Parku Arkeologjik i Amantias

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
parku%20arkeologjik%20i%20amantias.jpg


Amantia daton në shekullin III para Kr dhe kishte të fortifikuar akropolin rreth 2200 m. Qyteti i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire. Ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash, të këtij qyteti tërësisht kodrinor.
Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah stadiumin, një nga monumentet kryesore që u ndërtua në këtë qytet.
Gjithashtu u ndërtua edhe godina e gjimnazit, tempulli dhe varret monumentale.
Amfiteatri, që vëndasit i thonë stadiumi me një kapacitet prej rreth 3000 vende ,përbën mrekullinë. Duke e parë nga larg është një magji ndërtimi i tij në kohëra të hershme.i i Amanties është përmendur nga lashtësia për lojrat që zhvilloheshin në këtë vend. Ai tregon edhe zhvillimin e sporteve si: vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj.
Tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla, por gjurmë të tjera muresh shfaqen edhe brenda tij. Në pjesën lindore dhe perëndimore gjenden kolona të tipit Dorik që mendohen të jenë ndërtuar rreth viteve 200 para Krishtit. Tempulli ka emrin e Afroditës.
Dhe për këtë qytezë të historisë së lashtësisë sonë, dielli po rilind vetëm nën kujdesin e tanishëm të shtetit dhe MTKRS-së.AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top