Partia Socialiste: Quo Vadis?

eGo0sTyle

System Engineer
ts


Zhvillimet e fundit politike në vend parathonë shumëçka në lidhje me aspektin organizativ apo strategjitë elektorale që do të ndjekin palët, por pak, për mos të thënë aspak, në aspektin përmbajtësor. Jo çdo gjë është veçanërisht e dukshme dhe e perceptueshme te Partia Socialiste, ku ka zhvillime të vrullshme me përplasje axhendash, fraksionesh dhe individësh, propozime të stërpërsëritura për ngritje grupe pune dhe ku po riciklohen “xhaketat e vjetra” nga “rruga e re”.Gjithsesi, ka pak ide se në cilin drejtim po shkon partia më e madhe opozitare e vendit, çfarë realisht përfaqëson ideologjikisht dhe kë kategori votuesish përfaqëson realisht. Janë disa pyetje që mund të shtrohen për të kuptuar realisht se në cilën fazë ekzistenciale të veprimtarisë së saj është ky formacion politik.
ثshtë një parti e tipit liberal, siç do t’i pëlqente kryetarit Rama, socialiste, social-liberale apo social-demokrate. Preferon një sistem qeverisjeje të tipit welfare, korporatist, apo neokorporatist? Preferon partneritetin publik-privat në Shëndetësi dhe Arsim, apo një ndërhyrje të fortë qeveritare? Cilin projekt zhvillimi mbështet, që do të jetë dhe kali i karrocës së ekonomisë shqiptare? اfarë synon të bëjë ndryshe nga maxhoranca aktuale? Nëse lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë parullat kryesore, si synohet të arrihet kjo gjë? Si do ta luftojnë papunësinë dhe si synojnë të ruajnë rritjen e qëndrueshme ekonomike në kohëra të paqëndrueshme? Cili do të jetë raporti me grupe të caktuara interesi dhe që natyralisht duhet të kenë një lidhje organike me këtë parti, si fjala bie sindikatat apo grupime të caktuara të shoqërisë civile?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që mund dhe duhet t‘i shqetësojnë grupet e punës së Partisë Socialiste, veçanërisht atyre të zgjedhurve për përgatitjen e një platforme të re politike të kësaj partie. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, perceptimi i përgjithshëm që u krijua ishte se përtej vakumit ideor të parullës “Përtej së majtës dhe së djathtës”, një program real qeverisës, apo së paku elektoral, i mungonte kësaj partie. Kjo parti opozitare mund fare mirë të identifikonte problemet e vendit, por jo të ofronte alternativë bindëse për çështje që lidheshin me problematikën kryesore në vend. اështje të tilla si të drejtat pronësore, reforma në Drejtësi, plan i duhur për reformën në Shëndetësi, në Arsim, qëndrime të qarta në politikën e jashtme, veçanërisht atë rajonale, plani dhe strategjia e përgjithshme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit e të tjera si kjo.
Nga ky moment, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita i ka të gjitha mundësitë të mendojë për përgjigjet, për alternativat që ofron, për mënyrën e përfaqësimit që mendon të ndjekë. Këto duhet se s‘bën të vijnë në plan të parë, pasi pa substancë dhe ide nuk ka frymë, dhe pa frymë opozitare nuk ka opozitë. Strategjitë e bojkotit apo rrugës institucionale, lejimit të fraksioneve apo ndalimit të tyre, të antagonizmit apo agonizmit si metodë e sjelljes ndaj kundërshtarit politik, apo të tjera nisma procedurale si këto, duhet dhe mund të vijnë vetëm pasi Partia Socialiste të ketë gjetur identitetin e saj të vërtetë.
Socialistët e këtij vendi nuk mund t‘i lidhë vetëm mënyra e ndarjes së tortës së pushtetit nëse arrijnë të fitojnë maxhorancën në zgjedhjet e ardhshme, por, mbi të gjitha, kjo është gjëja kryesore që i ndan. Ata duhet të krijojnë atë filozofi qeverisëse, të gjejnë vetëbesimin dhe koherencën e një programi që i bashkon në frymë kolegjiale, në vend që të thellojnë ndasitë me akuza bajate ndaj njëri-tjetrit, që nuk i shërbejnë aspak kulturës së debatit politik në Shqipëri. Mbi të gjitha, nuk i shërbejnë as opozitarizmit të vërtetë, përplasjes së alternativave për fatet e zhvillimit, ku opsionet e kësaj partie duhet të reflektojnë jo vetëm çfarë nuk është bërë, apo është bërë gabim nga maxhoranca aktuale, por edhe ç‘mund të bëhet ndryshe dhe si. Publiku duhet të besojë që të të ndjekë dhe të bëhesh legjitim në kërkesën për qeverisjen e shqiptarëve. Por, që të të besojë elektorati, në radhë të parë duhet të besosh te vetja. Dhe fryma ngjiz vetëm nga ide të reja, platforma alternative që përplasen, filozofi hapjeje ku përfshihen zërat ndryshe, koherencë në strategjitë e veprimit politik, votim demokratik nga baza të secilës kandidaturë për të dalë me kandidatët më të mirë e të tjera veprime si këto. Të shpresojmë që Partia Socialiste do ta gjejë rrugën e saj, filozofinë dhe identitetin e munguar, dhe të paraqesin në mënyrë bindëse dhe koherente arsyet pse duhet t‘i besohet drejtimi i vendit në 2013-n.


Panorama.
 
Back
Top