Panik ne avionin e linjes Rinas-Bergamo,i moshuari tenton te hape..

Screenshot_2016-03-29-12-56-25-1.jpg
Leva –*I moshuari që e kishte për herë të parë fluturimin në avion, u kap nga paniku në çastet e para dhe tërhoqi levën e sigurisë, siç ia kishte shpjeguar stjuardesa

Alarmi –*Disa nga pasagjerët kujtuan se bëhej fjalë për një terrorist që shfaqte kërcënim dhe të tjerët menduan se 75-vjeçari po falej sipas riteve myslimane

Qetësimi –*Stafi i sigurisë së kompanisë së fluturimit lajmëroi autoritetet e aeroportit dhe në bashkëpunim u konsultua ky rast dhe u verifikua që اena nuk paraqiste rrezik

Mariglen Mullai

Një 75-vjeçar që po udhëtonte me avion nga Rinasi drejt Bergamos, alarmoi për disa minuta pasagjerët, kur tërhoqi levën e sigurisë, thjesht për faktin se ky ishte fluturimi i parë i tij. Muharrem اena, rreth 75 vjeç, shtetas shqiptar, kishte prerë biletën e linjës Rinas-Bergamo dhe sapo avioni ishte duke u ngritur në ajër, ai u çorientua nga fjalët e stjuardesës, e cila po i shpjegonte masat e sigurisë dhe për pasojë bëri një veprim që alarmoi pasagjerët. Në fakt, ai tërhoqi levën e sigurisë, çka shkaktoi panik te personat e tjerë që në këtë atmosferë kërcënimesh nga terrorizmi e kishin marrë për ekstremist. Por gjithçka është zgjidhur brenda rregullave të përcaktuara me ligj, ku stafi i kompanisë së fluturimit e qetësoi pasagjerin në fjalë dhe pasi administratorët u siguruan që 75-vjeçari nuk paraqiste ndonjë rrezik, u vendos që ai të vijonte udhëtimin drejt të afërmve të tij që e prisnin në Bergamo. Në Itali ai u është dorëzuar fillimisht autoriteteve të aeroportit, të cilët më pas u konsultuan me familjarët që e prisnin dhe e lanë të lirë, pasi edhe policitë e të dyja shteteve konfirmuan se اena është person pa precedentë penalë dhe gjithçka ishte aksidentale.

Paniku për levën

Muharrem اena nuk e kishte menduar që do të shkaktonte panik të panevojshëm te pasagjerët dhe te stafi i kompanisë së fluturimeve. Ditën e djeshme, 75-vjeçari po udhëtonte nga Rinasi drejt Bergamos me linjën “Blu Panorama” dhe siç pohuan burimet e policisë për gazetën “Shqip”, situata e pakëndshme u regjistrua në momentin kur avioni ende nuk ishte ngritur në fluturim. Stjuardesa ishte duke i shpjeguar procedurat rutinë për sigurinë, maskat e oksigjenit, levën e sigurisë, etj. Por me sa duket, i moshuari që e kishte për herë të parë fluturimin në avion, u kap nga paniku në çastet e para të lëvizjes së mjetit fluturues. Menjëherë ai tërhoqi levën e sigurisë, siç ia kishte shpjeguar stjuardesa dhe nisi të shfaqte frikën, por duke thënë fjalë nxitimthi, duke i ngatërruar ato. Disa nga pasagjerët kujtuan se bëhej fjalë për një terrorist që shfaqte kërcënim dhe të tjerët menduan se 75-vjeçari po falej sipas riteve myslimane, çka e shtoi më tepër panikun. Stafi i sigurisë së kompanisë së fluturimit lajmëroi autoritetet e aeroportit dhe në bashkëpunim u konsultua ky rast. Pasi u verifikua që Muharrem اena nuk paraqiste asnjë rrezik, u desh vetëm qetësimi i tij, që fluturimi të vijonte si normalisht. Burimet policore shtuan se me mbërritjen në Bergamo, ai u është dorëzuar familjarëve të tij.

Siguria në avion

Referuar udhëzimit për masat e sigurisë në avion shpjegohet se “Pasagjerët e padisiplinuar janë personat që kryejnë në bordin e një avioni civil, nga momenti kur dera e avionit është e mbyllur para ngritjes deri në momentin kur rihapet pas uljes, një nga aktet e*mëposhtme: — sulm, kërcënim, veprime të paramenduara që rrezikojnë rregullin, sigurinë ose pronën e personave; — frikësim, kërcënim ose ndërhyrje ndërkohë që anëtarët e ekuipazhit kryejnë detyrën*ose kufizim i aftësive të tyre për të kryer detyrën”, etj. Pra edhe 75-vjeçari اena, përfshihet në rastet e veprimeve që rrezikojnë sigurinë. Ndërkaq, këto ditë në Rinas janë shtuar së tepërmi masat e sigurisë dhe kontrollet, duke u përdorur edhe qentë që nuhasin lëndët plasëse. Nga këto kontrolle nuk është vërejtur asnjë rast alarmant dhe pasagjerët kanë respektuar rregullat në fuqi, duke iu nënshtruar kontrolleve. Këto masa të shtuara vijnë pas alarmeve të fundit për akte terroriste në Europë.

Gazeta shqip.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top