër memorial - dokumentar i rëndësishëm që vjen në kohën e duhur, në 10-vjetorin e Konferencës së Rambujesë, që hodhi themelet për zgjidhjen e të ardhmes së Kosovës dhe përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si rrjedhojë e kësaj Konference. Autori i librit, historiani, diplomati dhe politikani i njohur Paskal Milo, ka qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997 - 2001, në momentet nga më të rëndësishmet dhe më të vështirat të historisë së kohës së sotme për vendin dhe botën shqiptare në Rajon, që njihen tashmë në historiografi dhe media si vitet e konfliktit në Kosovë. Konciz dhe i drejtpërdrejtë, i përpiktë, shkruar këndshëm dhe me ngjyra letrare, "Ditari" i Milos, i hedhur në letër në momentet kur kanë ndodhur ngjarjet dhe i botuar me besnikëri sipas shënimeve të asaj kohe, është një kontribut i vyer për të kuptuar atmosferën kur u zhvilluan ngjarjet dhe ku vepruan aktorët kryesorë të këtyre viteve, personalitetet më të njohur të botës shqiptare dhe ata ndërkombëtarë. Të vërtetat që dalin nga botimi i këtij libri, të thëna e të pathëna për arsye të ndryshme gjatë këtyre 10 vjetëve, janë një ndihmesë e çmuar për të kuptuar realisht ato që kanë ndodhur gjatë kohës së Konfliktit, në Kosovën e pasluftës e deri më sot. Përpos vlerave njohëse dhe rëndësisë për historinë, idetë dhe mesazhet që marrim nga ky libër - ditar janë të shumta, por stigmatizimi i natyrës kriminale të regjimit të Millosheviçit, mbështetja e fuqishme dhe e vendosur ndërkombëtare, qëndrimi i vendeve fqinje, roli historik i vendimit të vështirë të Delegacionit Shqiptar për të firmosur në Rambuje, qëndrimi i secilit anëtar delegacioni dhe sa ndikoheshin nga pozicionet politike që përfaqësonin janë disa prej kulmeve që ngjallin dhe më shumë kuriozitet për lexuesit.
Titulli: DITARI I NJث MINISTRI Tث JASHTثM
KONFLIKTI I KOSOVثS 1997 – 2001
Autori: PASKAL MILO
Botoi: Toena
Faqe: 480
اmimi: 1500 lekë
IBRAHIM RUGOVA NUK BASHKثPUNON ME QEVERINث SHQIPTARE
31 maj 1998
Edhe këto dy javë politikën tonë të jashtme e ka dominuar çështja e Kosovës. Bisedimet vetëm sa kanë filluar. Pas takimit në Beograd Millosheviç-Rugova, midis të dy palëve u bë edhe një takim tjetër në nivel më të ulët në Prishtinë, ndërsa në 5 qershor është lënë takimi i tretë. Ashtu si edhe dyshoja, partitë politike në Kosovë u përçanë për çështjen e bisedimeve. Rugovën e sulmuan pothuajse të gjithë, përfshirë Demaçin dhe Qosjen. UاK-ja vazhdon të rritet dhe të popullarizohet në dëm të influencës dhe reputacionit të Rugovës. Ne nuk kemi informacione dhe lidhje të drejtpërdrejta me Rugovën. Ai po u shmanget kontakteve me ne dhe kjo është e çuditshme. I ngarkuari ynë me punë në Beograd, F. Nova disa herë ka kërkuar ta takojë, por ai është shmangur. Përfaqësuesi i Kosovës në Tiranë, I. Rahmajli është i painformuar ose është i porositur të mos na informojë. Se cila është arsyeja, koha do ta tregojë. Për mendimin tim, në këtë rast Rugova vepron gabim. I pëlqen ose jo Nano apo qeveria shqiptare, ata janë përfaqësuesit e shtetit amë që po investon dhe që po rrezikon kaq shumë sot në situatën në të cilën ndodhet vendi. Rugova e ka për detyrë që të bashkëpunojë me ata. Ne jemi angazhuar totalisht brenda
vendit dhe në planin ndërkombëtar për Kosovën, po rrezikojmë Shqipërinë dhe po përgatitemi të presim edhe refugjatë. Rugova, këto ditë së bashku me F. Aganin, B. Bukoshin, V. Surroin ishin në SHBA-ja, ku u pritën nga presidenti Klinton, sekretarja e shtetit Ollbrajt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Ftesa dhe pritja ishin një mesazh i
qartë që amerikanët u dhanë të gjithëve: "Kosova po përfshihet në sferën e interesave amerikane së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë". Mendohet se Rugova u ka kërkuar amerikanëve dhe këta e kanë kuptuar se UاK-ja nuk duhet të quhet terroriste. Në fakt, në deklaratat e fundit të BE-së dhe NATO-s për Kosovën, UاK-ja nuk cilësohet më terroriste dhe as nuk përdoret më kjo fjalë. Beogradi dhe Moska e shfrytëzuan dhe përfituan mjaft nga përdorimi i këtij termi. Amerikanët disa herë na kanë kërkuar që të mbështesim fort publikisht
Rugovën dhe ne e kemi bërë. Ata kanë frikë nga rënia e popullaritetit të
tij dhe prandaj e ftuan në SHBA. Kam përshtypjen se amerikanët, pas ardhjes së Hollbrukut, sikur e ulën intensitetin e kontakteve. Ne ua thamë, por, si duket, ata e kuptuan se ne mund të ndikonim pak te Rugova.
