Pashaporta shqiptare në kohën e Zogut

Lauri

Anunnak
Gjashtë pikat kryesore në pashaportën e kohës së Zogut.
2B7D4D28-F309-4078-B28A-5B5A43E243CF.jpeg
1. Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.
 
I permbush k’to pika une @Lauri ? 😎
 
Ka harru piken e 7te zogza.

7. Mbasi ta nderosh flamurin merr arin dhe shperngulu ne Itali
Nuk e kuptova qarte k’te ?
A mund te na e shpjegosh pak me qarte .. te lutem .😊
 
Nuk ka shume per te shpjeguar. Mbreti yne i dashur Zog kur u largua nga Shqiperia zbrazi thesarin e shtetit. Kaq.
K’te e dija .. por gjithsesi Flm .☺️
 
K’te e dija .. por gjithsesi Flm .☺️
Tani per sqarim se mduket e ke keqkuptu. Me zogza e kisha per mbretin Zog sepse kurora ishte autoriteti qe leshonte pashaportat. Tani shakaja ish qe qe zogza (mbreti Zog ne ket rast) ishte hipokrit. Flm 😊
 
Fantastike kjo!!
Kam diku ne arkivin tim disa info per kte, madje shume interesante, qe tregojne sesa partriot ishte Mbreti Zog ne fakt, perkundrazi doktrines se famshme komumiste/demokratike...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top