legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
BE: Sot fillon puna ndërtimore në urën në Mitrovicë, do hapet për të gjithë
(E plotësuar) - Pas disa shtyrjeve të afateve rreth heqjes së barrikadës dhe rivitalizimit të urës kryesore të Ibrit në qytetin e Mitrovicës, sot kanë filluar punimet mbi këtë urë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit, ndërsa, procesi që ka kushtuar rreth një milion euro është duke u realizuar nga Bashkimi Evropian.
Gjatë zhvillimit të punimeve ishte prezent edhe kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, derisa ka munguar kolegu i tij nga veriu Goran Rakiq.
Bahtiri u shpreh i lumtur për fillimin e rivitalizimit të urës, duke e quajtur ditën e sotme si ditë të mirë për qytetarët e Mitrovicës të të dyja pjesëve të qytetit.
Ai foli edhe për ndërtimin e xhamisë tek ura e Ibrit, për të cilën tha se ndërtimi i saj është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe kjo do të ndodhë.
Bahtiri: Qytetarët lëvizin në janar të vitit të ardhshëm
Image
Agim Bahtiri
Foto galeri
“Sot është një ditë e mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës pavarësisht nacionalitetit…Po vie radha edhe këtë park me hjek, pastaj bëhet rivitalizimi i gjithë urës, për të bërë të mundshëm bashkimin e qytetit dhe qytetarët, që qytetarët të lëvizin të lirë, por edhe automjetet, që do të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm…I falënderoj të gjithë qytetarët e Mitrovicës, të veriut dhe jugut, të cilët më kanë dëgjuar që të krijojmë një stabilitet… Ne kemi planifikuar në Bruksel se vendi tek xhamia është pronë e Bashkësisë islame dhe xhamia do të fillojë punën”, ka thënë Bahtiri.
Ai mungesën e kryetarit të veriut të Mitrovicës Goran Rakiq e ka arsyetuar duke thënë se aktualisht nuk ndodhet në Kosovë.
Ndryshe, sipas marrëveshjes së Brukselit të arritur në gusht të vitit të kaluar, krahas rivitalizimit të urës parashihet edhe rekonstruimi i rrugës kryesore në veri të këtij qyteti, që do të shndërrohet në zonë për këmbësorë, përkatësisht shesh dhe do të mbaj emrin e ‘Kral Petrit’.
Punimet të cilat po realizohen nga kompania “Sintek-K-ing” për Kosovë dhe Maqedoni, parashihen të përfundojnë pas pesë muajsh dhe ura do të hapet për qarkullim më 20 janar të vitit të ardhshëm. Para pak minutave ka filluar heqja e barrikadës dhe rivitalizimi i urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.
Punimet në këtë urë po fillojnë pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit, Marko Djuriq, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë, lidhur me urën në Mitrovicë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.
Image
Heqja e barikadës
Foto galeri
Pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet Ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe Krye - negociatorit, Marko Djuriq, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë do të fillojë sot, e diel, 14 gusht 2016.
Kështu bënë të ditur Bashkimi Evropian, që thonë se puna ndërtimore në urë do të fillojë sot në mëngjes në orën 10:00 duke iu qasur vend punimit përmes rrugës në pjesën jugore.
“Rivitalizimi i urës, investim ky në vlerë mbi 1.2 milion euro dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej. Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015.
Bashkë me të dy kryetarët e komunave, një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit.
“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt”, përfunndon njoftimi.
Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, saktësisht që nga përfundimi i luftës së Kosovës, po fillojnë punimet për lirimin e urës së Mitrovicës.
Sot pritet të fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumen Ibër në Mitrovicë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja për Dialog Edita Tahiri e cila tha se plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë.
Ndërkohë është zyra e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar për zbatimin e marrëveshjes.
Punimet të cilat do të nisin sot, do të realizohen nga “Sintek-K-ing” , një kompani e kontraktuar nga ana e Bashkimit Evropian.
Lexo të radhës
Mustafa: Fitorja e Majlindës dhuratë për Kosovën
“Vëllazëria Pronto”, manipulon dështimet ndër vite
Qytetarët protestojnë sërish të martën
Fjalë kyçe
Dialog
mitrovice
ura
http://botasot.info