اmenduria e pilotit ka ngjallur panik në një nga fluturimet e kompanisë JetBlue, nisur nga Nju Jorku e me destinacion Las Vegasin.
Kur ndodhej në një lartësi prej mijëra metrash, piloti kryesor i avionit “lajthit” duke nisur të ulërasë e të shtypë komanda të ndryshme në kabinë. Ai nisi të kryejë manovra të panevojshme që mund të rrezikonin seriozisht jetën e pasagjerëve në bord.
Në këtë situatë është për t’u përgëzuar gjakftohtësia e pilotit ndihmës që bindi pilotin kryesor të linte kabinën e drejtimit të avionit, mbylli derën e ndryshoi kodin e sigurisë së saj.
Por “çmenduria” e pilotit, në pamundësi të vazhdonte në kabinën e avionit, u zhvendos mbi pasagjerët. Piloti, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, iu vërshua pasagjerëve duke u deklaruar se në avion gjendej një bombë.
Pasagjerët arritën ta neutralizojnë atë, ndërsa avioni kreu një ulje emergjence në Amarilo në Teksas dhe gjatë këtij incidenti, fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, ndërkohë që piloti i çmendur iu dorëzua autoriteteve për hetime të mëtejshme.
B;topchanel