Paratë mund ta blejnë lumturinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
article-0-0ECF9C6600000578-727_468x319.jpg


Kemi dëgjuar shpesh që paraja nuk të bën të lumtur, por sipas një studimi të fundit kjo nuk është aspak e vërtetë sepse pasuria është faktori kryesor në lumturinë e një personi.

Instituti i Cështjeve Ekonomike në Britaninë e Madhe tregon se niveli i lumturisë korrespondon me sasinë e parave të një personi dhe ndryshe nga ç’ mendohet ky nivel lumturie nuk mbetet i pandryshuar pasi arrihet një shumë e kënaqshme, por vazhdon të rritet sa më shumë shtohet pasuria.

Raporti i Institutit shkruan: “Asnjë vend në botë nuk është mjaftueshëm i pasur sa të “ngopet” me para. Kjo vlen edhe për personat. Kërkimi tregon se sa më i pasur të jesh, aq më i lumtur je.”

Ky studim është kryer në 140 vende të botës dhe autorët e tij janë akademikë nga Britania e Madhe, Hollanda, Danimarka, Spanja, SHBA etj.

B;topchanel..

JU c'mendoni ,..?
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Pasuria lehteson disa gjera qe te na bejne te lumtur se nje busqeshje spontane nuk blihet me para ose te ndihesh i lumtur brenda teje nuk blihet me para o ndihesh o nuk ndihesh ..... e pame dhe S.Jobs sa para kishte dhe ne te semes shkoi .....
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

shum dakort me antarin me lart
 
Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Mjafton te pyesesh dike qe fle rrugeve, dike qe s'ka per te ngrene, nje familje qe zihet jave per jave se su dalin parate per te paguar bill-et per te kuptuar qe ndonjehere parate jane te nevojshme per te sjelle lumturi.
Per mendimin tim, varet dhe se si je mesuar te jetosh. Per nje njeri te klases punetore, ai person eshte mjaft i lumtur duke pasur para sa per te jetuar....nje njeri tjeter qe eshte mesuar me jete luksi, jane gjerat luksoze qe e bejne te lumtur kshu qe nqfse bie me poshte do ndihej i mjere.
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Varet me cfare e mat lumturine. Me para blen shtepine por jo edhe lumturine.
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Varet se ku e kerkon lumturin ...se nese une qaj se skam buke per te ngren..s'kam kepuce te vesh ...ndihem i trishtuar...dhe nese nje dite kam cfare te ha ,cfare te vesh ..do ndihem i lumtur .Leku ma solli kete lumturi,leku me solli ate qe me kishte munguar.
Lumturia kjo eshte ,te ndihesh rehat ne dicka .Por nese njeriu i ka te gjitha dhe nuk ndihet i lumtur ,besoj se ka probleme mendore :P
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Mos shendetin e blen me lek....Qa te duhen parat kur ke femin te smur me nje semundje te pa sherushme............
 
Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Lumturia ne kete bote veshtire te arrihet, me gjithe keto strese qe po kalon sot, pale me para. Te gjithe jemi ne kerkim te dickaje.
Nuk ka me shume lumturi kur interesohesh per gjerat me te thjeshta, persa i perket parave, ato aty jane, por jo te gjithe ne bote kemi ndonje shans t'i zoterojme ato.
Sigurisht qe parate duhen per gjerat e nevojshme ne kete jete, por ka eshte njerez qe e kane te pamundur te kene para, per te mbijetuar.
Paraja ne shumicen e rasteve sjell grindje, nese dime si ti administrojme me mencuri parate, atehere gjejme dhe qetesi.
Paraja eshte gjithnje aty, por jeta eshte e shkurter.

Per mendimin tim, lumturi te sjellin momentet e thjeshta, nuk ka rendesi se sa i pasur ose i varfer je , keto momente jane me me shume vlere kur i ndan me njerin qe do e kesh gjithe jeten ne krah.

Nejse ne kete teme ka edhe gjera te tjera qe kane lidhje me parate. :)
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Parate te krijojn nje iluzion te lumturis......Por varferia e mbyt lumturin.....Parate ndihmojn te enderrosh, te jetosh me komoditet asgje me shume...paraja te jep mundesit....por per fat te keq paraja sic ta jep iluzionin ashtu ta zvendeson me fodullekun...ambicjen dhe largimi i thjeshtesis.....Paran nuk eshte keq ta kesh(perkundrazi te jemi te sinqert...ta kesh eshte mire :D) por duhet te jemi me superior se ajo....Kujdes paraja eshte thik me dy presa....vjen por nuk qendron aq lehte:P
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Ju qe thoni qe paraja sben lumturine mi jepni leket qe keni dhe ju them sa i trishte do jem
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Paraj nuk eshte gjithqka ,po edhe eshte gjithqka !
 
Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

mund ta bleje lumturine por ste ben te lumtur
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

He se edhe topi nuk eshpjegonte edhe aq mire......aty thoshte se njerzit qe arrinin nje page vjetore £50000 ishin te lumtur pastaj e kalonin ate me vetem 1% dhe binin ne depresion prape dmth kjo lumturi ishte afatshkurter sepse njerzit kur arrinin dicka ishin me kerkues edhe harronin lumturine
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

nuk mund te blesh lumturine, por mund te blesh rroba / makine / pushime dhe kjo eshte pothuajse njesoj :p
 
Titulli: Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

mund ta bleje lumturine por ste ben te lumtur
kam taku nje grua njhere ne nje udhtim dhe ne bised e siper e pyta per familjen? me tha kam dy femij dhe jam njeri me i lumtur ne bot, se kam ni burr shum te mir dhe puntor ku fal punes se ti un kam ble dy femije.


e shikon se paraj mund tet bej te lumtur
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Si tha ai "s'punon dairja, e ka zene parja" (se di a e kam shkruar tamam se ishte me dialekt).
 
Titulli: Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

kam taku nje grua njhere ne nje udhtim dhe ne bised e siper e pyta per familjen? me tha kam dy femij dhe jam njeri me i lumtur ne bot, se kam ni burr shum te mir dhe puntor ku fal punes se ti un kam ble dy femije.


e shikon se paraj mund tet bej te lumtur

Nuk besoj se paraja te ben te lumtur, perkundrazi. Ky rasti qe solle ti, me duket paksa ekstrem.
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Ka sa po shkon kilja e lumturise ne kete kohe krize shpirtrore?
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Nese nuk behesh skllav i parase ska gje ne bote qe te jep lumturine,
keshtu te dyja bashke ne jete
sepse ka plot familje qe krijojne probleme debate, sherre llafe, vetem e vetem
pse nuk ia dalin muajit, vitit e javes nga ana financiare.
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Nese nuk behesh skllav i parase ska gje ne bote qe te jep lumturine,
keshtu te dyja bashke ne jete
sepse ka plot familje qe krijojne probleme debate, sherre llafe, vetem e vetem
pse nuk ia dalin muajit, vitit e javes nga ana financiare.

Me te degjuar, lexuar, mesuar edhe perjetuar nga rastet e rrethit e them se problemet financiare dikur radhiten ne faktorin e 3 apo 4 te krizave familjare, madje marrin pjese me perqindje mjafte te vogel.
 
Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Nje teme e sterfolur jo vetem ne kete forum ku me dhjetra jan hapur tema te tilla, por dhe nga sociologe e psikologe, e analiste etj etj...eshte perfolur shume, perfolet dhe do te perfolet pasi qellimi i cdo njeriu ne fund te fundit ne fund te dites se tij eshte te jete i LUMTUR...pra te arrije qetesine shpirterore...
Ne si qenie perbehemi nga 2 elemente kryesor: Shpirti dhe materia(trupi).. kronizimi hareshem i ketyre te dyjave eshte idealja per cdo njeri. A vendos paraja per kete gje? Absolutisht jo, por e pranoj qe ndihmon ne arritjen e saj. Paraja absolutisht te lehteson situatat te lidhura me trupin(materien) psh te ndihmon te paguash mjekimet me te mira, dhe ja ti zgjidhe nje hall , te ndihmon te ushqehesh e te visheh me mire etj etj... POR ana shpirterore eshte aq egoiste dhe nuk ngopet vetem me te mirat materiale. :) Le te dalin 1 miljon studime te mbrojne parane ama qetesia shpirterore arrihet me dashurine, tolerancen, mirekuptimin, sinqeritetin, besimin, me njeriun e mire, etj. Pra jane keto ndjenjat dhe elementet e paprekshme dhe jo fizike qe te mbushin shpirterisht, pasi vete shpirti nuk eshte send, por eshte ndjenje qe perjetohet...:)
Dhe perfitoj nga rasti qe tju uroj lumturi te perhershme te gjithe anetareve te forumit:) (sidomos kush lexon kete koment njeher:LOL)
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Paraja nuk bën lumturinë

