Të gjithë fermerët që do i shesin frutat dhe perimet e tyre në pikat e licensuara të grumbullimit, përveç çmimit të shitjes do të përfitojnë edhe një shtesë prej 15 për qind të vlerës së produktit nga buxheti i shtetit.
“Top-Channel” ka siguruar një projektvendim të qeverisë, i cili ndryshon rrënjësisht skemën e subvencioneve në bujqësi duke e lidhur atë me produktin e gatshëm.
Drafti, i cili pritet të miratohet shumë shpejt në qeveri rrit mbështetjen me para në dorë për fermerët dhe në të njëtën kohë synon formalizimin e sektorit.
Sipas tij, për frutat subvencioni do të përfitohet nga fermerët që dorëzojnë në pikat e certfifikuara të grumbullimit nga 30 deri në 400 kuintal në vit, ndërsa për perimet fasha do të jetë nga 30 në 300 kuintalë në vit.
Sipas skemës, fermerët për çdo sasi produkti që do dorëzojnë në pikat e licensuara të grumbullimit dhe përpunimit, fermerët do të marrin faturën përkatëse, përmes të cilës bëhet e mundur llogaritja dhe më pas përfitimi i subvencionit prej 15 për qind.
Përveç kësaj, e njëta faturë bën të mundur që fermerët të përfitojnë edhe një shtesë tjetër prej 6 për qind si rimbursim i tatimit mbi vlerën e shtuar.
Procedurat e detajuara do të qartësohen pas miratimit të skemës dhe udhëzimeve përkatëse.
Kjo është hera e parë kur Shqipëria zbaton masivisht subvencionin e produkteve të gatshme bujqësore.
Deri tani, skemat e subvencionit në bujqësi kanë qenë të lidhura kryesisht me lendët e para, por edhe investimet fillestare.
Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë thonë se skema e re inkurajon formalizimin e sektorit, përmirëson cilësinë e produkteve dhe nxit eksportet bujqësore duke i bërë të mundur Shqipërisë të shesë edhe në tregjet e mëdha.
Bujqësia konsiderohet si sektori me potencialin më të lartë të rritjes ekonomike. Shifrat zyrtare tregojnë se vecanërisht dy vitet e fundit roli i saj ka qenë kritik në rritjen ekonomike, duke shmangur rënien e vendit në recesion.
Për këto arsye edhe Banka e Shqipërisë ka bërë në më shumë se një rast thirrje për mbështetje më të fortë të këtij sektori. /
T. Chanel