Parku Arkeologjik i Orikumit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
parku%20arkeologjik%20i%20orikumit.jpg


Përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, shek VI - V para Krishtit në veprën "Lundrimi", qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik.
Teatri Antik i Orikut ndërtuar në shek III - II para Krishtit është identik me teatrin e Trojës.
Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. ثshtë përdorur për mbledhje publike, për shfaqje të ndryshme dhe në epokën romake, janë bërë dhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra.
Pusi antik nr. 1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia e tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut.
Pusi antik nr. 2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht.
Shpella e Gramës ndodhet në bregun perëndimor të gadishullit të Karaburunit. Në të ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek IV para Krishtit deri në kohët e reja. Grama është shfrytëzuar si gurore për ndërtime publike.
Shpella vetë ka ambiente të brëndshme që janë përdorur si objekte kulti.AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top