Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Do të jenë 71 rrugë në Tiranë për të cilat qytetarët do të duhet të paguajnë për të parkuar automjetin e tyre. Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë ora. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë ora.

Parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rreth 60% e parkimit të jetë me pagesë ndërsa 40% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët autoktonë, invalidët dhe pjesa tjetër e qytetarëve. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak ku pas debatave shumë të forta, ku nuk munguan edhe zërat kundër nga këshilltarët e LSI-së u miratuan edhe tarifat.

se,%20Keshilli%20%20Bashkiak%20miraton%20vendimin..jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se : “Bëjmë një zbritje për regjimin aktual që ka Bashkia e Tiranës. Sot kemi një regjim ku mbi 3 mijë vende parkimi tarifohen me 100 lekë/ora. Ajo që po na mundëson ky lloj tarifimi është se jo të gjitha rrugët janë njësoj, por rrugët në zonat më të largëta do të kenë një kosto më të ulët. Na jep fleksibilitetin që të kemi disa paketa”, tha Veliaj. Ai sqaroi se kushdo që dëshiron të qëndrojë më shumë orë, mund të pajisjet me abone, ku çmimi do të jetë i reduktuar. Sipas këshilltares së PD-së, Suzana Guxholli studimi për parkingjet me pagesë është bërë 10 vite më parë dhe se është i nevojshëm një studim i ri. Gjithashtu ajo tha se çmimet e përcaktuara janë shumë të larta të krahasuara me qytetet evropiane.

“Të mos trajtohet me populizëm por me përgjegjësi. Studimi është bërë 10 vjet më parë, ne të gjithë i dimi dinamikat e zhvillimit. Duhet bërë studim, duhet infrastrukturë dhe tarifimi të bëhet në bazë të kushteve konkrete. Për 4 mijë e ca vende parkimi propozohen 105 punonjës. Tarifimi është një barrë e madhe për qytetarin. Parkimi nuk është vetëm mbledhje të ardhurash. Tarifimi është shumë i rëndë për xhepat e shqiptarëve. Lion, 1 euro për një javë në qendër, 50 euro në vit. Në muaj në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, shkonte 176 mijë në muaj kur rroga minimale është 220 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk është kompani që të mendojë për fitimet, së pari duhet të mendojë për qytetarët”, u shpreh Guxholli.Ndërsa kreu i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Shezai Rrokaj kërkoi që projektvendimi të pësojë ndryshime. Rrokaj kërkoi që t’i hiqet e drejta kryetarit të bashkisë për shtimin e zonave të tjera të parkimit me pagesë.

“Zero kosto për qytetarin në zonën e vet, i cili do pajiset me kartën e rezidentit. Këtu nuk ka asnjë ekuivok. E dyta sikundër ky këshill po voton njëkohësisht edhe dy elementët e tjera që kanë të bëjnë me hapësirat është në të drejtën e tij që sa herë të ketë hapësira të reja, kjo kompetencë të mos i lihet kryetarit por këshillit. E drejta jonë është që të marrim vendime për çdo lloj kryetari. Metodologjia mbi të cilën është ngritur tarifimi, na rezulton që është më ekonomike, përjashtimisht të ndonjë zone për të cilën I këshillojmë bashkinë që t’i rishikojë. Ne do ta mbështesim këto projektvendime dhe hapjen e kësaj agjencie. Në funksion të punës që do hapet do jetë dhe numri i punonjësve. Kërkoj nga kryetari sikundër është biseduar, ku ne kërkojmë edhe ndonjë shtesë edhe për shkak të asaj që në Komisioni e Ekonomisë ka pasur pyetje”, tha Rrokaj.

Tarifat e përcaktuara nga Bashkia më e madhe në vend janë disi më të larta se ato që zbatojnë të paktën vendet e rajonit. Kështu në kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi ka katër zona ( A,B,C,D) parkimi nga tre që janë miratuar për Tiranën. Parkimi në Shkup për një orë në zonën e parë ( atë më të populluar) kushton 45 denarë ( 0.38 euro) ose rreth 50 lekë ( këmbimi me kursin e datës së sotme sipas BSH-së 138.5 lekë). Në, kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë parkimi për një orë kushton nga 0.5 cent në 1.2 euro dhe po kaq edhe në qytetin bregdetar Budva ose e shprehur në monedhën shqiptare nga rreth 70 lekë në rreth 166 lekë.

