Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

eGo0sTyle

System Engineer
kuvendi-byroja-parlamentare-300x228.jpg

Buroja e Kuvendit nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, mori vendim për ngritjen një grupi historianësh dhe juristësh për përcaktimin e fillimit të historikut të parlamentarizmit në shtetin shqiptar. Kjo do të thotë se ky grup do të shqyrtojë legjislaturat shqiptare dhe do të vendose heqjen e atyre të kohës së komunizmit, të cilat kanë qenë thjesht formale dhe kanë miratuar ligje në mënyrë jolegjitime. Konkretisht, Shqipëria sot llogarit se indohet në legjislaturën e 18-të që nga krijimi i shtetit shqiptar, por kjo shifër pritet të ulet. “Grupi i historianëve dhe juristeve në bazë të përcaktimit të fillimit të parlamentarizmit do të bëjë edhe rillogaritjen e numrit të legjislaturave. Grupi i historianëve dhe juristeve do të përbëhet nga anëtarë, të cilët duhet të jenë historianë dhe juristë të shquar dhe me një përvojë të gjatë akademike”, thuhet në vendimin e Byrosë. Më tej, thuhet se historianët do të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet e tjera, në veçanti me arkivat. “Grupi i historianëve dhe juristeve do të zhvillojë veprimtarinë e tij pranë Kuvendit të Shqipërisë, do t’i sigurohet bashkëpunim i ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave apo institucione të tjera, si dhe do të asistohet nga stafi i Kuvendit. Ngarkohet sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi”, thotë vendimi. Ky vendim i Byrosë së Kuvendit është marrë vetëm nga përfaqësuesit e maxhorancës, pasi opozita vijon që të jenë në marrëdhënie bojkoti me Kuvendin.

Panorama.
 
Pe: Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

Dhe nje manipulim tjeter Historik,..thuaj..po ketyre su vjen turpe te cilsojne qe do heqin legjislacionet komuniste,..
Histori do thote tregimi i ngjarjeve te kaluara ne formen dhe permbajtjen e tyre reale.
Cfare te thuash,..Jozefina me mire me mbledh ndonje komision per hallet sociale te familjeve qe nuk kane lek me ble thesin e miellit ,ose me marre buken ne furre.
 
Titulli: Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

Po dihet ajo pune.Historine e shkruan gjithmone me i forti dhe ai qe eshte ne pushtet...
 
Titulli: Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

Sa kam qeshur.
Para parlamentit tone portokallia duket nje grup fillestaresh.
Duan te heqin legjislaturat komuniste....
Tani me lind nje pyetje:
Po ato pse vazhdojne te rrine ne pushtet?
 
Pe: Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

Na duhet dhe nje sistem diktatoral te pastroje dhe nje here tradhetaret e kombit ..... te behet nje reset
 
Titulli: Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

Keta mund te heqin legjistaturen por nuk mund te heqin rrenjet e komunizmit qe akoma po valezon por mbase fjales DEMOKRACI ..............historia nuk ka te bej me parlamentin shqiptare ne angli ku jetoj akoma permenden Henry i VIII qe isha ne muzeum edhe kishte te tette grate mbase tij dhe tregonte historine e tyre (e prere ne qafe)(e mbytur) etj,etj, nuk mund qe ta fshenin ka ndodhur edhe e tregojne.........por ne si ta heqim nga historia do te thote se harrohet hiqni gjithcka nisja mbas 97 historine pse jo ka qene mire :P:P:P???
 
Titulli: Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».
Firma e një ish anëtari të forumit shpjegon më së miri atë që hienat po përpiqen të bëjnë prej 20-vjetësh.
Mos kini frikë nga ''nostalgjia'' e njerëzve o mjerranë , nëse do të ishit normalë nuk do bënit këto që bëni,populli Shqipëtar j'u përbuz ''Përbuzjes i druhet vetëm ai që e meriton atë'' Thjesht punoni mirë dhe keni për të parë që vetë populli do i ''harrojë'' ato kohë , nuk kemi faj që mendojmë shpesh herë :"mbase në atë kohë ishte më mirë". Duke parë Jozefinën..............
 
Pe: Parlamenti “heq” legjislaturat komuniste

Epo kur s'ke ç'i ben gomarit, i bie samarit!
 
Back
Top