Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë
A thua kur do të ishim absolutisht të lumtur?
- nëse do të ishim të pavdekshëm?
- pa asnjë problem?
- gjithëçka dhe të gjithë të na shkojnë përqejfi?
- të mos na mbetet asnjë dëshirë e paplotësuarë?
- ta kemi në dispozicion Bankën e Zvicrës?
- ...apo nuk dijmë as vetë çfarë dëshirojmë që të bëhemi të lumtur?
Përbesë, edhe Zoti do të ketë probleme me ne!
- Kur e kishin pyet njërin "si është (puna, situata)?" - Ishte përgjigjur: "Pasi nuk është më keq, mirë
është!"
- Njeriu, kur është dimër, thot a shumë ftohët; kur është vera, a shumë nxehtë!
Me asnjërën i kënaqur.
*********************************************************************
Kjo më poshtë është nga Nonda Bulka:
( falënderone Zotin të mos jeni në situata të tilla dhe
gjithëçka doi të jetë në rregull):
-Nëno!...
-Bir!
-Dua bukë!
Mëma hesht.
-Nëno!
-Bir!
-Ngriva!
Mëma psherëtin.
-Nëno!
-Bir!
-Më dhëmb koka!
Mëma s'pergjigjet.
S'ka bukë, s'ka zjarr, s'ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s'pergjigjet. Psherëtin edhe ajo ngadalë.
Djali nuk i dëgjon psherëtimat e mëmës. Mëma dëgjon tiktaket e zemres së të birit. Një grua plake e rreckosur, me fytyren
rrudha-rrudha, rri mbi koken e nje djali dhe veshtron me sy te zgurdulluar. S'guxon te qaje; ka frike mos ta zgjoje djalin qe porsa
filloi te fleje. Rri dhe e veshtron. Dy lot helmi shkasin prej syve te neveritur. Ngadale, pa zhurme, mbeshtet doren e vet mbi ballin
e djalit dhe djali zgjohet perseri.
-Neno!
-Biri i nenos.
-Dua buke!
Nena hesht.
-Neno!
-Xhani i nenos!
-Me ngrine kembet!
Nena psheretin.
Dhe djali fle perseri; dhe nena rri dhe e veshtron, dhe ngadale qan e psheretin. Ne heshtjen tragjike te nje nate dimri, ne oden
pa drite luhet nje nga mijera tragjedite e jetes njerzore. Dhe cdo tragjedi eshte nje poeme e gjalle! Poema e shekullit njezet!
Nje meme; prane saj nje dhoge, kora e Shen Merise. Mema e veshtron koren e shenjte, i afrohet, e puth dhe kthehet prane
djalit. NJe shkendije shprese shkelqen ne syte e saj.
Shen Maria hesht!
Qe nga larg, zhurma e muzikes se radios tingellon ne veshet e memes. Dhe djali fle, pa buke, pa zjarr, pa drite.
-Neno!
-Bir!
-S'jam mire!
-T'u befte nena, fli!
Dhe djali fle perseri. Dhe mema qendron si shtatore! Hedh syte tej e pertej, veshtron koren, veshtron djalin dhe psheretin thelle.
Dhe djali fle! Mema i ve doren ne balle! Balli eshte i ftohte! Mema i trazon doren. Dora ka ngrire. Mema e puth ne buze. BUzet jane mbyllur
perjete. Mema qan me ze, por djali nuk zgjohet. Dhe zerit te memes i pergjigjet heshtja e nates. Kora perkarshi veshtron dhe hesht.
Nje trup i ngrire. Nje meme me sy pa lot. Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S'u prish bota, as fukuaralleku s'mori fund.