Papunësia në Ballkan drejt shifrave epidemike

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Papunesia-300x199.jpg

UPDATE- Një analizë e agjencisë së lajmeve SETimes tregon se papunësia e rinisë në Ballkan është pothuajse katër herë sa mesatarja e BE-së, duke i konsideruar këto si shifra si epidemike.
SETimes thotë se në shumicën e vendeve të Ballkanit, sistemi arsimor dhe mungesa e programeve të punës janë gjykuar si fajtorët kryesorë të papunësisë së madhe.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë për shembull, Zyra Kombëtare Statistikore thotë se më 2011, plot 55 % e njerëzve nga 15 deri në 30 vjeç ishin të papunë.
Në Maqedoni, Zyra Shtetërore e Statistikave thotë se 52.5 % e atyre midis 15 e 24 vjeç ishin të papunë.
Më shumë se kaq është gjetur në Greqi, ku niveli i papunësisë për ata nën 25 vjeç është 51.5%. Në Serbi ajo është afërsisht 50%.
Atje, Shërbimi Kombëtar i Papunësisë po punon që të vendosë njerëzit në punë duke ofruar subvencione për ata që dëshirojnë të fillojnë bizneset e tyre.
Në Bullgari, Instituti i Statistikave vlerësoi se kishte 28.9 % e të rinjve nën 24 vjeç që ishin të papunë në fund të 2011-tës.
Në Malin e Zi gjithashtu, papunësia e rinisë shihet si një nga problemet më të rëndësishme shoqërore, ndonëse niveli i papunësisë mes të rinjve është relativisht i ulët, në 11%.
Sa i përket Shqipërisë, INSTAT në të dhënat e fundit ka raportuar se “sektorët që vitet e fundit janë cilësuar si motorët e zhvillimit ekonomik apo si potencialë për ta mbështetur atë, në shifra rezultojnë të jenë në krizë. Këtë e tregon tkurrja e aktivitetit të tyre duke ulur në disa raste numrin e punonjësve në disa raste pagat, por shumica i kanë aplikuar të dyja masat.” Ndërkohë, opozita në Shqipëri ka kohë që artikulon shifrën e 1 milionë të papunëve në vend.
Në Kosovë, më shumë se gjysma e të rinjve dëshirojnë të emigrojnë, sipas UNDP-së.
Ndërkaq, edhe eurozona po përballet me shifra të larta të papunësisë. Një raport i ri i Eurostat mbi punësimin në BE dhe eurozonë, i bërë publik pak kohë më parë, theksonte se, papunësia në eurozonë ka shënuar një rekord të ri, prej 10.8 për qind. Ky është niveli më i lartë i papunësisë që nga krijimi i monedhës së përbashkët, në vitin 1999.

PanoramA
 
Re: Papunësia në Ballkan drejt shifrave epidemike

Kur te gjithe vendet e botes fillojne te marin veten, Shqiperise i ulet ekonomia. Si shpjegohet ? :(
 
Titulli: Papunësia në Ballkan drejt shifrave epidemike

Vertet shifra katastrofike fare . Krize e vertet .
 
Back
Top