Pas Veton Surroit nga Kosova, Edi Rama po kërkon një ministër edhe nga Maqedonia?

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Edi Rama ka plot 77 deputetë që votojnë, çka do të thotë se ka ndërmend të ndryshojë strukturën e re të qeverisë.

Ndaj, sipas Koha Jonë, ai po përgatit me Fatmir Xhafën, njeriu ekspert për ligjet, projekte për ndryshimin e ministrive. Disa dikastere bashkohen në një ministri më të mëdha. Për herë të parë përmendet mundësia që një ministër në qevrinë e Shqipërisë të jetë nga Kosova, ku lakohet emri i Veton Surroit si ministër i punëve të jashtme. Burime të afërta me Ramën thonë se ai është duke kërkuar një kuadër të përshtatshëm për post ministror edhe nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë, por se ende nuk është përcaktuar.

Qeveria e re, e cila po strukturohet për në shtator:

1-Edi Rama, Kryeministër

2-Saimir Tahiri, zv/kryeministër

3-Arben Ahmetaj, ministër Ekonomisë dhe Financave

4-Fatmir Xhafa, ministër i Brendshëm

5-Veton Surroi, ministër i Jashtëm dhe Integrimit

6-Pandeli Majko, ministër i Mbrojtjes

7- Olta Xhacka, ministre Mirëqenies Sociale, Rinisë Ehe emigrantëve

8-Halim Kosova, ministër i Shëndetësisë

9-Vasilika Hysi, ministre e Drejtësisë

10-Erion Braçe, ministër Bujqësisë dhe Mjedisit

11-Taulant Balla, ministër i Transporteve

12-Ervin Bushati, ministër i Turizmit dhe Territorit

13-Damian Gjiknuri, ministër Energjitikës

14-Fidel Ylli, ministër i sporteve

15-Elisa Spiropali, ministre e arsimit dhe kulturës

Mësohet se ka debate në grupin e punës nëse duhet një ministri e vetme për emigracionin që të merret direkt me emigrantët për hallet e tyre, por edhe për t’i regjistruar në mënyrë që në zgjedhjet e vitit 2021 të votojnë për zgjedhjet parlamentare.
edi-rama-696x348.jpg
http://ina-online.net
 
Me shume me duket si spekulim mediatik.

Baton Haxhiu ka influence te madhe te Rama. Batoni dihet qe ka raporte tejet armiqesore me ish punedhenesin e tij, Surroin, prandaj me duket pak i mundshem emerimi i tij minister te Rama. Nejsa, ta shohim.
 
Edi Rama fitoi bindshëm zgjedhjet në Shqipëri, duke i krijuar atij komoditetin që ta krijojë vet Qeverinë, pa ndonjë partner e edhe për të eksperimentuar politikisht.

Një nga ‘eksperimentet’ e Ramës u tha të jetë Ministria e Jashtme, të cilën kryeministri shqiptar mund ta ketë rezervuar për dikë nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve INA.

Si emër për ta udhëhequr diplomacinë shqiptare është përforlur publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi .

Agjencia e lajmeve INA mëson se kryeministri Rama është interesuar që një ministri të drejtohet edhe nga ndonjë shqiptar nga Maqedonia.

Në këtë drejtim është lakuar emri i akademikut dhe veprimtarit, Rufi Osmani, i cili do të drejtonte ministrinë e ekonomisë dhe financave.
 
Back
Top