Pashka, mesazhi i Papa Françeskut: T’i jepet fund masakrës në Siri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pashka, mesazhi i Papa Françeskut: T’i jepet fund masakrës në Siri

100651683_mediaitem100651680.jpg


Në Meshën e Shenjtë të Pashkëve, Papa Françesku nga Vatikani ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “kërdisë” me jetët njerëzore në Siri.

Ai gjithashtu kërkoi nga Perëndia që të shërojë plagët në Sudanin e Jugut dhe në Republikën Demokratike të Kongos dhe kërkoi dialog mbi gadishullin Korean. Papa Françesku tha se fuqia e mesazhit të krishterë i dha shpresë të privuarve.

Kjo përfshin emigrantët dhe refugjatët, për të cilët ai tha se ishin “aq shpesh të refuzuar nga kultura e sotme e mbeturinave”.

Mijëra njerëz ishin në Sheshin e Shën Pjetrit për ta dëgjuar Papën të fliste nga ballkoni i bazilikës.

“Sot ne lutemi për të mbjellë frytet e paqes mbi të gjithë botën, duke nisur nga toka e dashur dhe e përvuajtur e Sirisë, populli i së cilës është lodhur nga një luftë në dukje e pafund”, tha Papa.

“Kjo Pashkë, drita e Krishtit të ringjallur le të ndriçojë ndërgjegjet e të gjithë udhëheqësve politikë e ushtarakë, në mënyrë që t’i jepet fund sa më shpejt masakrave ende në zhvillim, në mënyrë që ligjet humanitare të mund të respektohen dhe që të mund të parashikohet lehtësimi i dërgimit të ndihmave, aq shumë të domosdoshme”.

100652458_mediaitem100652457.jpg


Gjatë këtyre 5 viteve të qëndrimit të tij në krye të Kishës Katolike, Papa Françesku ka folur vazhdimisht dhe me vendosmëri në dënimin e konfliktit sirian. Në vitin 2013, ai u vlerësua për udhëheqjen e një opozite morale ndaj ndërhyrjes ushtarake perëndimore.

Ndërsa duke iu rikthyer rajonit më në tërësi, ai tha këtë të dielë se “ne lutemi për frytet e pajtimit në të gjithë Tokën e Shenjtë, që po përjeton gjithashtu gjatë këtyre ditëve plagët e një konflikti të stërgjatë që nuk po i kursen të pambrojturit, për Jemenin dhe të gjithë Lindjen e Mesme, në mënyrë që respekti i përbashkët të mbizotërojë ndaj çdo përçarjeje dhe akti të dhunshëm”.

Sa u përket marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, Papa Bergoglio tha se shpreson që bisedimet, që synojnë të sheshojnë tensionet afatgjata në gadishullin Korean, të mund të avancojnë në paqe e harmoni.

Ati i Shenjtë shprehu shpresën dhe besimin e tij edhe për dhënien fund të konflikteve dhe përçarjeve në Ukrainë e Venezuelë.


(gazeta-Shqip.com)
 
U desh pikerisht kjo dite qe te beje propagande politike, edhe papa. loool


Fjalet e tija ne vesh te perendise. lool
 
Back
Top