Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Papunësia tek të rinjtë u tkurr artificialisht, popullsia në këtë grupmoshë ka rënë

Papunësia tek të rinjtë u tkurr artificialisht, popullsia në këtë grupmoshë ka rënë me 4.3 pikë % më 2016
Shiko fotografinë 1791356

Gjatë vitit 2016, popullsia e grup-moshës 15-29 vjeç u ul me 4,3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë raportoi INSTAT në publikimin e fundit “Shqipëria në shifra 2016”.

Ulja e forcës së punës korrespondon në të njëjtën përqindje sa edhe ulja e papunësisë në këtë grup moshë.

Shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë në vitin 2016 arriti në 28,9 % (29,7 % për meshkujt dhe 27,8 % për femrat) nga 33,2 % (32,3 % për meshkujt dhe 34,7 % për femrat) që ishte një vit më parë.

Të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë as në punësim e as duke vazhduar shkollën apo ndonjë trajnim përbëjnë 30,0 % të të rinjve gjithsej të papunë për vitin 2016. Shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rënie prej 4,3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT.

Tregu shqiptar i punës gjatë vitit 2016 u karakterizua nga një rënie e shkallës së papunësisë krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë në 2016 për popullsinë e grup-moshës 15 vjeç e lart arriti në 15,2 % duke shënuar një ulje me 1,9 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9 %. Në nivel vendi, sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej.

Shkalla e punësimit rezulton më e lartë tek meshkujt se sa te femrat. Hendeku gjinor në punësim për grup-moshën 15-64 vjeç në vitin 2016 është 12,2 pikë përqindje (61,9 % për meshkujt përkundrejt 49,7% për femrat).

Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune punojnë si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes kryesisht në fermat bujqësore.

Femrat kanë 1,7 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes (31,2 % e femrave të punësuara dhe 18,2 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes në vitin 2016).

Në vitin 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9 %. Në nivel vendi, sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej.

Shkalla e punësimit rezulton më e lartë tek meshkujt se sa te femrat. Hendeku gjinor në punësim për grup-moshën 15-64 vjeç në vitin 2016 është 12,2 pikë përqindje (61,9 % për meshkujt përkundrejt 49,7% për femrat).

Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune punojnë si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes kryesisht në fermat bujqësore. Femrat kanë 1,7 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes (31,2 % e femrave të punësuara dhe 18,2 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes në vitin 2016)./monitor.al/
 
Qe kur mosha 15 quhet legjitime per tu punesuar?
 
S'kam nerva ta lexoj por e ka pas thene mire edi. Pune ka po ska profesioniste :P Ja une brenda 2 javshit gjeta pune "pershemull" :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back