Parlamenti grek miraton masat shtrënguese, Athina në flakë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51296_1.jpg


Nga Greqia, ANILA JOLE

ATHINE - Deputetët grekë miratuan mbrëmë paketën e debatueshme të masave shtrënguese financiare, të kërkuar nga Eurozona dhe FMN, në këmbim të ndihmës prej 130 miliardë euro.

Me 199 vota pro, 74 kundër, dhe 5 abstenime u miratua në orët e para të mëngjesit të së hënës në parlamentin grek, marrëveshja e kredisë së re. Projektligji u miratua në parim dhe më pas edhe në 3 nenet e tij. Gjatë votimit ishin të pranishëm në sallë 278 deputetë të Parlamentit.

U përjashtuan nga grupet parlamentare 22 deputetë të PASOK dhe 21 deputetë të Demokracisë së Re, të cilët votuan "kundër" planit, duke shkelur disiplinën partiake.

Surprizë ishte qëndrimi i deputetëve të LAOS që nuk morrën pjesë në votim, si dhe vota "pro" e dy prej tyre. Andonis Georgiadis dhe Makis Voridis, të cilët dhanë dorëheqjen nga qeveria Papadhimos, votuan "po" për ligjin dhe u përjashtuan nga grupi.

Kundër votuan edhe deputetët e Partisë komuniste, SYRIZA, e Majta demokratike, ndërsa Aleanca Demokratike votoi “pro” me përjashtim të një deputeti.

Masat e miratuara nga Paramenti grek duhet të ratifikohen tani nga ministrat e Eurozonës, në një takim të mërkurën në Bruksel, para se fondet e ndihmës të lirohen.

Ndërkohë natën e kaluar, jashtë godinës së parlamentit, qendra e Athinës u kthye në një shesh beteje të përfshirë nga flakët. Pas dhunës që u shënua jashtë parlamentit në fillim të protestës, episodet u shtrinë në rrugët rreth sheshit Sintagma. Ishte e qartë se në disa zona të qytetit policia e humbi kontrollin për disa orë.

Kryeministri Lukas Papadhimos kërkoi qetësi dhe përmbajtje, duke këmbëngulur se paketa e masave do të vendosë themelet për rimëkëmbjen e ekonomisë. "Vandalizmi, dhuna dhe shkatërrimi nuk kanë vend në një vend demokratik dhe nuk do të tolerohen," tha ai në një fjalim në Parlament përpara votimit.

Persona të maskuar vunë rreth 45 zjarre, nga të cilat u dogjën plotësisht dhjetëra dyqane, banka, kinema dhe ndërtesa historike të Athinës.

Protestuesit u përleshën me policinë duke përdorur kundër saj bomba “Molotov”, gurë, mermerë të thyer nga trotuaret e sheshit dhe sende të tjera të forta, ndërsa policia hodhi mbi ta gaz lotsjellës.

68 policë janë plagosur nga shpërthimet dhe goditjet me gurë dhe janë dërguar në spital. Shumë persona u dërguan në spitale me probleme në frymëmarrje për shkak të gazit lotsjellës. Ndër njerëzit që patën probleme me frymëmarrjen për shkak të kimikateve ishin edhe 2 figura të mirënjohura politike në Greqi, Mikis Teodorakis e Manolis Glezos. Sipas njoftimit nga ministria e Shëndetësisë, pas dhënies të ndihmës së parë të gjithë ndodhen në gjendje të mirë.

Pas një bilanci paraprak të dëmeve, ndërtesat dhe njësitë tregtare që pësuan dëme materiale, ose u plaçkitën, i kalon të 150.

Policia kreu 67 arrestime dhe 75 shoqërime.

Raportohet se të paktën 80 000 njerëz morrën pjesë në demonstratat në Athinë, ndërsa rreth 20 000 të tjerë protestuan në Selanik. Protesta pati edhe në disa qytete të tjera të vendit.//Balkanweb.com
 
Pe: Parlamenti grek miraton masat shtrënguese, Athina në flakë

Ehh dite te zeza po kalojne po per fajin e qeverise po e ha dhe popullsia
 
Pe: Parlamenti grek miraton masat shtrënguese, Athina në flakë

Kta po reagojne si Shqiptaret kur i vune flaken gjithckaje dhe pastaj filluan duke i rindertuar gjerat nga e para prape. Por qe dyqanet te rindertohen prape, duhen leke dhe kjo gje duhet menduar dhe jo te marresh flake direkt...me ca do i ndertojne ato gjera te shkatrruara prape? Duhet te mendojne i cik qe nqfse ti djeg nje dyqan, dikush tjeter mbase ka nxjerre buken e gojes nga ai dyqan. Jam dakort me ate qe Papadhimos paska thene me siper, vandalizmi dhe shkaterrimi duhet te jete i patolerueshem...gjithmone kam qene dhe jam e idese qe duhet te sillemi si njerez te civilizuar.
 
Pe: Parlamenti grek miraton masat shtrënguese, Athina në flakë

Ec e mos voto..u vjen Merker..me shkop tek koka,,LOl..
Boll dhe keta si femij te llastuar..punonte tjetri i cop recepsionist/te,..ne bashki e merrte rreth 1600 evro ne muje,,
per mos me fole qe kishin dyfishin e punojsve,,kur ikte njera pale per kafe,,LOL..tjetra i zevendesonte..ne orarin e tyre te turpshem 6 ore,,ne shumicen e digastereve.
Tani prite gomar te dali bare..keta gomaj kane boll..por dimri po ngrin barin..
 
Pe: Parlamenti grek miraton masat shtrënguese, Athina në flakë

Keta greket per dy vjet moren rreth 340 miliard euro.... hallall ketij i thone edhe nje here kale troje, jo si ne qe e mbajme borgjin ne masen 60% dhe nuk mund ta kalojme fare ndersa greket kane nje borxh prej 160% dhe marrin dhe gjithe ato para, hajde diskriminim......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top