Paradoksi i Kodit Penal nuk u hoq dënimi me vdekje!

Love

βeℓℓe â๓e
TIRANE- Dënimi me vdekje është hequr në vend, 13 vite më parë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por në Kodin e Procedurës penale ka ende një nen të posacëm që parashikon nga Presidenti faljen e këtyre të dënuarve.

neni462.jpg

Bëhet fjalë pikërisht për nenin 462 të Kodit të Procedurës Penale i cili trajton “ Vendimet e Ekzekutueshme” ku në pikën 3 të këtij neni shkruhet e zezë mbi të bardhë se: “I dënuari me vdekje ka të drejtë t’i paraqesë kërkesë për falje Presidenti të Republikës.Paraqitja e kërkesës pezullon ekzekutimin. Cështja i referohet Presidentit të Republikës kryesisht kur gjykata ka marrë formë të prerë."
Ndonëse që prej vitit 1999 në Kodin e Procedurës Penale Kuvendi i Shqipërisë ka shtuar ose ndryshuar të paktën 9 herë këtë Kod, neni 462 ka mbetur i paprekur në vite.
Burimi: shqiptarja.com
 
Back
Top