Nëse i referohemi fqinjit jugor Greqisë, në Athinë parkimi i automjeteve për një kushton 1 euro ( 0.5 cent 30 minuta), ndërsa në Romë kjo tarifë llogaritet nga 1-5 euro, por koha është e pakufizuar. Në zonat e banuara tarifa është edhe më e ulët pasi për 12 orë parkim mund të paguhet vetëm 2 euro dhe 3 euro për 16 orë.

ACP
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Tirana skandaloze , nuk I ka kushtet as per nje qytet te thjeshte ... Lere me per kryeqytet qe eshte skandal.

Nuk e kuptoj si mund te kerkojne pagesa, kur nuk ploteson kushtet minimale... Rruget e Tiranes jane per gjynah .
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Hajt se mire do bohet. Kryeqytet me 1 milion banor dhe 2 milion automjete vetem Tironen kom pa :D. Njerzit duhet t'kuptojne qe rruget kryesore ne gjithe evropen jane me pagese. Rezidentet pastaj pajisen me karten e tyre. Por nuk mund t'pranohet qe t'vije laciani (po e marr si shembull) me pi kafe n'bllok 1 ore larg dhe t'parkoje makinen ku di doje kokrra qefit pa pagese. Ska kuptim. Ose ka ca tjere qe i hypin makines dhe per kafen e mjesit edhe parkojne ven e pa ven sepse u perto tajarja me ec n'kom ,edhe qahen pastaj per rruget me gropa ,po bashkia ku n'tsomes do i gjeje leket po spagujte ti :D.
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Dhe do ti mbuloka shpenzimet , kjo metode !!! Normal qe njerezit do ta ndalojne k'te fenomen .. Do parkojne jashte zonave me pagese, atehere qysh do ja bejne k'to ... A thua do gjejne ndonje menyre tjeter per te mbushur xhepat. Lool

Ps.. Eshte e kote te besh krahasime, europa ka rregulla e te ofron komoditetin bashke me servisin , nuk mund ta krahasosh me Shqiperine .
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Te duket shaka ty por parkingjet jane nder bizneset me fitimprurese dhe normal qe i mbulon shpenzimet. Kur thua evropa te ofron komoditetin cfare nenkupton? Sepse pervecse vizave katrore ndarese dhe automatit t'pageses nuk eshte se bejne noi shkence neper rruget e parisit ,londres apo berlinit qe thua "ofrojne komoditet" Lol

Pastaj si thua ti ta leme pa pagese fare? Kaos total qe kur t'vini ju emigrantet te thoni qe ky vend nuk behet eshte rrumpalle? lol.
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

edhe tetova i ka bere keshtu Parkingjet me pagese
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Paske prb me etikimet ti , e qysh mund te jem/quhem emigrante ne shtepine time . Taksat I paguaj une edhe pse shtepine time e kam ne celes .... Kshuqe kujdes me k'to etikimet ti .
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Ne fakt po flisja per parkingjet :D
Pastaj emigrant eshte nje term fisnik qe e kemi bere gjithe ,mos e ngaterro me azilant lol
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

boring_lecture-470x260.jpeg
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Vazhdo Tare ... Vazhdo . Qe ne postimin e pare duket qe ke prb me etikimet, ti.

Tirana kishte ngordhur , Gjithsesi . Eshte tjeter gje qe nuk e pranoni ju - metropolet. Ku ta gjesh ti te vije Lacjani & co .. E ti shpenzoje dy leke qofte edhe per kafe . E nese do vazhdohet me k'to budalleqe, normale qe ate lek do e harxhoje ne rrethin e tij Apo jashte periferise.
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Ksaj i thone puno ter muajin te paguash parkingun. Lol
 
Ohu me lodhe. Sidomos kur m'flet nga emigrimi dhe m'tregon hallet qe ka qyteti im me nje vizite qe ben 1 her n'vit. Tu dhimskan lacianet ty Lol, edhe pse une si shembull e mora dhe jo si tet doje tarravelja ty me e perdor. :D.
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Nuk kemi nevoje per biografine tende . Ti..As qe ja ke idene se ku jetoj une , c'fare bej une .. E sa here ne vit dal ne xhiro lart e Poshte neper Tirane.....Kshuqe llap kot pa lidhje.

