Partitë e vogla rrezikojnë mospjesëmarrje në zgjedhjet e tjera

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0809134543612_m.jpg
Përveç penalizimit financiar për fushatat e ardhshme 5 partitë në borxh me KQZ-në, do të përjashtohen nga të gjitha garat elektorale për 5 vjet nëse refuzojnë të kthejnë brenda muajit lekët e fushatës.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky është dënimi që Kodi parashikon për subjektet që morën fondet nga KQZ, por nuk arritën të siguronin asnjë mandat për në Parlamentin e ri.

Kështu deri në 31 gusht, Aleanca Demokratike, Agraro-ambientalistët, Partia Demokristiane, Demokracia Sociale dhe ajo Social Demokrate, duhet të kthejnë në KQZ 12.7 milionë lekë.

"Ne rast se nuk i kthejnë këto fonde atëherë nuk do të marrin financim me nga buxheti i shtetit, për pesë vitet e ardhshme por dhe nuk do të lejohen të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, në rast se sipas ligjit nuk do të kthejnë këto fondet të cilat janë marrë dhe janë të detyruara t’i kthejnë", thotë Arben Ristani, kreu i KQZ-së.

Ndërkohë, këto ditë KQZ do të hedhë dhe shortin për ekspertët kontabël që do të hetojnë financat e partive politike gjatë, para dhe pas 28 qershorit.

Sipas nënkryetares së Komisionit Qendror në tetor pritet dhe zbardhja e financimeve të fushatave, proces pas të cilit zgjedhjet e 28 qershorit do të mund të quhen përfundimisht të mbyllura.

"Për nga procedurat që jep Kodi shpresoj që deri në muajin tetor ne të kemi një përmbyllje dhe të këtij aktiviteti çka përben dhe tërësisht përmbylljen e gjitha problematikave zgjedhore të vitit 2009", thotë Dëshira Subashi.

Disa ditë nga skadimi i afatit për të kthyer paratë në KQZ, Nard Ndoka është i vetmi kryetar i partive të vogla, që pranon të kthejë paratë. Ndërkohë Neritan Ceka pohoi se nuk do ta bënte një gjë të tillë, gjatë një interviste për Alsat. *Alsat*
 
Back
Top