Pas postimit pro palestinezëve, në Izrael nis peticioni për ndalimin e transmetimit të këngëve të Dua Lipës

“Nuk është e përshtatshme që një stacion radioje i lidhur me IDF (Forcat Mbrojtëse Izraelite) të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”, kështu e nis shkrimin e përditshmja Jerusalem Post, referuar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.




Kjo e fundit pak ditë më parë rishpërndau një postim të regjisorit anti-izraelit, Vin Arfuso në Instagram, ku shfaqeshin pamje si IDF sulmonin palestinezët – postim ky i cili u fshi më vonë nga këngëtarja pas kritikave të shumta nga fansat izraelitë, të cilët e akuzuan Duan që po mban anë pa e ditur mirë çështjen se për çka bëhet fjalë.


Pas kësaj çështje, një peticion në Izrael tani po bën thirrje që këngët nga pop ylli britanik Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz, pasi artistja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim anti-Izrael, ku pretendohej se ushtarët e IDF-së qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera anti-Izrael.


Mbi 3,000 njerëz kishin nënshkruar peticionin që në mëngjesin e së mërkurës, shkruan Jerusalem Post.


Organizata “Im Tirzu” kontaktoi Ministrin e Kulturës, Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz për të kërkuar që peticioni të merret seriozisht dhe të ndalohet transmetimi i këngëve të saj.


Dua Lipa shprehet në mbështetje të palestinezëve, revoltohen fansat izraelitë dhe

Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmi, shpifja e gjakut, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”, ka shkruar organizata “Im Tirzu” në një letër drejtuar dy ministrave./Telegraf/ “Është e pakonceptueshme që një stacion ushtarak të vazhdojë të promovojë dikë që del kundër ushtarëve të IDF-së”, tha Dov Trachtman, menaxher i mediave dixhitale të Im Tirzu. “Koha është që Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Kulturës t’i japin fund këtij teatri absurd në të cilin antisemitet si kjo këngëtare vazhdojnë të transmetohen në valët e radios ushtarake”.




Në postimin që Lipa rishpërndau shkruhej: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë”.


“Djemtë e mëdhenj të këqij të #IDF kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët. Ata madje kanë këmisha që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë snajperi në stomakun e saj ku shkruhet ‘një gjuajtje, dy vrasje’”.


“Por mos u shqetësoni. Ata janë të gjithë terroristë, kështu që është gjithçka e kuptueshme. Ne e kuptojmë plotësisht”, shkruhej tutje në postimin që 24-vjeçarja shpërndau.


“Kur njerëzit thonë ‘Liri për Palestinën’, nuk do të thotë që muslimanët e frikshëm do të futen në Tel Aviv dhe do të shkatërrojnë festat argëtuese në plazh. Përkundrazi, është një kërkesë e thjeshtë për sovranitet dhe liri”, citohej gjithashtu në postim.


Për këtë, regjisori Vin Arfuso, një mik i Dua Lipës dhe autori i postimit që ajo ndau, shtoi disa fotografi ku shiheshin ushtarët e IDF-së pranë adoleshentëve palestinezë, duke thënë gjithashtu se ai po punon në një dokumentar që do të ishte edhe më tronditës.


Lipa publikoi albumin e saj debutues të titulluar në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë ka fituar dy çmime ‘Grammy’ dhe tri çmime ‘Brit Awards’.

Dua_Lipa_09_28_2018_-14_%2845816387795%29.jpg
 

Attachments

  • Dua_Lipa_09_28_2018_-14_%2845816387795%29.jpg
    Dua_Lipa_09_28_2018_-14_%2845816387795%29.jpg
    1.2 MB · Shikime: 0
  • Dua_Lipa_09_28_2018_-14_%2845816387795%29.jpg
    Dua_Lipa_09_28_2018_-14_%2845816387795%29.jpg
    1.2 MB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top