Perfundimisht , Tiranes I duhen lacianet & co , qe te mbi jetoje... Ishte bêre varreze.
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Prandaj sdu makin un !
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Kshu te fillojn te perdorin bicikletat ;)
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

T

Pastaj si thua ti ta leme pa pagese fare? Kaos total qe kur t'vini ju emigrantet te thoni qe ky vend nuk behet eshte rrumpalle? lol.

ahhahahahaha ama dhe ju vendalit e vendlindjes, gje pa thene per emigrantet slini :P
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Ksaj i thone puno ter muajin te paguash parkingun. Lol

Ksaj i thone komt e shpejta e faqja e bardhe e para dhe e dyta perdorim transport publik.

Nese erioni ka ne plan kufizimin e perdorimit te mjeteve private per te nxit perdorimin e transportit publik ath duhe t te filloje te mendoje investim tek ky i fundit.

Per mua do ishte shume ok nese do kishte autobuz cdo 3 minuta ke lagjia ime dhe te mos ishin te mbushur aq plot sa me te fut duret do ishte ideale sdo kisha stres ku ta parkoj makinen benzinen qe ka shku ne stratosfere etj etj.
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Ne qe jemi ketu jemi nganjehere out fare (dhe te me falni per shprehjen!). Po si na terheqin per hunde ne ket fare feje, na vjedhin diten me diell, dhe komentet e para qe lexoj nga ju jane batuta sehirxhinjsh, a thua se ato paret nuk do ti nxjerrim Ne nga xhepi po qytetaret e Tokios!!!

Skeme kriminale dhe harbute sa nuk ka me ku te veje!

hajduti
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Ksaj i thone komt e shpejta e faqja e bardhe e para dhe e dyta perdorim transport publik.

Nese erioni ka ne plan kufizimin e perdorimit te mjeteve private per te nxit perdorimin e transportit publik ath duhe t te filloje te mendoje investim tek ky i fundit.

Per mua do ishte shume ok nese do kishte autobuz cdo 3 minuta ke lagjia ime dhe te mos ishin te mbushur aq plot sa me te fut duret do ishte ideale sdo kisha stres ku ta parkoj makinen benzinen qe ka shku ne stratosfere etj etj.

Po dhe per mua t'bej c'te doje se skam pas ndonjeher makine, Lol.. Por ky eshte problemi i Erionit Marle' se ai po vendos saksione pa ofruar zgjidhjet alternative. Tani nje qe ka shpine ne Babrru i duhet te ece mes baltes 10 min qe tmarre atobuzin i cili vjen 1 her ne 30 min ndoshta qe te shkoj ne pune tek kullat e parisit, Lol.. (po ja fus kot) dmth tarifa eshte vertet sh sh e larte. DHe e dyta, dhe e dyta parkingu me lek behet vec neper mall-e apo kur ato qendrojne stand alone buildings(kryesisht afer stacioneve te metrove). Ndersa cdo ndertese tjeter qofte institucion, shoplots, spitale etj kane parking te vetin dhe te mire kalkuluara qe te mbuloje sa perdorues ka ne dite ndertesa. Rri aman se ja moren frymen Tiranes, dac me taksa(qe ne fushate thoshte do i ulim do i heqim) dac ne gjoba, dac ne pagesa kot me kot.. Une kam nje zhgenjim TOTAL nga Rilindja. Ata po dalin qe kane vec propagande/zhurme dhe asgje asgje me shume.
 
Titulli: Parkingjet me pagese, Tirana tarifat me te larta ne rajon

Pse nuk vejn taks dhe per ajrin
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top