Paqeruajtësit francezë akuzohen për përdhunim të fëmijëve

Arfenilla

Themelues i Forumit


auto-11124170-10204517895612991-610444307-n1430335450.jpg

OKB-ja ka konfirmuar të mërkurën se në pranverën e vitit 2014 ka kryer një hetim rreth “akuzave të rënda për shfrytëzim seksual dhe abuzime të kryera nga ushtarakët francezë” në Republikën e Afrikës Qendrore, ku ishin dislokuar në kuadër të misionit paqeruajtës MINUSCA.

Sipas zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, një zyrtar i OKB-së është suspenduar me pagesë për shkak se në korrik 2014 ua kishte përcjellë rezultatet e këtij hetimi autoriteteve franceze, duke shkelur procedurat. Ai ka thënë se raporti që i është përcjell Parisit nga ky zyrtar, nuk ishte pastruar nga emrat e viktimave, dëshmitarët dhe hetuesit, gjë që mund t’i vinte para rrezikut këta të fundit.

Ndërsa, sipas gazetës angleze “The Guardian”, raporti konfidencial i OKB-së fliste për dhunën seksuale të kryer ndaj fëmijëve nën 10-vjeçarë nga ushtarakët francez në këtë vend afrikan, përcjell “Zëri” informacionin e publikuar në mediet ndërkombëtare. Fëmijë edhe 9-vjeçarë, disa prej të cilëve jetimë, kanë treguar se janë abuzuar seksualisht nga ushtarët në shkëmbim të ushqimit ose të parave.

Kurse, Ministria franceze e Drejtësisë ka konfirmuar të mërkurën se në korrik 2014 kishte nisur një hetim për shkak të mungesës së reagimit të OKB-së. Franca kishte dërguar një ekip xhandarmërie në Republikën e Afrikës Qendrore për të verifikuar këto akuza. Veprat thuhet të jenë kryer ndërmjet dhjetorit 2013 dhe qershorit 2014. Të mërkurën, Ministria franceze e Mbrojtjes ka premtuar se do të bëjë gjithçka për ta zbardhur të vërtetën rreth këtyre akuzave. /Zëri/
 
Titulli: Paqeruajtësit francezë akuzohen për përdhunim të fëmijëve

Ndërsa, sipas gazetës angleze “The Guardian”, raporti konfidencial i OKB-së fliste për dhunën seksuale të kryer ndaj fëmijëve nën 10-vjeçarë nga ushtarakët francez në këtë vend afrikan, përcjell “Zëri” informacionin e publikuar në mediet ndërkombëtare. Fëmijë edhe 9-vjeçarë, disa prej të cilëve jetimë, kanë treguar se janë abuzuar seksualisht nga ushtarët në shkëmbim të ushqimit ose të parave.
Kjo eshte krim qe duhet gjykuar rende ato bisha se bejn gjera tilla....ani edhe paqruajtes :teleskop:
 
Titulli: Paqeruajtësit francezë akuzohen për përdhunim të fëmijëve

Se mos eshte hera e pare qe keta "Paqeruajtes" kryejne nje gje te tille ? S'jane te paret as te fundit, ke edhe nga amerikanet madje.
 
Titulli: Paqeruajtësit francezë akuzohen për përdhunim të fëmijëve

Pedofilet duhen sterilizuar, pervec denimit me burg, sepse ska ndonje shpetim tjeter nga ky cregullim.

Eshte tragjedi per nje femije ti ndodhi nje katastrof e tille.
Per nje femer ne moshe te pjekur, e eshte veshtire te mbrohet e te kalloj momentin (po e kaloj)... por per nje femije eshte e me veshtire sepse akoma ska krijuar bazen dhe normat e jetes. Humb ekuilibrin e sigurine, fiton friken dhe ndrojtjen.
 
Titulli: Paqeruajtësit francezë akuzohen për përdhunim të fëmijëve

Iron Man e rregullon ket pun !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top