Bota Sot | 10.12.2013 07:10

largea_66035a7f-0815-4225-b26a-be58650724d0-01386655852.jpg


A e bëjnë paratë lumturinë? Në fakt, në kohë krizash padyshim që pak do të vinin në ndihmë. Por në qoftë se mungesa e parave për të drejtuar një familje mund të bëhet një problem serioz, edhe pasja e shumtë e tyre nuk do të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ky është “gjykimi” i cili vjen nga Eugenio Proto, një ekonomist nga Universiteti i Warwick në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi në fjalë ka shqyrtuar produktin e brendshëm bruto (PBB) për person. Natyrisht nuk është një matës i vërtetë i të ardhurave për frymë, por ai sigurisht është një tregues i nivelit të jetës që çdo vend ka. Nga të dhënat e botuara në “PLoS One”, është zbuluar një fakt i çuditshëm: njerëzit që jetojnë në vendet e pasura, duket të ndihen mirë vetëm atëherë kur kombi i tyre arrin një GDP prej 36 mijë dollarësh (rreth 26.000 euro).

Nëse shuma e parave rritet, kënaqësia personale bie në mënyrë dramatike. Ndoshta kjo vjen prej faktit se sa më shumë para të kesh aq më shumë rriten ambiciet. Janë pikërisht këto të fundit që mesa duket çojnë në zhgënjim. “Derisa njerëzit do të shohin pasuri dhe mundësi rreth tyre ata do të aspirojnë të ketë gjithnjë e më shumë. Por kjo aspiratë për të kapërcyer hendekun (diferenca ndërmjet të ardhurave aktuale dhe të ardhurave që ne do të dëshironim) ul nivelet e kënaqësisë së jetës. Me fjalë të tjera, ajo që ne synojmë bëhet një objektiv që lëviz dhe shkon më shpejt në vendet e pasura, duke shkaktuar një rënie të lumturisë, që ne shohim në analizën tonë”, shpjegon Eugenio Proto.

Krahasuar me personat rezidentë në vendet me një GDP prej rreth 18.000 $ për person, ata që jetojnë në vendet me një GDP më poshtë 6.700 $, kishin 12% më pak gjasa të ndiheshin të kënaqur. Pra rezultatet e studimit tregojnë se kënaqësia e jetës së njerëzve rritet në vendet më të varfra. Ndërkohë, një tjetër studim suedez konfirmon se paratë nuk sjellin lumturi. Në fakt, lumturia e vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet njerëzore dhe jo me të mirat materiale. Kërkuesit shkencorë të Akademisë Sahlgrenska dhe Universitetit të Lundit kanë dalë në përfundimin se rrethi i ngushtë i miqve dhe familja janë faktorët kryesorë të një jete të lumtur. Studiuesit nordikë analizuan artikujt e gazetave suedeze që nga viti 2010 dhe veçuan fjalët që shoqëronin më shpesh fjalën “lumturi” në këta artikuj. Nga rezultatet doli që fjalë si “iPhone” apo “miliona” nuk përkonin pothuajse kurrë në të njëjtin artikull ku gjendej edhe fjala “lumturi”. Nga ana tjetër, fjala “gjyshe” apo “shok” gjendej shpesh në të njëjtin artikull me fjalën “lumturi”.

اelësi i lumturisë

Njerëzit të cilët ndihen të admiruar dhe të respektuar nga personat rreth tyre kanë një ndjenjë të mirëqenies më të fortë se ata të cilët kanë të ardhura ekonomike të mëdha. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga hulumtuesit në psikologji sociale nga Universiteti i Berkeley, në Kaliforni. Studiuesit kryen katër eksperimente, dy prej të cilëve shumë domethënëse. I pari konsistonte në analizimin e marrëdhënies ndërmjet statusit subjektiv të mirëqenies dhe statusit sociometrik, që do të thotë, imazhi që mund të ketë një individ nga një grup shoqëror. E dyta ishte të krahasonin shkallën e lumturisë personale ndaj statusit socio-ekonomik. Megjithatë, të pasurit një status të mirë sociometrik, të respektohesh nga miqtë e tu, nga kolegët apo fqinjët, të jep një ndjenjë të qëndrueshme të lumturisë dhe mirëqenies. Rezultati: njerëzit të cilët kishin rezultate më të larta në statusin sociometrik rezultonin të ishin më të lumtur se ata që kishin të ardhura të larta. Pra statusi socio-ekonomik i një personi nuk është një faktor që ndikon në kënaqësinë e jetës.
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

