Parisi si Venecia, transport publik me varka

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Anije-vozisin.jpg


Brenda fundit të vitit 2013 Parisi do të ketë varkat e veta duke vozitur në Senna, njëlloj si Venecia.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, bëhet fjalë për linjën e parë të transportit publik ujor të zhvilluar në Francë, në të cilën parashikohen tre linja me 31 ndalesa përgjatë lumit i cili përshkon qendrën e qytetit, si nën këmbët e kullës Eiffel, në katedralen Notre Dame dhe në muzeun Orsay...por jo vetëm.

Mësohet se buxheti për këtë vepër shkon në 25 mijë euro.

B;/NOA
 
Titulli: Parisi si Venecia, transport publik me varka

Ta bej dhe une tani si dhelpra me rrushin .....s'jane gje kto xhirot me varka :p
 
Pe: Parisi si Venecia, transport publik me varka

varka ka per turista por jan pak...
mbaj mend 3 vjet perpara... ishte nat dhe plot drrita
shum shum bukur
mbaj mend dhe ato 2 francezet siper ures qe treguan gjoksin ahahahhaa sa kemi qesh

Ide fantasike gjithsesi :) turista ka sa te duash
 
Titulli: Parisi si Venecia, transport publik me varka

Ide e bukur, por gjithesesi, s'eshte Venecia ;)
 
Re: Titulli: Re: Titulli: Parisi si Venecia, transport publik me varka

Po, pikerisht kete :)

O ne Venecia isha ne Shtator,,,pres te bej krahasimin me Parisin...

Megjithse do jene krejt gjera te ndryshme ....

Se di Elushe po kete Parisin e kam debules :kupidon:
 
Titulli: Parisi si Venecia, transport publik me varka

Venecia eshte e njohur jo per varkat e tipit si keto ne fotografi, por te tipit gondole dhe ato me shume kane qene te destinuar per shetine e te dashuruarve.
Megjithate shetia me gondole ne kanalet ujore te Venedikut jane larg me atrtaktive qe cfaredo sheti me barka turistesh neper Senen e Parisit. Keshtu mendoj une.
 
Re: Titulli: Parisi si Venecia, transport publik me varka

Venecia eshte e njohur jo per varkat e tipit si keto ne fotografi, por te tipit gondole dhe ato me shume kane qene te destinuar per shetine e te dashuruarve.
Megjithate shetia me gondole ne kanalet ujore te Venedikut jane larg me atrtaktive qe cfaredo sheti me barka turistesh neper Senen e Parisit. Keshtu mendoj une.


Ideja eshte te udhetohet perreth parisit me keto varkat-bus ujore se do jete me komode ...

Natyrisht nuk kane te krahasur me Gondolat e gondolieret ...

Po me keto mesiper vetem ne ato kanalet e vogla ishte e mundur te lundroje ne Venezia...

Ama pamjet fantastike i merrje nga Kanale Grande (ku morem nje nga kto taxit ujore ,qe jane me te shpejta se gondolat)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Re: Titulli: Parisi si Venecia, transport publik me varka

Ideja eshte te udhetohet perreth parisit me keto varkat-bus ujore se do jete me komode ...

Natyrisht nuk kane te krahasur me Gondolat e gondolieret ...

Po me keto mesiper vetem ne ato kanalet e vogla ishte e mundur te lundroje ne Venezia...

Ama pamjet fantastike i merrje nga Kanale Grande (ku morem nje nga kto taxit ujore ,qe jane me te shpejta se gondolat)

Padyshim se ne Kanalin e Madh jane pamjet me te bukura, por ka me pak intimitet, kete desha te them kur krahasove Gondolat me keto varkat turistike. Fundja secili vend ka bukurin e vet te vecante, dhe Parisit pa dyshim se nuk i mungon bukuria.
 
Pe: Parisi si Venecia, transport publik me varka

Do jete dicka me ndryshe,derisa ti mesohet syri njeriut...Pastaj cdo gje ne normalitet...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top