DELEGACIONI SHQIPTAR ثSHTث I MPIRث PARA PثRGJEGJثSISث Sث MADHE
19 shkurt 1999
Gjithnjë e më shpesh më takon të hedh shënime në aeroplan. Këtë po e
bëj tani, në orën 23.00 në linjën Kajro- Xhedah (Arabia Saudite) ku po shkoj për një vizitë zyrtare 24-orëshe. Sot deri në momentin që hipa në aeroplan, jam marrë me zhvillimet në Rambuje. Në mëngjes erdhi kryeministri Majko në mbledhjen e kolegjiumit të Ministrisë, ku u diskutua për fazën finale të Konferencës mbështetur edhe në nformacionet më të fundit që kishim. Më vonë prita pjesëtarë të familjes Jashari nga Kosova ku vitin e kaluar u vranë 52 anëtarë të saj. Nga kjo familje doli edhe komandanti i parë i UاK-së, Adem Jashari. Në fund dhashë një intervistë të gjatë në televizionin shtetëror për Rambujenë.
Nesër është dita e fundit e Konferencës. Sipas Grupit të Kontaktit, nëse
nuk do të nënshkruhet marrëveshja, do të ketë sanksione. Shanset për marrëveshje sot kanë qenë fare minimale. Millosheviçi dhe serbët po rezistojnë fort para presioneve të NATO-s dhe veçanërisht të amerikanëve. Hill sot shkoi prapë në Beograd, por nuk u prit nga Millosheviçi. Ky i fundit ka deklaruar se Kosovën, serbët nuk kanë për ta dhënë dhe sikur të shkatërrohe te gjithë Serbia! Millosheviçi dihet që luan fort deri në fund, por këtë herë luan dhe për fatin e tij personal. Ollbrajt ka ardhur përsëri në Rambuje. Thonë se mund të shkojë dhe në Beograd. Nuk besoj se amerikanët do të tërhiqen këtë herë dhe do të pranojnë sfidën e Millosheviçit. Hilli ma ka pohuar synimin. Si po vijnë punët, lufta është në fije të perit dhe do të na duhet të përballojmë rreziqe të mëdha e të shumta. Delegacioni shqiptar në Rambuje është
i mpirë, i frikësuar para përgjegjësisë së madhe për të hedhur firmën në
letër dhe para presionit që bëjnë segmente të UاK-së në terren për të mos nënshkruar n.q.s nuk përmendet referendumi në marrëveshje dhe nëse parashikohet që UاK-ja të shpërndahet pas marrëveshjes. Gjendja është me të vërtetë kritike. Sot Hashim Thaçi u largua nga Rambuje për në Lubjanë të Sllovenisë për të takuar A.Demaçin, me të cilin do të diskutojë rreth marrëveshjes. Demaçi është përfaqësues i atyre që kanë kundërshtuar dhe biseda me të ka pasur rëndësi për të përcaktuar qëndrimin e nesërm të delegacionit shqiptar. Ne sot dhamë mesazhin se vendimin do ta marrin vetë shqiptarët e Kosovës. Ne nuk na takon të marrim më tepër përsipër. Megjithatë, shqiptarët nuk duhet që të bëhen shkaktarë të dështimit të Rambujesë. Ata janë në pozitë të vështirë dhe delikate. Ne edhe sot jemi përpjekur t'i ndihmojmë.B. Shala tha se ndërhyrja ime te Hilli ka qenë e mrekullueshme. NATO-ja është bërë gati për ndërhyrje. Diplomatët e huaj kanë filluar të largohen nga Beogradi. Përsëri taktika e fillimit të tetorit të vitit të kaluar kur u arrit marrëveshja Hollbruk- Millosheviç. A do të tërhiqet nesër Millosheviçi? Po rusët a do të ushtrojnë presion? Të gjithë po presin me ankth orën 12.00 të ditës së nesërme,e shtunë 20 shkurt.
V.O
Berisha këto tri ditët e fundit doli me tezën e pavarësisë së Kosovës. Me
patetizmin e tij karakteristik u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të
luftojnë për pavarësinë. Ai e di mirë se tani pavarësia është e pamundur.
Atëherë pse e shpalli me kaq forcë e pasion? U inkurajua nga ongresmeni amerikan trafikant që Hilli e quajti të çmendur (crazy) apo kërkon të luajë kartën e nacionalistit e të fitojë ndonjë pikë, sepse e kuptoi se ne kishim iniciativën gjatë gjithë kësaj kohe për Kosovën dhe fituam më shumë autoritet në sytë e kosovarëve? Koha do ta tregojë.