Pas 11 vjetësh, Berisha kërkon falje për piramidat që sollën trazirat e vitit 1997

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Armand Maho
Tema

Pas më shumë se 11 vjetësh që nga trazirat e vitit 1997, Berisha ka kërkuar dje falje për sistemin piramidal që u ndërtua përgjatë viteve 1993-1997 në Shqipëri. Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një tryeze të zhvilluar me përfaqësues financiarë vendas dhe të huaj me temë “Tryeza e Tretë e Rrumbullakët me qeverinë e Shqipërisë, për investime të frytshme”, e organizuar në Tiranë nga grupi prestigjioz “The Economist”. Kryeministri u shpreh se gjatë asaj kohe kishte një vakuum total mjetesh për t’i bllokuar këto skema piramidale, të cilat sollën dhe një nga ngjarjet më të rënda të këtyre viteve tranzicion. “Ne jemi një vend që vuajti nga një sistem mashtrues të piramidave. Në atë kohë unë isha president i vendit dhe ne kishim një vakuum total mjetesh për t’i bllokuar ato. Unë pashë me kujdes, nëse ndonjë agjenci publike ishte e përfshirë në këto skema, ashtu siç ka ndodhur në disa vende të botës, por ky nuk ishte rasti i Shqipërisë. Vendi përjetoi një eksperiencë shumë të hidhur. Ishte jo-njerëzore dhe për këtë rast kërkoj falje. Por, në rastin e krizës financiare aktuale unë kam besim se komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë drejt zgjidhjes”, - u shpreh Berisha.

Falja

Falja publike e kryeministrit vjen në një kohë kur ai ka marrë sërish pushtetin pas tetë viteve në opozitë, që nga viti 1997. Në lidhje me këtë çështje pati akuza nga të dy krahët e politikës, të cilat fajësuan njëra-tjetrën për këtë çështje, por sërish rrethi u ngushtua në përgjegjësitë personale të personave që drejtonin këto firma. Tashmë, duket se ky kapitull është mbyllur, gjë që u bë e qartë dhe nga deklarata e kryeministrit. Sipas tij, e gjitha kjo erdhi nga lakmia njerëzore. “Ne arrijmë në një konkluzion shumë të mirë, i cili është përfundimtar dhe ka të bëjë me vendosmërinë për të mbrojtur tregun nga lakmia njerëzore”, - u shpreh Berisha. Në fjalën e tij kryeministri i cilësoi si suksese dhe privatizimin e ARMO-s, Albtelekomin, apo rrjetin e shpërndarjes së KESH-it. “Unë mendoj se kontributi kryesor i qeverisë është të luftojë korrupsionin. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa çështje të tjera. Ne do të bëjmë çdo gjë në këtë aspekt. اështja kryesore është lufta kundër korrupsionit. Ne kemi hyrë në një proces privatizimi, i cili ka qenë shumë i suksesshëm. Ne kemi privatizuar Albtelekomin, OSSH dhe ARMO-n”, - tha Berisha.
 
Attachments

  • Mars 97.jpg
    Mars 97.jpg
    13.9 KB · Shikime: 6
qa nuk i duam faljet e ketij se na ka derguar 20vjet mbrapa po do zoti nuk na ben ndonje tjeter piramide ky
 
pffffffffffffffffffffffff
njeriu me i papershtatshem per qeverisje
 
Mua me duket budallallek sinqerisht...
Pffffffff, te kerkosh falje se u talle me budallenjtLOLLOL

Mbaj mend nje dite, shkova me mamin tek Sudja, dhe nuk do me harroet kurre qe njerezit hidhnin leket si te ishin letra, pa pike fature, pa pike dokumenti...
Dilte Sudja tek dritarja dhe i bente nga nje pershendetje si Xhaxhi Enver dhe mileti fluturonte..

Qeverise i ve faj per trazirat jo per piramidat!
 
Eshte nje veprim shume fallc!!!!
 
yeeep shume dakord me ty motla
 
Ka gje zgjedhje ne Shqiperi tani shpejt??? Se gjithmone para zgjedhjeve na behen engjej politikanet tane..
 
kur ishte koha qe e akuzonin salen per firmat piramidale, hidhej sala perpjet duke thene qe skam gisht une ketu.
tani pas 11 vitesh , qe kush iku nga mend e kokes iku, qe ksuh ngeli pa shpi ngeli, dhe mendoi se populli ka rene rehat dhe e kane harruar ate cka ndodh, pa pike turpi del dhe kerkon falje, . SINQERISHT NUK E KUPTOJ ...............

tani qe ndodhi kjo e gerdecit, thot po te njejtat fjale qe ka thene per firmat, dhe pas 20 vitesh do dale te jap interviste duke kerkuar falje.
ore ka fytyr ky njeri apo jo??? po pse mo ca kujton ai se jemi popull qe na ka zene skleroza ne??????

sinqerisht i vetmi person qe kam me antipati eshte ky ketu qe kemi ne ne post.
 
Uroj dhe shpresoj qe Sala pas 20 vitesh te jete tek te shumtit,mos ta kemi mene politike...
 
Koka e falur nuk pritet, por kur falje kerkohet atehere kur ka vlere. Tani eshte teper vone, ajo falje per mua eshte = me 0
 
Back
Top