Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Papua Guineja njohu pavarësinë e Kosovës

thumbnail.php


Papua Guineja është shteti i 65-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, njoftuan mediat në Prishtinë, duke iu referuar deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Papuas, Samul Abal. Para pesë ditëve, pavarësinë e Kosovës e njohu edhe shteti afrikan, Malavi. Ndërkohë, Mbretëria e Arabisë Saudite premton lobim për Kosovën në shtetet ku mund ta paraqesë ndikimin e vet. Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, i cili do të kryejë të njëjtën punë edhe për Prishtinën, i ka dorëzuar letrat kredenciale, Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu duke i premtuar mbështetje të mëtejme politike dhe ekonomike.
“Kam nderin të jem Ambasadori i parë i Arabisë Saudite në Prishtinë dhe është kënaqësi e veçantë që ndodhem sot këtu. Uroj që të kemi njohje të tjera të pavarësisë së Kosovës nga vendet arabe. Ne do të angazhohemi që të ushtrojmë ndikimin tonë në shtete arabe apo më gjerë në shtetet islamike”, deklaroi Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, Ambasador i Arabisë Saudite në Kosovë.
Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës falënderuan Arabinë Saudite për njohjen e shtetit të Kosovës dhe për mbështetjen e vazhdueshme.
“ثshtë e njohur dhe mjaft falënderuese nga ana jonë mbështetja e fuqishme në periudhën e luftës nga Arabia Saudite për refugjatët dhe çështjet humanitare, pastaj në gjithë procesin e tranzicionit demokratik dhe tash me njohjen e Kosovës si shtet nga Arabia Saudite është bërë një avancim tjetër i raporteve bilaterale. Tani jemi në kapitullin tjetër, atë të avancimit të këtyre raporteve”, theksoi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
“Njohja e Republikës së Kosovës nga Arabia Saudite vinte në një moment shumë të rëndësishëm dhe po aq e rëndësishme ishte dëshmia gojore që Mbretëria e Arabisë Saudite paraqiti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës”, u shpreh Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Jashtme.
Kosova nga ana e Mbretërisë së Arabisë Saudite është njohur në prill të këtij viti. Në mesin e shteteve që kanë njohur Kosovën janë SHBA-të dhe pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Evropian. Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton pavarësisë së Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit të kaluar.
 
Titulli: Papua Guineja njohu pavarësinë e Kosovës

Ende lajmi nuk ka aritur në Ministrinë e Jashtme të Kosoves, ta quaj tragjedi apo komedi?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back