Pas blerësit të Kakomesë fshihet mafiozi bullgar

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
52994.jpg

Tirane-Pas blerësit zyrtar 30 vjecar të 29 hektarë tokë në bregdetin e Gjirit të Kakomesë , Jeko Kolev fshihet një emër i përfolur për lidhjet me krimin e organizuar ne Bullgari. Shqiptarja.com zbulon në numrin e sotëm se bëhet fjalë për Vasil Krumov Bozhkov i cili sipas kabllogramve të ish-ambasadorit amerikan në Sofje, zbuluar nga Wikileaks , është njëri prej gangsterëve bullgarë me një pasuri prej rreth 1.5 miliardë dollarë.
Bozhkov akuzohet nga amerikanët si përfaqësues i mafies bullgare që ka kapur jo vetëm ekonominë e vendit, por shtrihet dhe jashtë në rajon sic është rasti i Shqipërisë.
Kolev është në Tiranë përfaqësues i firmës “Balkan Roads” degë e kompanisë mëmë në Sofje të Bullgarisë.
“Balkan Roads” mbërriti në Shqipëri në 2008 ku “ngriu” fillimisht 20 milionë lekë si kapital fillestar për regjistrimin dhe krijimin e shoqërisë “BALKAN Roads” sh.p.k me bashkëpronar biznesmenin shqiptar Dritan Celaj. Kjo është dega shqiptare që bleu Kakomenë.

Kurse kompania mëmë është mjaft e njohur dhe fatkeqësisht drejtuesi i saj njhet për keq.
Në raportin vjetor të kompanisë bullgare “Holding Roads PCL” për vitin 2008 jepen të dhënase kjo kompani po krijon degër edhe në Shqipëri me qëllim pjesëmarrje në tenderët publikë për ndërtime dhe investime në infrastrukturë dhe turizëm.Me emrave të bordit, i pari renditet shtetasi bullgar Vasil Krumov Bozhkov i njohur në vendin e tij si një ndër biznesmenët më kontraversë dhe i hetuar prej vitesh për lidhje me krimin e organizuar dhe mafien ruse. Shqiptarja. Com zbulon më tej në numrin e sotëm se si hyri Bozhkov në Shqipëri dhe si arriti te fitonte tendera të rëndësishme rrugësh dhe blerjen e Kakomesë.

Shqiptarja
 
Back
Top