Paracetamoli, zgjidhja për qetësinë e fëmijës?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Përdorimi i paracetamolit në vitin e parë të jetës mund të rrisë me 46% rrezikun e astmës duke nisur nga mosha 6-7 vjeç.

Fëmija qan dhe për ta pushuar përdoret paracetamoli. Në fakt deri më sot është cilësuar si aspak i dëmshëm, madje për të rriturit edhe një përdorim deri në gjashtë kokrra në ditë. E megjithatë studimet e fundit të vënë në dyshime.

Përdorimi i paracetamolit në vitin e parë të jetës mund të rrisë me 46% rrezikun e astmës duke nisur nga mosha 6-7 vjeç. Për ta mbështetur këtë një grup kërkuesish nga Zelanda e Re realizuan një studim mbi 200 mijë fëmijë, i cili u publikua në revistën shkencore “The Lancet”.

Përveç astmës, përdorimi i paracetamolit shton edhe rrezikun për krijimin e ekzemave, si dhe të qenët të ndjeshëm nga alergjitë e ndryshme. Për kërkuesit nuk janë ende të qarta mekanizmat që qëndrojnë në bazë të këtij fenomnei, por të dhënat epidemiologjike nxjerrin në pah një lidhje midis tyre dhe për më tepër tregojnë se sa më të larta dhe më të shpeshta të jenë dozat e ilaçeve, aq më i lartë është edhe rreziku, ndryshe nga vitet ’50, domethënë që atëherë kur përdorimi i mjekimeve tek fëmijëve është rritur, paralelisht janë rritur edhe sëmundjet alergjike.

Në pritje të studimeve të tjera që mund të realizojnë një kuptueshmëri më të lartë të lidhjes mes mjekimeve dhe astmës, kërkuesit u rekomandojnë përdorimin e paracetamolit vetëm në rastet kur fëmija e ka temperaturën 39 ose më tepër, ose në rastet kur vihen re çrregullime dhe dhimbje.

Arlinda Gjypi/Shekulli
 
Back
Top