Panik te "Don Bosko", zbulohen 6 granata tek kazani në rrugë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Tirane - Efektivat e Komisariatit Nr.3 të Tiranës, zbuluan 6 granata, bashkë me siguresat e tyre në një kazan plehrash në lagjen "Don Bosko" në kryeqytet. Ngjarja është denoncuar mbrëmjen e djeshme në komisariat nga një banor i lagjes, i cili ka parë municionin rastësisht, teksa ka qenë duke hedhur plehrat në kazanin e mbeturinave. Menjëherë ai i është drejtuar policisë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Pasi janë konstatuar gjashtë granatat e hedhura aty, policia ka njoftuar specialistët e Xhenios, në mënyrë që të mos kryente ndërhyrje të rrezikshme dhe për të shmangur ndonjë plasje të mundshme. Fillimisht është rrethuar vendi i ngjarjes dhe më pas specialistët e Xhenios kanë kontrolluar një nga një granatat e hedhura në kazanin e plehrave. Vetëm kur është parë që ato nuk përbënin rrezik për të plasur, janë hequr dhe janë transportuar në Komisariatin Nr.3, ku janë dokumentuar si provë materiale për të zbardhur ngjarjen. Menjëherë sapo është sinjalizuar nga një qytetar se në një kazan plehrash kishte parë 6 granata, policia e Komisariatit Nr.3 është nisur drejt vendit të ngjarjes, në lagjen "Don Bosko". Hetimi për hedhjen e municionit në një vend të tillë, fillimisht është përqendruar në një konflikt mes të disa të rinjve, që kishte ndodhur disa orë më parë, në afërsi të asaj zone. Por brenda pak orësh është sqaruar se granatat e hedhura në kazanin e mbeturinave nuk kishin lidhje me konfliktin banal mes të rinjve, që ishte zgjidhur pa përdorur forcë apo armë mes njëri-tjetrit. Granatat janë sekuestruar nga ekspertët e Xhenios, të cilët i kanë nxjerrë nga vendi ku ishin hedhur, vetëm pasi janë siguruar se nuk kishin rrezik për të plasur. Sipas burimeve nga policia mësohet se armët mund të jenë hedhur nga ndonjë banor i zonës, që mund t'i ketë mbajtur që prej vitit 1997. Ende nuk është identifikuar personi që mund t'i ketë hedhur në kazan, por policia po heton rrethanat se përse mund të jenë hedhur në atë vend. Përfundimisht policia ka hedhur poshtë faktin se granatat mund të jenë hedhur pas konfliktit, që rastësisht ka ndodhur në vendin ku u gjet municioni.
*panorama*
 
sa arme ka rrugeve ne shqiperi qenkeni alarmuar per 6 granata
 
nuk esht hera pare,para ca kohesh diku afer zogut te zi..se maj mend ca lagje,i ka plas ne dore njerit prej punetoreve qe mbledhin plehra..sa gjynaf
 
Back
Top