Parashute italiane per Sajmir Tahirin, Edi Ramen dhe pergjimin. Italianet kujtojne ..

Sot ka qenë ditë e mirë për qeverinë shqiptare. Sidomos për kufizat e inkriminuara mediatikisht të saj, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Lajmi i parë i mirë erdhi nga televizoni Top-Channel, i cili ishte shërbyer me një letër të drejtorit të Policisë italiane, për pajisjen përgjuese. Nëse një ditë më parë, analisti Andrea Stefani bënte pretencën apo avokatin në “Dita” kur pyeste pse nuk flet Interforza, Top-Channel jep verdikitin kur shkruan se “debati u mbyll”.

اfarë thotë letra e drejtorit të Policisë Italiane?

“Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, është firmosur në datën 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”, nis raportimin TCh. Një përpjekje për të shpëtuar ministrin që u mek në Komisionin e Sigurisë dhe i cili fare mirë, nëse kishte dijeni për këtë letër, nuk kishte pse të shqetësohej.

pjesë nga fjala e ministrit dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ku nuk duket fare kjo shpresë për mbylljen e debatit. Më tej në letrën që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm kryepolici italian sqaron se: “ثshtë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palët të bashkëpunojnë, mes të tjerash, në aktivitete të fokusuara në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj. Me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete ne për trajnimin e policisë lokale. Në këtë pikë, personeli italian merr me vete, për aktivitet stërvitore të cituara, një autoveturë me në ekuipazh një aparaturë të quajtur ‘IMSICATCHER’, modeli Vortex i prodhuar nga kompania Ercom, e instaluar në brendësi të makinës. Ky aset stërvitor rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafiku zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave”, raportoin televizioni në fjalë që referon se “pajisja është futur nga një port. Operatorët e forcave të policisë italiane, qe kanë sjellë me vete aparaturën me qëllimet e sipërpërmendura, janë pritur në portin e Durrësit nga zyrtarë të policisë shqiptare”. Aparatura trajnuese ka qënë gjithmonë në zotërim të operatorëve italianë dhe e ruajtur, kur kjo nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse italiane në Shqipëri, në brendësi të Ambasadës Italiane në Tiranë. Me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete të zhvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës, dhe se sipas tij, aktiviteti trajnues nuk do të mund të kishte mundësi të kryente shkelje të asnjë lloji, nga personeli i policisë italiane i punësuar”.

Deri këtu pala italiane ka marrë përsipër çdo gjë për të cilën është akuzuar ministri i Brendshëm, i cili nuk i pati për asnjë çast argumentet në fjaë. Arsyen e di mirë vetë ai. Në finale, letra jep edhe epilogun interesant: “Gjithsesi, në fund policia italiane i kujton Prokurorisë shqiptare se në zbatim të marrëveshjes, ajo gëzon, në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre(Letra per Llallen: Pergjime nuk pati, pajisja u perdor nga italianet - Lajme - Top Channel). Për të gjitha këto do të duhet të japë përgjigje Prokuroria e Përgjithshme e cila ka hapur hetimin penal. Dhe do të jetë përfundimi i këtij hetimi, vetëm ai, që do MBYLLث DEBATIN. I cili meqë ra fjalë është një mundësi e mirë për opozitën që të negociojë diçka, siç ndodh përherë.

Nisur nga raportimet e djeshme në Komisionin e Sigurisë, hetimi ka nisur nga informacionet e përcjella nga SHISH, që ka referuar siç tha Visho Ajazi, hyrjen e një pajisjeje të paregjistruar. Edhe sikur raportimi verbal i Ajazit të jetë i tillë vetëm për të provokuar këtë skandal, hapja e hetimeve nga Prokuroria, provon formalisht padijeninë për ekzistencën dhe operimin e kësaj pajisjeje. Për të cilën, siç kujton policia italiane, “në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre”. Deri atëherë do të duhet të pritet përfundimi i hetimeve nga organi i akuzës.

Resrepublica
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top