Asnjë problem për qytetarët shqiptarë që duan të kalojnë kufirin dhe kanë pasaportë të vjetër, mjafton që kjo të jetë e vlefshme dhe brenda afatit.
Policia e Shtetit në një njoftim të sajin ka sqaruar se nuk është e domosdoshme pajisja me pasaporta biometrike për të dalë jashtë shtetit.
Sipas uniformave blu, probleme do të ketë vetëm për ata shtetas që zotërojnë një pasaportë të cilës i ka kaluar afati.
Për këta qytetarë është e domosdoshme pajisja me pasaportë biometrike.
*tch*