"Pashaport" JO -Covid 19!

Hope

◕‿◕
Duke mar parasysh aktualitetin botror, ka 2 kategori njerzish - ata qe besojne qe ekziston semundja e qe eshte dicka serioze e ata qe e injorojne ose e konsiderojne nje grip te thjesht.
Duke qene se spitalet, mjeket edhe materialet mjeksore jane te limituara (e mbase do arihet te vendoset kush ka leje te kurohet e kush jo....), me lind pyetja -
Per kategorine e njerezeve qe e shikojne Covid 19 si nje forme te lehte gripi dhe nje kompllot botror per te fundosur ekonomine e per te nxjere driten e pa-njohur te kush e di ca ekstra-terestri... a do ishit dakord te firmosnit nje dokument/pashaport ku merni persiper qe nuk kerkoni ndihme mjeksore ne rastin qe infektoheni me Covid?
E merni persiper te rini ne shtepi me cdo kusht, pavarsisht formes nqs ju ndodh te semureni (larg qoft, se nuk ja uroj askujt)?

Une besoj qe eshte kollaj te flasesh sa ske qene i semure ti ose ndonje i aferm qe ka qene i shtruar ne reanimacion ose ka vdekur.... Sepse ne momentin qe gjerat behen serioze, papritur te gjithe kthehen ne besimtar...
 
Une bej pjese tek grupi i pare. Madje kete ditet e fundit akoma dhe me shume. Kjo per faktin qe kjo semundje ka prekur disa nga njerezit e mi te aferm. Kam pasur dhe raste kur 1 miku ik punjors bashkie vdiq nga covid muajij e kaluar dhe ne moshe te re. Por ama besoj dhe qe eshte nje komolot boteror me skenar dhe zgjidhje kur te duan ata.
Shpresoj te mbaroje sa me shpejt kjo enderr e keqe. Nuk eshte vetem pasiguria e jetes qe te tmerron por dhe situata ekonomike dhe shendeti mendor i te gjitheve.
 
Une nuk besoj akoma se eshte aq virus i madh e i keq si e shfaqin mediat. Besoj se eshte nje grip, ku ata te cilet nuk i kane punet mire me imunitet, i demton, e disave edhe u shkakton vdekje, si cdohere keshtu ka qene.
 
Ne fillim gjith ishim te pajtimit mbase eshte diqka e sajuar.por nga ato se kan kalu disa njerz te aferm,tani me nuk kam dyshim se eshte nje virus qe din me kan shum i keq..

Zot mbroj gjith .Amin
 
E ke tek bebet ne foto?‍♀️?
Andej e pash.
Faleminderit shumë. ☺️?
Po ku e gjete mi ?

Tema:
Unë bëj pjesë te grupi 2 me ca ndryshime. Nuk është edhe aq virus i thjeshtë sepse hyn në kategorinë e SARS, por që nuk e lë anash dyshimin se shfrytëzohet nga pushtetet për qëllime tjera.
Babi im u prek nga Covid-19. Një javë kritike, në izolim shtëpiak dhe i trajtuar me antibiotik. Në moshë 70+, i diagnostikuar me sëmundje kardiovaskulare, pulmonare dhe diabet. Pa pasoja të rënda përveç humbje peshe 10 kg. Është në rikuperim e sipër me ritëm të ngadalshëm.
Ç’të them? Bagazhi im profesional ka ndikim në bindjet e mia.
 
Mendoj se e kam kaluar,dhe nuk eshte se ka ndonje ndryshim me gripin.Te njejtat simptoma,edhe me te lehta.Vec se te humbet shija dhe nuhatja per dy-tre dite.
 
Duke mar parasysh aktualitetin botror, ka 2 kategori njerzish - ata qe besojne qe ekziston semundja e qe eshte dicka serioze e ata qe e injorojne ose e konsiderojne nje grip te thjesht.
Duke qene se spitalet, mjeket edhe materialet mjeksore jane te limituara (e mbase do arihet te vendoset kush ka leje te kurohet e kush jo....), me lind pyetja -
Per kategorine e njerezeve qe e shikojne Covid 19 si nje forme te lehte gripi dhe nje kompllot botror per te fundosur ekonomine e per te nxjere driten e pa-njohur te kush e di ca ekstra-terestri... a do ishit dakord te firmosnit nje dokument/pashaport ku merni persiper qe nuk kerkoni ndihme mjeksore ne rastin qe infektoheni me Covid?
E merni persiper te rini ne shtepi me cdo kusht, pavarsisht formes nqs ju ndodh te semureni (larg qoft, se nuk ja uroj askujt)?

Une besoj qe eshte kollaj te flasesh sa ske qene i semure ti ose ndonje i aferm qe ka qene i shtruar ne reanimacion ose ka vdekur.... Sepse ne momentin qe gjerat behen serioze, papritur te gjithe kthehen ne besimtar...
Une kam qene , jam pro mbajtjes se maskes dhe i marr te mireqena ata qe thone se eshte epidemi e rrezikshme.

Duke dashur te bej avokatin e djallit te them vetem nje gje-Fakti qe une besoj se eshte komplot por ne rast se semurem rende shkoj ne spital nuk perjashton faktin qe mund te jete komplot.
Sepse une mund te kem semundje bashkeshoqeruese dhe mund te gjej edhe vdekjen por jo si pasoje e covid-it.
 
Gripi, i thjesht apo jo, po semundje mbetet.

Jam ne kontakt me klient te cfare do lloj tipi perdit, biles dhe me te semure (me probleme shendetsore te renda) qe me ato 2 gr fuqi qe kan, dalin dhe spysin fare... dhe me prostituta (un e di dhe ato e din qe un e di) etj etj etj dhe masken e kam te veshur non stop. Me merret fryma dhe mkap dhimbja e kokes sepse e mbaj veshur per shum ore. Por ka dhe me keq... qe jo vetem masken por dhe ate me vizier perpara.

Brenda meje mund te them sa te du un "oh cme can... grip fundja eshte" por sma mban by**tha kur mendoj se sa kan humbur personat e tyre te dashur dhe skan patur as mundesi ti varrosin apo ti japin nje pershendetje te fundit nga nje mut xham spitali.

Shoku babit tim humbi jeten sepse gruaja punonte mes pleqve, asintomatike ajo... femijet asnje lloj problemi. Luftoi gati 3 muaj por pa shpresa... qe ta shifje para? Kurr sdo ta kishte imagjinuar njeri ?
 
Duhet te mbahen masat qe ekipet e mjeksise dhe shendetesis thone,ne forme rigoroze dhe me ndergjegje te paster,qe keto veprime behen dhe per veten tone,por mbi te gjitha per moshat e treta dhe njerzit qe kane probleme kronike shendetsore.
Por ama,Mendoj qe informacioni kaq i zi neper media po vepron shume keq te te gjithe psikollogjia e turmes njerzore.
 
4 vite... dhe kur lexon tema te tilla te rrenqethet mishi sesa e forte dhe sa ndikuese eshte makineria e terrorit mediatik per njerezimin.
Une e bej shpesh kte leximin ne te kaluaren dhe perhere habitem sesi njeriu bie ne kurth identik si nje dele e pa qethur ne ferrat e dëndura.
Dhe sot ka akoma nga ata qe dalin e sillen me maska verdalle dhe "mburren" me to duke numeruar "gjilperat" sikur te ishin "shqiponjat" e legjionareve Romake.
Ky civilizimi jone eshte identik si stalla e deleve, mbase dhe me keq ne disa raste.
 
Vetem qe te lexoj komentin tend … hyra tek kjo tema . 😆
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top