sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Analisti i njohur për çështjet e Ballkanit Gabriel Partosh komenton raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në Shqipëri.
Raporti paraprak i vëzhguesve u bë publik ditën e hënë në Tiranë.
BBC - Si e lexoni raportin paraprak të vëzhguesve të huaj për procesin e deritanishëm zgjedhor në Shqipëri.
Gabriel Partosh Mendoj se gjykimi paraprak është se zgjedhjet shënuan një fazë tjetër në maturinë e Shqipërisë si një vend demoraktik me një sistem të drejtë zgjedhjesh, por ka ende probleme që mbeten pezull dhe se ky është një proces gradual që nuk ka ndryshuar nga një zgjedhje tek tjetra. Pra, për të përdorur klishenë, është e qartë se ka vend për përmirësim.
BBC - Ju keni parë shumë raporte të vëzhguesve për zgjedhje në Shqipëri ndër vite. Si e lexoni ju gjuhën e këtij raporti paraprak?
Gabriel Partosh Përsëri e them se shënon një përmirësim, por nga ana tjetër ka një ndjenjë zhgënjimi që përmirësimi nuk ka qenë aq i madh sa do të kishin pritur disa vëzhgues apo disa politikanë apo zyrtarë të BE-së që ndjekin nga afër ngjarjet në Shqipëri. Mendoj se kjo i atribohet pjesërisht sistemit të ri të zgjedhjeve, që për momentin i ka bërë disa gjëra më të komplikuara.
BBC - A ka ndonjë aspekt të raportit paraprak që ju ka befasuar, pra ndonjë element që ju mendoni se autoritetet në Shqipëri mund të kishin vepruar më mirë për këto zgjedhje?
Gabriel Partosh Sigurisht që organizimi i një sistemi të ri zgjedhjesh, numërimi i votave, dhe teknikalitetet, përbëjnë një sfidë të re kur kalon nga një sistem në tjetrin. Dhe nuk është për t'u çuditur, pasi këtë mund ta presësh edhe në një demokraci të avancuar. اfarë është interesante, për shkak se rezutlatet duken se janë të ngushta, kjo nxjerr më në pah rivalitetin midis dy partive kryesore në veçanti. Dhe retorika në kuadrin e këtij rivaliteti është bërë më e nxehta sesa do të kisha parashikuar disa muaj më parë. Kjo i ul pak garancitë e Shqipërisë për sa i përket rrugës drejt integrimit evropian.
BBC - U mendua se sistemi i ri do të sillte një përfaqësim më real të forcave në parlament. A mendoni se kjo po ndodh me këto zgjedhje?
Gabriel Partosh Dy gjëra do të vija në dukje. Dua të them se në një afat të shkurtër kjo ka sjellë një farë konfuzioni, një lloj kaosi. Po shihet se duhet më shumë kohë për të nxjerrë rezultatet se ç'pritej. Por, kjo është një çështje afatshkurtër. Një një plan afatgjatë nuk mund të thuash se ka një sistem perfekt zgjedhor në botë. Sistemi i vjetër kishte shumë dobësi, shumë difekte. Edhe ky mund të ketë disa të tilla, por jam i sigurtë se është pak më i drejtë se sistemi i i mëparshëm.
BBC - A mund të prodhojë ky sistem një qeverisje të qëndrueshme?
Gabriel Partosh Një qeveri e qëndrueshme varet nga dy gjëra - nëse rezultatet rezultatet janë të qarta, dhe sigurisht nëse pranohen nga pjesa e klasës politike dhe nga popullsia e vendit. Nuk kam dyshim se në fund të fundit, në përgjithësi do të ketë një rezultat të drejtë dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të pasqyrohen në formimin e qeverisë dhe pastaj në një stabilitet relativ në të ardhmen.
*****
BBC nuk eshte i vetmi stacion i huaj qe u ka kushtuar vemendje zgjedhjeve ne Shqiperi. Edhe stacioni informativ Euro News e ka vendosur kroniken e zgjedhjeve ne Shqiperi, nder lajmet e para ne edicionet informative te tre diteve te fundit. Euronews ka terhequr ne vecanti vemendjen per festimet e parakohshme.
Shekulli