Pas "Vetevendosjes", edhe hakeret sulmuan EULEX-in

fshatari

Anetar
ër EULEX-in s'ka rehati. Pas sulmeve dhe kritikave të shumta nga të gjitha shtresat e shoqërisë, sot hakerët kosovarë kanë sulmuar ueb-sajtin e misionit të EULEX’it në Kosovë, EULEX Kosovo - European Union Rule of Law Mission in Kosovo, duke e porositur këtë mision se nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje kundër vullnetit të popullit.

Grupi i ashtuquajtur Kosova Hackers Group (KHG), në faqen e parë të ueb sajtit të EULEX’it, kanë vendosur një mesazh.

“Ju nuk mund t’ia shisni vendin tonë prapë Serbisë, ne kemi luftuar me gjak... Ne të rinjtë e Kosovës jemi të lodhur nga gënjeshtrat se EULEX-i është prapa popullit dhe nënshkruan marrëveshje për të shkatërruar të ardhmen e Kosovës... Ne që jemi e ardhmja, kurrë nuk do ta lejojmë këtë. Asnjë nuk është më i fortë se njerëzit në vendin e tyre. Mbane mend EULEX, se ju jeni të ftuar këtu për të na ndihmuar dhe jo të vendosni për neve... Siç kemi thënë Mirësevini, ne mund të themi edhe Mirupafshim ...", thuhet në mesazhin e hakerëve.

Mesazhi i hakerëve përfundon me vargun e njohur të këngës “Albanian”.

”Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag I die
Im proud to be an ALBANIAN”.

Sulmi i hakerëve vjen në kohën kur EULEX-i ka paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi me Beogradin, në fushën e sigurisë. Përveç tjerash, në këtë protokoll, kufiri i Kosovës konsiderohet “vijë administrative”.

Kundër protokollit janë shprehur edhe drejtuesit e institucioneve, ndërkohë që Lëvizja “Vetëvendosje”, ka reaguar më së ashpri, duke përmbysur dhe dëmtuar rreth 30 vetura të EULEX-it në Prishtinë. (express/albeu)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top