"Lumturi nuk mundesh ta blesh me para" por lumturin e dikujt qe esht i prir pas lumturis materiale kete do ja dhurosh per nje kohe te shkurter. Me para do realizosh shum deshira ne jet,.Jeta te behet me e leht,per çfar te shkojn mendja mund ta kesh e ta realizosh.Heret a von e kupton se diçka me shum te mungon.Paraj te ben te pamvarur nga shoqeria,nga realiteti,nga çdo gje. Me te lumtur jan ata qe kan pak e din ta shijojn.اelesi i lumturis ka qen esht e do te jet dashuria e cila te ben te lumtur nga brenda e jasht.
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

paraja blen cdo pasuri te luajtshme,mund te bleje ate cka riciklohet ,por jo boten.Ka gjera qe i blen dhe kamera e trurit mjaft te fotografosh nje pamje te dilatuar qe e kaloje ne fazen e fantazise ,dhe gradualisht ngjisje shkallet per ate panorame qe i mungonte qytetit tend city.jpg
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Kurre nuk mund te blehet lumturia me leke. Paraja eshte e vertet qe te jep shume gjera ne jete qe te gezojne, te plotesojne ato qe ke nevoje apo deshire, por jo se te bejne te lumtur. Fjala lumturi eshte vetem si fjale sepse njeriu asnjehere nuk eshte i lumtur plotesisht si me lek apo pa leke. Ka shume gjera qe leku nuk mund ti blej dot nene e baba moter e vella dashuri dhe shpirt, pasuri te cilat jane pjese e nje lumturie te madhe te jetes tone dhe qe paraja nuk na i jep dot.
 
Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Thote nje shpreje popullore apo shendet se paran se hane as qeni...! Shendeti miq te FV nuk eke po spate paraaaaaaaaaaaa si do mos ne SHQIPERI qe cdo gje eshte nje katrahure e vertete, si do te vi shendeti ne SHQIPERI me keto Spitale. Per mua paraja eshte pothuajse gjithcka sidomos ne shqiperi qe po spate para dhe po spate gje ne dore, sta var kush as njerzit, as Shteti. Paraja te ben te lumtur, Paraja te ben te qeshesh, Paraja te zgjat jeten, paraja te ben te duan te gjithe, po paraja te ben dhe te kesh ca dashnore lol lol lol lol lol
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Të them të drejtën të lumtur mua më bejnë buzqeshjet e njerëzëve të cilet i kam afer dhe për të cilet do të beja çdo gjë të i shihja të lumtur. E vertet, paraja të lehteson punen por asesi nuk të blen qetesinë e brendshme , ketë mund të "ua blesh" dhe ta shesin vetëm ata që të duan, jo me para por me dashuri ngrohtesi , dhe duke të qendruar çdo herë afer në momentet e mira dhe të keqija , në gezime dhe në hidherime që mund të keni. Andaj , njerezit, sidomos ata pozitiv në jetë , madje edhe me një buzqeshje të vogel të bejnë shumë të lumtur, psh unë kam disa persona në jetën time sa edhe me Trumpin nuk do i ndryshoja (A)
 
Pe: Paratë mund ta blejnë lumturinë

Sa lehtë filzofohet..., por çka është paraja? اka është lumturia?

Nëse paraja është mundësi, lumturia është plotësim i dëshirave!
E kur për diçka nuk kemi mundësi, mos pyet për neve!
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

se sa më i pasur të jesh, aq më i lumtur je
Sjam aspak dakord... njoh plot njerez te pasur qe ne vend te gezojne cfare kan, mendojne vetem te bejn sa me shume para duke lene me nje ane familjen ( fjala e pare, hapat e para, ditlindja e femijes, dita e pare e shkolles etj etj etj) dhe sjan kurre te lumtur!
Nervoz dhe isterik cdo sekond... gati nuk i kap infrakti kur duhet te pagujn taksat.
Njoh cuna plot e plot pasuri qe sdin ku ta cojne ashtu sic nuk din ku ti cojne femrat... por prap si prap te palumtur sepse ndihen te perdorur (sipas tyre jemi te gjitha materialiste)
 
Titulli: Paratë mund ta blejnë lumturinë

sa po shkojke kilogrami ! :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top