Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pas shfaqjes së gripit H5N8, Gjermania dhe Holanda urdhërojnë therjen selektive të pulave

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues

Pas shfaqjes së gripit H5N8, Gjermania dhe Holanda urdhërojnë therjen selektive të pulave​

1604671513876.png
Gjermania dhe Holanda kanë urdhëruar therjen selektive të pulave pasi u zbuluan raste të gripit të shpendëve në fermat e pulave.





Holanda urdhëroi therjen e 200 mijë pulave pasi zbuloi llojin e gripit të shpendëve H5N8 në një fermë në fshatin lindor Puiflijk. Në vitin 2018, gripi i shpendëve shkatërroi më shumë se 30 mijë zogj në fermat e vendit.

Gjermania po ashtu është e prekur nga shpërthimi i gripit të shpendëve pasi pulat u zbuluan të infektuarve në një fermë të vogël në Schleswig-Holstein në veri të vendit. Transmetuesi gjerman NDR raportoi se mbi 1 mijë zogj të egër të ngordhur u gjetën në bregdetin Nordfriesland.

Përhapja më e rëndë e gripit të shpendëve në Gjermani ndodhi në vitet 2016 dhe 2017 kur u asgjësuan mbi 900 mijë zogj. Gripi i shpendëve po ashtu u zbulua në një fermë shpendësh në qytetin veriperëndimor Frodsham të Anglisë, ku rreth 13 mijë zogj po përballen me therje selektive.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve së bashku me Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore paralajmëruan vendet e Bashkimit Evropian (BE) për shpërthime të reja. Agjencitë e BE-së u kërkuan vendeve evropiane të rrisnin masat e mbikëqyrjes dhe biosigurisë.

“Evropa Veriore dhe ajo Lindore duket se janë më të rrezikuara nga shpërthimet e reja duke pasur parasysh përvojën e kaluar”, u theksua në një deklaratë të përbashkët.

Sipas tyre, kur gripi i shpendëve u zbulua në të njëjtën zonë të Rusisë në verën e vitit 2015 dhe në atë të vitit 2016, epidemitë pasuan në Evropën Veriore dhe Lindore.

“Nëse modeli përsëritet këtë vit, gripi i shpendëve pritet të arrijë në të njëjtat zona të Evropës në vjeshtë ose në dimër”, thuhet më tej.



Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top