fcbesia
Anëtar i Respektuar
Shkruan: Petrit Osmani
Pasaporta shqiptare për shqiptarët jashtë kufijëve të Republikës së Shqipërisë, i dha një tjetër dimension pas-festës së 100 vjetorit. Analistë, politikanë, publicist filluan të shkruanin, të debatonin dhe të jepnin shembuj PثR dhe KUNDثR duke dhënë ose jo edhe precendetë të tjerë, përkitazi me temën.
Duheshte që të vinte 100 vjetori i krijimit të shtetit të parë modern shqiptar, që liderët e politikës të shfaqnin shpirtin e tyre patriotik e atdhedashës duke ndezur masat e njerëzve nëpër sheshe e media me fjalime të zjarrta të stilit “xhamadani vija vija”.
Populli i pamësuar me këtë lloj gjuhe, po fërkonte sytë të shihte në ishin ata në të vërtetë, apo është thjeshtë ndonjë konspiracion i montuar politik. Veshi i tyre nuk ishte mësuar t’i dëgjonte për mandate të tëra, syri nuk ishte mësuar t’i shohë e as t’i lexoj, as të djathtët e as të majtët, ndaj fjalët e tyre u vinin si një pëlhurë e bardhë që mbulonte gjithë kombin me paqe, lumturi dhe mirëqenie.
اdo ditë që kalonte, dhe afrohej data e 28-të, konkurrenca për të qenë më shumë patriot tashmë po kalonte çdo parashikim: Bashkim Kombëtar, Pasaportë për të gjithë shqiptarët, Thyerje kufijsh. Ky ishte trinomi i fjalëve në çdo ngjarje, kulturore, edukative, sportive apo çfarëdo tjetër gjatë gjithë gjysmës së dytë të muajit nëntor.
Shqiptarët shquhen për optimizëm por “dehja” nga festa e 100 vjetorit, i bëri ata të ëndërrojnë përsëri që bashkimi kombëtar, pasaporta e thyerja e kufijve vijnë me fjalime dhe deklarata pa lëvizur as edhe një lopatë për këtë punë. Dhe , ndodh si shpeshherë nëpër këso lloj fushatash të gjithë ata që ishin më pak entuziastë në këtë aspekt, etiketoheshin nga gojëkqinjë deri tek më e rënda, tradhëtarë!
Skena politike shqiptare tashmë kishte filluar shfaqjen e vet. Aty rolin e Ismailit të 1912-ës, do ta merrte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kushtetuta e të cilit, bashkimin kombëtar e ka të shprehur në preambulë të saj.
Ai bashkë me kryeministrin e Kosovës, po bënin thirrje për bashkim, për shembje kufijsh, libra historie të përbashkëta, por si për ironi të njëjtët kufi që ata duan t’i shembin punojnë policët e Republikës së Shqipërisë dhe ata të Republikës së Kosovës!?
Në dy dekadat e fundit, më saktë që nga viti 1991, kur u vendos demokracia deri më sot, janë plotë 11 kryeministra që kanë qeverisur me Shqipërinë (disa madje edhe me më shumë se një mandat).
Asnjëri prej tyre nuk morri as guximin dhe as autoritetin që aktin më të lartë juridik dhe politik të vendit ta vë në zbatim.
Asnjëri prej tyre s’u kujtua të lexonte premabulën (ndonëse e kishte në faqen e parë), dhe asnjëri prej tyre nuk u kujtua të lexonte nenin 8 pika 1 që “mbron të drejtat kombëtare të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë”.
Kryeministri aktual, po udhëheq në mandatin e tretë, dhe kur zgjedhjet e qershorit 2013 po afrohen, ai u kujtua që pak muaj para tyre të lëshoj “bombën” për t’i pajisur shqiptarët me pasaportë shqiptare, por kjo gjë që sipas Berishës do të ndodhte vetëm “pas zgjedhjeve të qershorit”.
Mirë që u kujtua tani, por inicimi për ndryshimin e ligjit të fillonte pas zgjedhjeve lë një aromë fushate për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në verën e 2013-ës.
Praktika na ka treguar se premtimet e politikanëve tanë në të kaluarën janë shkelur e janë harruar sikru të mos ishin thënë kurrë, edhe kësaj radhe nuk besoj se ka ndonjë përjashtim.
Për fund:
Se shqiptarët do të bashkohen një ditë në një shtet kjo gjë është tashmë e pashmangshme e duam ose jo disa prej nesh.
Mos ta sjellim veten në gjendjen që i solli hungarezë kryeministri Orban, i cili u dha atyre shtetësi por nuk u dha të drejta të barabarta me ata që jetojnë brenda territorit hungarez.
Ky model do të ndante shqiptarin e Prishtinës dhe të Tiranës me më pak ose më shumë të drejta, pavarësishtë se të dytë posedojnë shtetësinë e shtetit të njëjtë.
Andaj si rrjedhojë e kësaj shteti shqiptar të vetmen sakrificë që duhet ta bëjë është: Implementimi i Kushtetutës së vet!
P.S. Ky shkrim eshte botuar edhe ne keto portale:
1. Pasaporta vija vija – Shqipmedia
2. Pasaporta vija vija - Opinione | ORAinfo.com - Nuk ndalet