Parazitozat, shkaktarët e sëmundjes së përhapur

Kresha

A pretty face can never trick me
Parazitozat shkaktojnë pothuajse 60% të sëmundjeve infektive. Problemi është se nuk njihen mënyrat e parandalimit të infektimit dhe komplikacionet që mund të sjellin ato në organizëm, njihen shumë pak.



Mjekja infeksioniste, Sabahet Dedja, tregon për burimet kryesore të parazitozave, si zhvillohen ato në organizëm dhe rreziqet që ato mbartin, nëse nuk trajtohen në kohë.

Cilat nga sëmundje infektive janë më të shpeshta?
Sëmundjet më të shpeshta infektive janë parazitozat, pra ato që e kanë origjinën te parazitët. Përhapja e tyre është në përqindje mjaft të lartë, gati 60%, për vetë kushtet higjieno-sanitare të ulëta, të cilat bëjnë që këto lloj infeksionesh të gjejnë terren dhe të zhvillohen.

Cilat janë burimet më të shpeshta që e shkaktojnë këtë sëmundje?Burimet më të shpeshta janë uji i pijshëm i pakontrolluar, duart e papastra, thonjtë e paprerë, përgatitja e ushqimeve fast-food nga punonjës të infektuar, tregtimi i mishit dhe bulmetrave në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, tregtimi nga fshatarët në rrugë. Por dhe mbajtja e qenve dhe maceve në shtëpi.

Një nga mënyrat e infektimit është nëpërmjet vaditjes së perimeve me ujëra të zeza. Në këtë mënyrë vezët e këtyre parazitëve kanë mundësi të hyjnë në brendësi të bimës, dhe vetëm nëse zihen mund të ndodhë që të shkatërrohen, në rast të kundërt ato mbijetojnë dhe kalojnë te njeriu.

Si ndodh infektimi?
Vezët merren nëpërmjet gojës, kalojnë në zorrë dhe aty me anë të qarkullimit kalojë në disa organe dhe që këtu gëlltitet nga lëngjet bronkiale, dhe shkojnë përsëri në zorrë. Fatmirësisht, cikli nuk është kaq i shpejtë, vetëm një pjesë e vezëve arrin të kryejë ciklin e plotë. Nëse do të ndodhte e kundërta, atëherë numri i personave të infektuar do të ishte shumë herë më i lartë se sa është realisht.

Një pjesë e vezëve dëmtohen nga acidet e stomakut, një pjesë gjatë kalimit nëpër disa “barriera” të organizmit, dhe vetëm një pjesë e vogël arrijnë të bëjnë ciklin e plotë. Ajo që duhet të cilësohet është që këto lloj parazitozash kanë bujtës të veçantë. Kështu bujtësit e tyre mund të jetë njeriu, macja, qeni, çakalli, derri apo zogjtë. Sipas llojit të parazitozës, ka dhe bujtës të veçantë, dhe për pasojë dhe mjekim dhe trajtim të veçantë.

Cilat janë grupmoshat më të predispozuara?
Moshat më të predispozuar janë grupmoshat e fëmijëve dhe shkollarëve për shkak të lehtësisë së përhapjes, pasi dhe kujdesi për higjienën në këto mosha është më i ulët.

Ekziston mundësia që nëse në një familje ka të sëmurë me parazitozë, të preken dhe pjesëtarët e tjerë të familjes?
Po. Mundësia është e madhe, sepse vezët e parazitit kalojnë shumë kollaj nga përdorimi i të njëjtit peshqir, vaskës, larjes së rrobave bashkë me ato të personit të infektuar, përdorim i të njëjtave enëve, gjëra që ndodhin në çdo familje.

Mund të ndodhë që të përsëriten, pas trajtimit?
Këto janë sëmundje që nuk lënë imunitet, kështu që një person pavarësisht se mund të kurohet dhe shërohet, nëse merr sërish mikrobin për 3 javë ai është sërish i sëmurë.

Shënim: Nesër do të lexoni se cilat janë komplikacionet që sjellin parazitozat, shkaktarët kryesor dhe këshilla.

Shenjat e sëmundjes
Dhimbja e barkut, e përqendruar kryesisht rreth kërthizës
Të përziera
Dalje të feçeve jo shumë të formuara dhe me erë të rëndë
Ulje oreksi
Shfaqen në lëkurë elemente makulopapiloze (pika të forta të kuqe, të ngritura pak mbi nivelin e lëkurës, të cilat shkaktojnë kruarje të vazhdueshme).
Pacienti shfaq zbehje
Dhimbje koke
Mungesë përqendrimi dhe nervozohet
Kërcet dhëmbët natën
Kruarje të hundëve //shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top