Parisi mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë që bllokon makinat

1x-1.jpg

Teksa Parisi po fillon të dalë nga bllokimet mbarëkombëtare të koronavirusit, disa politikanë dhe zyrtarë po konsiderojnë mbylljen e shumë prej rrugëve të kryeqytetit për makinat, në mënyrë që të përmirësojnë ndotjen e ajrit dhe mbingarkesën e trafikut.


Projekti, i njohur si “Qyteti 15-minutësh”, synon t’i afrojë njerëzit me vendet e domosdoshme për ta, duke transformuar zonat urbane në hapësira me shumë përdorime dhe duke zvogëluar kohën që duhet për të shkuar nga një vend në tjetrin.


Duke i dhënë përparësi këmbësorëve, çiklistëve dhe transportit publik mbi automjetet, Parisi mund ta gjejë edhe njëherë veten në krye të dizajnit urban botëror dhe të bëhet kryeqyteti i parë në botë që kufizon përdorimin e makinave. Projekti nisi të marrë jetë pasi një studim i vitit 2018, zbuloi se Parisi ka cilësinë e dytë më të keqe të ajrit midis 13 qyteteve europiane.

Indeksonline
 
Ah sa mire nese ja arrijne!
Ketu ne Athine,ne pjesen e Pllakes,dhe afer Akropolit nuk lejohet qarkullimi,dhe o zott,e adhuroj kur shkoj andej vetem per kete fakt! :))
 
Model kinez!! Biciklete dhe ate me targa jo shume larg, 2030 po afron!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top